Taylor Swift

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Taylor Swift
Taylor_Swift_at_the_2023_MTV_Video_Music_Awards_(1)
Background information
Emri i lindjesTaylor Alison Swift
Lindi (1989-12-13) 13 dhjetor 1989 (34 vjeç) Wyomissing, Pensilvania, SHBA
OrigjinaPensilvani
ZhanretCountry, Pop, Alternative
Kengetare, Kompozitore, kitariste, aktore
Instrument(et)vokaliste, gitar, piano,[1] ukulele,[2] Gitarë me 12 tela.
LabeliUniversal Music Group (që prej 2018)
Websitewww.taylorswift.com

Taylor Alison Swift, lindur më 13 dhjetor 1989 në Pensilvani, SHBA është një këngëtare dhe kantautore amerikane. Një nga artistet femra më të famshme bashkëkohore, ajo është e njohur për shkrimin e këngëve duke u bazuar nga jeta e saj personale për të cilën ka marrë shumë vëmendje nga media.

Lindur dhe rritur në Pensilvani, Swift u zhvendos në Nashville, Tenesi në moshën 14 vjeçare për të ndjekur një karrierë në muzikën country. Firmosi një kontratë me kompaninë diskografike Big Machine Records dhe ishte artistja më e re në moshë të ketë një kontratë nga Sony/ATV Music Publishing. Albumi i saj debutues "Taylor Swift" u publikua më 24 tetor 2006 dhe arriti pozicionin e 5-të në listën Billboard 200 dhe qëndroi në chart për shumë javë në vitet 2000. Single i tretë nga albumi e bëri atë personin më të ri që ka shkruar dhe performuar e vetme një këngë numër 1 në chartin e Hot Country Songs. Albumi i dytë i Swift "Fearless" u publikua në 2008. I ndikuar nga kombinimi me pop i single "Love Story" dhe "You Belong with Me", Fearless u bë albumi më i shitur në 2009 në SHBA. Albumi fitoi 4 çmime Grammy dhe Swift u bë artistja më e re që fiton Album of the Year. Swift ishte autorja e vetme e albumit të saj "Speak Now" në 2010. Debutoi në vendin e parë në SHBA dhe kënga "Mean" fitoi 2 çmime Grammy. Albumi i saj i 4-të pati këngët e suksesshme "We Are Never Ever Getting Back Together" dhe "I Knew You Were Trouble". Me albumin e saj të 5-të ajo është e vetmja artiste e cila ka tre albume me shitje prej 1 milionë kopje vetëm në javën e parë. Këngët "Shake It Off", "Blank Space", dhe "Bad Blood" arritën vendin e parë në SHBA, Kanada dhe Australi. Albumi i saj "1989" fitoi 3 çmime Grammy dhe Swift u bë artisja e parë femër cila fiton çmimin Album of the Year dy herë. Prej një kohe të gjatë Swift bëri një pushim nga rrjetet sociale dhe media, e cila e bullizoi, ofendoi dhe akuzoi Swift për çështje të ndryshme, por vendos të rikthehet nga qetësia e gjatë me single e saj të ri "Look What You Made Me Do" që arriti #1 në hitlistën amerikane Billboard Hot 100. Në 2017 publikon dhe albumin e saj shumë të suksesshëm "Reputation" që debutoi në listën Billboard 200 me mbi 1 milion kopje të shitura. Gjithashtu i fundit album në histori që të ketë debutuar me +1 milion kopje javën e parë. Në 2019 Swift publikon këngët "ME!" dhe "You Need To Calm Down" dhe më 23 gusht publikon albumin "Lover" që debuton me 867,000 kopje të shitura, që e bën albumin që t'i jetë afruar më shumë se çdo albumi tjetër debutimit me 1 milion kopje që prej 2017 me albumin "Reputation". Albumi mori disa nominime tek çmimet Grammy. Më 24 korrik 2020, Swift publikon albumin "Folklore", një album i zhanrit alternativ së bashku me këngën "Cardigan", që e bërën atë të parën artiste në histori që të ketë një këngë dhe një album të debutojnë njëkohësisht në #1. Folklore shënoi debutimin më të madh për vitin 2020 dhe gjithashtu albumin më të suksesshëm dhe një ndër më të vlerësuarit të vitit që u rendit nga mjaft kritikë si më i miri madje edhe në gjithë karrierën e saj. Folklore mori 5 nominime Grammy dhe fitoi një. Më 11 dhjetor 2020, Swift publikon një album të titulluar "Evermore", poashtu i zhanrit alternativ, i cili debuton njëkohësisht në #1 së bashku me këngën "Willow". Mbi 1 milion kopje u shitën botërisht javën e parë të publikimit. Sipas IFPI, Swift ishte artistja më i suksesshme botërisht për vitin 2019.

