Jump to content

Sulejman Pitarka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sulejman Pitarka
Lindi
Sulejman Pitarka

2 Shkurt, 1924
Vdiq24 mars 2007[1]

Sulejman Pitarka (Dibër, 2 shkurt 1924 - Tiranë, 24 mars 2007) ka qenë shkrimtar, autor pjesësh teatrale dhe aktor shqiptar.[2]

Sulejman Pitarka lindi në Dibër më 2 shkurt 1924, por në vogëli familja e tij u detyrua të shpërngulej drejt shtetit shqiptar ku u vendosën në Durrës.

Sulejmani ka luajtur me sukses role në Teatrin Kombëtar të Tiranës dhe 20 të tjerë në kinematografi. Ka hyrë në historinë e dramës shqipe si autor i dramës “Familja e peshkatarit”. Më 1927, kur ishte në moshën trevjeçare, familja e tij u vendos në Durrës. Këtu kaloi fëmijërinë. Pas mbarimit të shkollës së mesme, filloi punë në bankë. Libri i tij Trimi i mirë me shokë shumë është një dramë për fëmijë ku flitet për Skënderbeun (Gjergj Kastriotin). Një nga aktorët më të spikatur shqiptarë, i cili mban edhe titullin «Artist i Popullit».

Disa përvoja skenike, pothuaj rastësore, gjatë shërbimit ushtarak (1945 – 1947) e shtynë të interesohej më shumë për teatrin dhe të përfshihej në lëvizjen amatore të Durrësit.

Më 1951, u përzgjodh për t’iu bashkëngjitur trupës, ende në formim, të Teatrit Popullor (sot Kombëtar) në Tiranë, ku u bë menjëherë margaritari i kurorës. Luajti rreth 50 role, duke shkëlqyer njësoj, si në dramë, ashtu edhe në komedi.Ai vdiq me 24 mars 2007.

  1. ^ http://www.albasoul.com/modules.php?op=modload&name=News&file=article&sid=2029
  2. ^ "Sulejman Pitarka (1924-2007), kolosi i aktrimit shqiptar". kinematografia-shqiptare-sporti.com. 2 shkurt 2021. Arkivuar nga origjinali më 25 shtator 2022. Marrë më 25 shtator 2022.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sulejman Pitarka tek IMDb

Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.