Studimet Universitare në Kosovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Studimet universitare fillojnë pas kryerjes së shkollës së mesme. Ato bëhen për të arritur nivele më të larta të dijes. Nxënësat që e kanë kryer shkollën e mesme, duhet t’i nënshtrohen testit të maturës. Në këtë test duhet të arrihet rezultati prej së paku 50% të pyetjeve, që nxënësi të mund të aplikojë për studimet universitare.

Pas daljes së Konkursit për aplikim për studime, nxënësi aplikon në fakultetin që dëshiron dhe i nënshtrohet provimit pranues.

Mënyra e përzgjedhjes së nxënësve për pranim në fakultet bëhet përmes tre kritereve: provimit pranues, testit të maturës dhe shumës së mesatares së notave në shkollën e mesme.

Universitetet[redakto | redakto tekstin burimor]

Në Kosovë i jepet rëndësi të veçantë studimeve universitare. Si rezultat i kësaj është hapja e shumë universiteteve private krahas atyre publike.

Universitetet Publike[redakto | redakto tekstin burimor]

Universitetet publike jane: Universiteti i Prishtinës (UP) dhe Universiteti Publik i Prizrenit (UPPZ)

Universiteti i Prishtinës[redakto | redakto tekstin burimor]

Universiteti i Prishtinës është institucioni më i rëndësishëm arsimor, shkencor dhe kulturor në Kosovë. Më shumë se tridhjetë vjet ishte bartësi i vetëm i arsimit të lartë. Universiteti i Prishtinës është relativisht i ri – tridhjetepesëvjeçar, por rruga e zhvillimit të tij ishte dinamike, ndërsa veprimtaria arsimore, shkencore dhe artistike e tij ishte e pasur me rezultate të mëdha, të pamohueshme dhe me peshë historike. Fillimisht Universiteti kishte katër fakultete, ndërsa aktualisht ngërthen 14 fakultete dhe tri shkolla të larta, që janë:

  • Fakulteti Filozofik,
  • Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore,
  • Fakulteti i Filologjisë,
  • Fakulteti Juridik,
  • Fakulteti Ekonomik,
  • Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe i Arkitekturës,
  • Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike,
  • Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike,
  • Fakulteti i Mjekësisë,
  • Fakulteti i Arteve,
  • Fakulteti i Bujqësisë,
  • Fakulteti i Xehetarisë dhe i Metalurgjisë,
  • Fakulteti i Kulturës Fizike dhe i Sportit,
  • Fakulteti i Edukimit,
  • Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë,
  • Fakulteti i Shkencave të Aplikuara Teknike në Mitrovicë, dhe
  • Fakulteti i Shkencave Teknike të Aplikuara në Ferizaj.1. Fakulteti Filozofik,

Universitetin e Prishtinës e themeloi Kuvendi i KSA të Kosovës, i cili, më 18 nëntor 1969, nxori Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës. [1]

Universiteti tjetër publik i Kosovës është Universiteti Publik i Prizrenit (UPPZ). Ky Universitet i bëri të gjitha përgatitjet e nevojshme që të rregjistrojë studentët e parë në vitin akademik 2010/2011. [2]

Universiteti Publik i Prizrenit[redakto | redakto tekstin burimor]

Drejtimet që ofron UPPZ-ja janë:

  • Software Design
  • Teknologji te Informacionit dhe Telekomunikimit
  • Administrim Biznesi
  • Menaxhment Ndërkombëtarë
  • Juridik
  • Gjuhe Gjermane [3]

Universitetet Private[redakto | redakto tekstin burimor]

Universitetet private në Kosovë janë të shumtë, por ndër më të njohurat janë:

  • Universiteti Amerikan në Kosovë
  • Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë
  • Universiteti Dardania
  • Universiteti Universum
  • Universiteti Shkencave Mjekësore REZONANCA
  • Universiteti Fama
  • Universiteti Iliria
  • Universiteti VICTORY
  • Universiteti AAB-Riinvest

Drejtimet Kryesore[redakto | redakto tekstin burimor]

Disa nga drejtimet më të kërkuara nga nxënësit e shkollave të mesme janë këto:

  • Telekomunikacioni dhe Kompjuterika në FIEK.
  • Banka, Financa dhe Kontabilitet dhe Menaxhment dhe Informatikë në Fakultetin Ekonomik, dhe në AAB-Riinvest.
  • Juridik, në Fakultetin Juridik, AAB-Riinvest, Iliria.
  • Mjekësia e përgjithshmë dhe Stomatologjia në Fakultetin e mjekësisë.
  • Arkitektura dhe Ndërtimtaria Konstruktive në FNA.
  • Matematikë-informatikë dhe mësim klasor në Fakultetet e Edukimit.
  • Bujqësi dhe Veterinari, në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë.
  • Shkenca Kompjuterike në FSHMN, UBT, AAB-Riinvest, etj.

Numri i studentëve[redakto | redakto tekstin burimor]

Numri i studenteve në Universitetin e Prishtinës nga viti akademik 2002/2003 gjeri në vitin 2004/2005 ka pasur një rritje të vazhdueshme ndërsa nga viti akademik 2004/2005 kemi ramje të numrit të studenteve në Universitetin e Prishtinës, kjo ramje e numrit të studenteve është edhe si rezultat i hapjes së fakulteteve private. [4]

Sot mendohet se në Kosovë janë mbi 35 mijë studentë.



Sistemi i Bolonjës[redakto | redakto tekstin burimor]

Qëllimi i procesit të Bolonjës është formimi i një zone të lartë të edukimit Evropian, duke i bërë standardet e titujve akademikë të krahasueshme dhe të përshtatshëm kudo në Evropë.

Studimet sipas sistemit të Bolonjës ndahen në tri cikle:

  • Cikli i parë: Zakonisht 180-240 kredi (ECTS), e fiton titullin Bachelor
  • Cikli i dytë: Zakonisht 60-120 kredi (ECTS), e fiton titullin Master
  • Cikli i trete: Doktoratura.

Në shumicën e rasteve kohëzgjatja e cikleve është 3, 2 dhe 3 vite për ciklet përkatëse. [5]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

References[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Monografia e Universitetit (PDF). Vizituar në 30 Maj 2011.
  2. ^ Vendimi për themelimin e Universitetit (PDF). Vizituar në 30 Maj 2011.
  3. ^ Universiteti Publik i Prizrenit (PDF). Vizituar në 30 Maj 2011.
  4. ^ Enti i Statistikës së Kosovës (PDF). Vizituar në 30 Maj 2011.
  5. ^ Procesi i Bolonjës (PDF). Vizituar në 30 Maj 2011.