Më 25 nëntor 2019 Taylor Swift bën histori ku thyen rekordin e Michael Jackson dhe mbledh gjithsej 29 çmime AMAs të fituara gjithsej, por përveç kësaj, ajo nderohet me titullin "Artist of the Decade"[3], një titull që fitohet një herë në dhjetë vjet. Kështu, Swift bëhet e para femër që ta fitojë këtë titull në histori. Taylor Swift renditet #1 në listën Forbes Highest Paid Celebrities of 2019.[1] Turneu i 2015 për albumin 1989 u bë një nga më fitimprurësit të dekadës. Më pas rekordi u thye përsëri në 2017 me turneun e koncerteve Reputation dhe në 2023-2024 me turneun The Eras Tour.[4]

Swift është e vetmja artiste në histori që të fitojë 4 herë çmimin më prestigjoz të muzikës, çmimin Grammy për Album of the Year, me albumet "Fearless", "1989", "Folklore" dhe Midnights. Kjo gjithashtu shënon një akt madhështor pasi të trija çmimet janë fituar për 3 albume të 3 zhanreve të ndryshme: Country, Pop, Alternative. Swift konsiderohet si një ndër tekstshkrueset më të mira të gjeneratës tonë dhe brenda 15 viteve karrierë renditet si artistja e 4 më e suksesshme e të gjitha kohërave.

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Swift ka lindur në një zonë të Wyomissing, Pennsylvania. Ajo është vajza e Scott Swift dhe Andrea. Ajo ka një vëlla më të vogël, Austin.[5] Kur ishte në klasën e katërt, Swift fitoi një konkurs kombëtar poezie, program me tre-faqe i një poeme me titull "Monster In My Closet".[6][7]

Në moshën 10 vjeçare, Swift filloi të shkruaj këngë dhe duke kënduar në karaoke, festivale dhe panaire rreth qytetit të saj. Një verë, ajo e përkushtoj veten për të shkruar një roman-350 faqe, i cili mbetet i pa publikuar.[8]

Diskografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Albume[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ri-regjistrime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Fearless (Taylor's Version) (2021)
  • Red (Taylor's Version) (2021)
  • Speak Now (Taylor's Version) (2023)
  • 1989 (Taylor's Version) (2023)
The Eras Tour, 2023

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Hannah Montana: The Movie (2009)
  • CSI: Crime Scene Investigation (2009)
  • Valentine's Day (2010)
  • Journey to Fearless (2010)
  • The Lorax (2012)
  • The Giver (2014)
  • The 1989 World Tour Live (2015)
  • Taylor Swift's Reputation Stadium Tour (2018)
  • Cats (2019)
  • Miss Americana (2020)
  • City of Lover (2020)
  • Folklore: The Long Pond Studio Sessions (2020)
  • All Too Well: The Short Film (2021)
  • Amsterdam (2022)
  • Taylor Swift | The Eras Tour (2023)

Dokumentari "Taylor Swift: Miss Americana"[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Miss Americana''' (e njohur edhe si '''Taylor Swift: Miss Americana''') është një dokumentar amerikan i vitit 2020, me regji nga Lana Wilson, që ndjek këngëtaren amerikane Taylor Swift dhe jetën e saj gjatë disa viteve të karrierës së saj. Filmi u publikua në Netflix dhe në teatrot e zgjedhura më 31 janar 2020. Është përshkruar si një "pamje e papërpunuar dhe emocionuese zbuluese" për Swift "gjatë një periudhe transformuese në jetën e saj, ndërsa mëson të përqafojë rolin e saj jo vetëm si tekstshkruese dhe interpretuese, por si një grua që shfrytëzon fuqinë e plotë të zërit të saj".

