Supë me lulelakër

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
  • Të bardhat e preshve priten në copa me gjatësi 2–3 cm dhe kaurdisen pak. Në lëng mishi ose ujë të vluar hidhen preshtë e kaurdisur, lulelakra e copëtuar në lule të veçanta, patatet e prera në kubikë dhe zihen 10-15 minuta. Në fund të zierjes shtohet kripë, piper, bizele të njoma të ziera veçan dhe rregullohen me mejdanoz të grirë imët. Kjo supë, sipas dëshirës mund të pritet me vezë e limon.
Për 4-5 persona duhen:
lëng mishi ose ujë 1.5 litra, lulelakër 300 g, presh 2-3 copë mesatare, patate 2-3 kokrra, bizele të ziera 1/2 gotë, gjalpë ose vaj 1 filxhan kafeje, kripë, piper, majdanoz.