Sulejman Pitarka
| Sulejman Pitarka | |
| Ditëlindja: | 2 Shkurt, 1924 |
|---|---|
| Vendlindja: | Dibër |
| Ditëvdekja: | 24 mars 2007 |
| Vendvdekja: | Tirane |
Sulejman Pitarka, lindi më 2 shkurt të vitit 1924 në Dibër dhe vdiq në Tiranë më 24 mars të vitit 2007, ishte nje aktor shqiptar i gjysmës së dytë të shekullit XX, i nderuar me titullin Artist i popullit.
Sulejman Pitarka ka luajtur me sukses rreth 50 role në Teatrin Kombëtar të Tiranës dhe 20 të tjerë në kinema. Ka hyrë në historinë e dramës shqipe si autor i dramës “Familja e peshkatarit”. Më 1927, kur ai ishte në moshën tre vjeçare familja e tij u vendos në Durrës. Këtu kaloi fëmijërinë. Pas mbarimit të shkollës së mesme, filloi punë në bankë.
Disa përvoja skenike, pothuaj rastësore, gjatë shërbimit ushtarak (1945 – ’47) e shtynë të interesohej më shumë për teatrin dhe të përfshihej në lëvizjen amatore të Durrësit.
Më 1951, u përzgjodh për t’iu bashkangjitur trupës, ende në formim, të Teatrit Popullor (sot Kombëtar) në Tiranë, ku u bë menjëherë margaritari i kurorës. Luajti rreth 50 role, duke shkëlqyer njësoj, si në dramë, ashtu edhe në komedi.
Filmografia[redakto]
- Loin des barbares - (1994)
- Vdekja e burrit - (1991) ...Diplomati
- Historiani dhe kameleonët - (1989)...Zenel Beu
- Rrethimi i vogël - (1986) ...........Llambi Guri
- Nata e parë e lirisë - (1984)
- Nxënësit e klasës sime - (1984)......Çelo Kasapi
- Në prag të lirisë - (1981)
- Shtëpia jonë e përbashkët - (1981)
- Agimet e stinës së madhe - (1981).....Ali Beu
- Goditja (1980)
- Ballë për ballë - (1979).......Zheleznovi, Komandanti Rus i Bazes
- Gjeneral gramafoni - (1978)...Xha Avdiu
- Pas gjurmëve - (1978)...Xha Lipja
- Gunat mbi tela - (1977)...Gjenerali
- Tinguj lufte - (1976)...Galip Shkëmbi
- Horizonte të hapura - (1968)...Sokrati
- Debatik - (1961)...Mësuesi
Teatër[redakto]
- Familja e peshkatarit
- Shtatë shaljanët
- Vajza nga fshati
- Trimi i mirë me shokë shumë
- Doktor Aleksi
- Besa e madhe
- Epoka para gjyqit
- Prefekti
- Toka jonë (teatër)
- Televizori
- Otello
- Gratë gazmore të Uinsdorit
- Valon Drogirashi
- Borgjezit fisnik
- Arturo Uji
- Pjata e drurit
- Gratë para drurit
disa nga teatrat qe ka luajtur artisti i njohur shqipetar !!!
shkrimtar i njohur shqipetar