Miss Americana debutoi në natën e hapjes së Festivalit të Filmit Sundance të vitit 2020 në 23 janar të vitit 2020. Dokumentari mori përgjithësisht vlerësime pozitive nga kritikët, të cilët vlerësuan intimitetin dhe prekshmërinë e dokumentarit.

Secret Sessions - Seancat sekrete[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Secret Sessions, ndryshe SS janë seanca të kryera në shtëpinë e Taylor çdo dy vjet. Nëpërmjet rrjeteve sociale Taylor gjen fansat e saj më të mëdhenj dhe i zgjedh vetë për t'i ftuar në shtëpinë e saj. Gjithsej mendohet se bëhen 3 ose 4 seanca sekrete çdo 2 vjet, ku historikisht njëra në Londër dhe pjesa tjetër në SHBA. Gjithsej ftohen 500 njerëz në këto seanca. Taylor i merr në shtëpinë e saj dhe fansave të saj u jepet mundësia ta takojnë atë dhe madje të bëjnë foto personale me të, por arsyeja kryesore e këtyre seancave është që fansave të saj u jepet mundësia të dëgjojnë albumin e saj të ardshëm që në atë kohë është ende i papublikuar dhe mund ta dëgjojnë një muaj para publikimit. Sidoqoftë fansave u kërkohet mos të nxjerrin asnjë informacion mbi titujt e këngëve, tekstet etj. Seancat janë private dhe fansave u dërgohet një email për të shkuar në seancat sekrete. Kjo traditë ka nisur që në vitin 2014 dhe është zhvilluar me albumet 1989[9], reputation[10] dhe Lover

- Më 2 gusht 2019 u mbajt seanca e parë sekrete e albumit Lover (për publikim më 23 gusht 2019) në Londër

- Më 5 gusht 2019 u mbajt seanca e dytë sekrete në Nashville, Tennesse të SHBA

- Më 6 gusht 2019 u mbajt seanca e tretë sekrete në Los Angeles

Reputation[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Albumi Reputation

Reputation është albumi i gjashtë i Taylor Swift i cili u publikua më 10 nëntor 2017. Reputation ishte një album i paparashikuar për Taylor Swift për tu krijuar, por për shkak të dramavë të kohëve të fundit, vendosi të hakmerrej kundër atyre që kishin shpifur, gënjyer dhe sulmuar atë. Reputation si çdo album tjetër i Taylor arriti tl fitojë një numër të madh çmimesh duke përfshirë gjithashtu edhe turneun e saj botëror të koncerteve - Reputation Stadium Tour i cili theu rekordin për koncertin më fitimprurës në histori, i mbajtur më parë si rekord nga turneu i mëparshëm 1989 Tour, po i Taylor Swift. Gjithashtu ky koncert ka dokumentarin e vet të publikuar në Netflix më 31 dhjetor 2018.

Lover[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Albumi Lover

Lover është albumi i shtatë i Taylor Swift i cili u publikua më 23 gusht 2019. Lover përfshin 18 këngë, çka e bën atë albumin me më shumë këngë që Swift ka krijuar ndonjëherë. Është i pari album në pronësi të plotë të Taylor Swift dhe i pari i regjistruar nën emrin e Republic Records. Lover, vetëm një ditë pasi publikimit të tij, mori menjëherë titullin si albumi më i suksesshëm i 2019 me plot 450'000 shitje brenda një dite të vetme. Gjithashtu është albumi i dytë që ka marrë më shumë dëgjime brenda një dite në Spotify pas thank u, next të Ariana Grande. Gjithsesi ishte mjaftueshëlm për albumin që të arrinte këtë vend pasi Taylor ishte tërhequr nga kjo platformë për 2 vjet. Albumi vjen në formën standarde dhe gjithashtu në 4 paketime të ndryshme ku secili përfshin 30 faqe të ndryshme nga ditaret e Swift (në total 120). Albumi theu rekordin si albumi me vlerësimin me pikët më të larta në Metacritic nga përdoruesit e faqes. Për herë të parë Taylor Swift e bën albumin e saj të plotë të disponueshëm edhe në YouTube, në mënyrë që çdo përdorues nga bota ta dëgjojë atë.

