Syri i Kaltër

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Gjendeni te artikulli Syri i Kaltër. Për shprehjet e ngjashme në shkrim, kuptim apo tingëllim, shikoni këtu.
Syri i Kaltër

Syri i Kaltër është një vënd turistik shumë i bukur që ndodhet pranë rrugës midis Sarandës dhe Gjirokastrës. Është një pikë shumë piktoreske ku nga një burim i kaltër me origjinë karstike nga Mali i Gjerë del një ujë i kristaltë. Nga thellesia e burimit uji merr ngjyrën e kaltër nën rrezet e djellit. Eshtė burimi mė i madh dhe mė interesant ndėr 18 burimet qė shpėrthejnė rrėzė malit tė gjerė. Eshtė shpallur monument natyre. Forma e tij ėshtė ovale e ngjashme me formėn e njė syri, shpėrthen nga toka i errėt nė mes dhe i kaltėr anash. Thellėsia e tij ėshtė tepėr e madhe arrin drei nė 45 m thellėsi. Ndodhet pėrballė fshatit Krongj, 45 m nėn nivelin e luginės sė Drinos dhe ėshtė shkarkim kryesor i malit tė gjerė. Eshtė burim me ujėra tė freskėta dhe tė ėmbla i rrethuar me bimėsi tė dendur dhe me gjelbėrim tė pėrhershėm.

Burimi i lumit të Bistricës, që përshkon një pjesë të jugut të Shqipërisë, i shëmbëllen vërtet një syri të madh rrumbullak me diametër afro dhjetë metra. Bebja e syrit, një gropë e thellë pus, nga ku uji ngjitet lart si në një kazan që sapo ka filluar të vlojë ka një ngjyrë blu në të zezë. Ajo vjen e rrethohet pastaj nga pjesa e kaltërt e syrit që bëhet e tillë ngaqë thellësia e burimit aty është më e pakët.

Sipas legjendës në ato zona sundonte një dragua që rrëmbente vajzat, ndalte ujin dhe ua kishte bërë tejet të vështirë jetën banorëve. Derisa më në fund e vranë dhe, kur e vranë, nga syri i dragoit buroi ky ujë i kulluar që vazhdon të rrjedhë teposhtë në formën e lumit të Bistricës duke ushqyer atypari një bimësi të rrallë për nga dendësia e forca dhe duke dhënë më tej dritën që ndriçon qytetet dhe fshatrat e Jugut.

Legjenda e Syrit të Kaltër

Një dragua që ndal ujin dhe rrëmben vajzat është i urryer, kurse fakti që syri i këtij dragoi të vrarë shndërrohet në burim jete sikur të çorienton emocionalisht duke shkrirë në një të vetme të mirën dhe të keqen. Megjithatë, kuptimi i kësaj legjende, si i shumë të tjerave të ngjashme me dragua, është i qartë. Ajo simbolizon përpjekjen e njeriut për të mposhtur të keqen, apo forcat e verbëra të natyrës dhe për t’i hapur rrugën jetës; por edhe varësinë e tij prej natyrës. Ne nisi parendo vincitor (nuk mund ta nënshtrosh veçse duke iu nënshtruar) thotë Bekoni për natyrën.

Syri i Kaltërt me gjithcka përreth tij është tamam një tempull natyror që i kushtohet misterit të jetës, luftës së njeriut për të mposhtur natyrën dhe njëherësh pandashmërinë e tij prej saj. Një tempull ku në vend të kolonave prej guri, rreth altarit (syrit), ngrihen rrepët e lartë qindravjeçare që e marrin fuqinë nga uji. Gjithcka aty përreth të imponohet me forcën e asaj që shpesh e quajmë “e shenjta” e cila herë shfaqet me magjinë e saj, herë me misterin dhe frikën që të ngjall, herë me respektin dhe madhështinë, por gjithmonë me forcën për të të përbashkuar me të tjerët.