Folklore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Albumi folklore

Folklore është albumi i tetë i Taylor Swift i cili u publikua më 24 korrik 2020. Albumi përmban 17 këngë dhe është një krijimtari madhore në karrierën e Taylor dhe sipas mjaft kritikëve, "krijimi i saj më madhështor". Krijimi i këtij albumi ishte i paparishikuar pasi ndodhi për shkak të pandemisë gjatë 2020. Puna për këtë album nisi në Prill 2020 dhe përfundoi në Korrik. Prezantimi i albumit u bë një ditë para publikimit të tij, pra ishte një album surprizë për audiencën. Kontribuesit kryesorë në krijimin e këtij albumi ishin Taylor Swift, Jack Antonoff dhe Aaron Dessner. Zhanri i këtij albumi ishte përsëri një ndryshim në kreativtetin e Taylor, duke e bërë albumin e saj të parë Alternative. Pavarësisht strategjisë së pazakontë të Taylor për publikimin e këtij albumi një ditë pas lajmërimit, ky faktor nuk ndikoi aspak në suksesin historik që pati. Albumi arriti të shesë plot 846,000 kopje brenda javës së parë duke e bërë debutimin më të madh të viti dhe duke e bërë Taylor të parën artiste në histori që të debutojë një këngë dhe një album njëkohësisht në #1, me folklore dhe këngën "cardigan". Përveç kësaj, folklore qëndroi 8 javë rekord në vendin e parë dhe theu rekordin për streaming në Spotify për debutimin më të madh në platformë për një femër. Më vonë albumi merr 5 nominime GRAMMY dhe fiton çmimin "Albumi i Vitit", duke e bërë të parën femër në histori që ta fitojë 3 herë. folklore konsiderohet sot e kësaj dite si një album që la mbresa në karrierën dhe krijimtarinë e Taylor por gjithashtu edhe në industrinë e muzikës.

Interesimi për kompozitore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Swift filloi të mësuar për të luajtur kitarë nga një kompjuter i saj i cili paraqiste se si të luajë tre akorde. Pas mësoj ato tre akorde, ajo shkroi këngën e saj të parë, "Lucky You".[11] Fëmijët të tjerë reagonin keq ndajë saj kështu që ajo shkroi këngë në lidhje me to.[12] swift ishte e interesuar per shume sporte sic ishte baleti

Fillimi i punës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndikim më të madh muzikor i Swift është Shania Twain.[13] Ndikues tjerë tek ajo kanë qënë edhe LeAnn Rimes, Tina Turner, Dolly Parton, dhe gjyshja e Swift. Megjithëse gjyshja e saj ishte këngëtare profesioniste në opera [14].

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Taylor Swift, Billboard's Best-Selling Artist of 2008, Announces 'Fearless 2009' Headlining Tour". Big Machine Records. 2009-01-30. Arkivuar nga origjinali më 6 qershor 2009. Marrë më 2009-01-30. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Taylor Swift... The Interview!". BBC Radio One. 2009-02-17. Marrë më 2009-02-17. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "American Music Awards 2019: Taylor Swift takes artist of the decade in record-breaking haul". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Taylor Swift Breaks U.S. Record With 'Reputation' Stadium Tour". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Taylor Swift Biography TVGuide.com". Tvguide.com. 13 dhjetor 1989. Marrë më 20 shtator 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "The Unabridged Taylor Swift". Rolling Stone. 8 dhjetor 2008. Arkivuar nga origjinali më 24 janar 2009. Marrë më 17 dhjetor 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Taylor Swift: Growing into superstardom". Reading Eagle. 8 dhjetor 2008. Arkivuar nga origjinali më 29 gusht 2009. Marrë më 17 dhjetor 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Taylor Swift is already queen of country pop". The Sunday Times. 22 shkurt 2009. Marrë më 26 shkurt 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "1989 Secret Sessions". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Reputation Secret Sessions". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Showbiz - News - Computer repairman taught Swift guitar". Digital Spy. 2009-11-03. Marrë më 2009-12-30. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Messer, Lesley (2009-01-27). "Taylor Swift Suffered Bullying in School - Taylor Swift". People.com. Marrë më 2009-12-30. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Catching Up With Taylor Swift". Timeforkids.com. 2009-04-28. Arkivuar nga origjinali më 24 korrik 2011. Marrë më 2009-09-20. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Taylor Swift Biography at GAC". Gactv.com. Arkivuar nga origjinali më 29 mars 2015. Marrë më 2009-09-20. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]