Telefoni

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko
Telefon i vitit 1896 prodhim Suedez

Telefoni është një instrument për telekomunikim që transmeton zërin nëpërmjet sinjalit elektrik.

Tabela e përmbajtjeve

[redakto] Historiku

Telefoni është një mjet që u zbulua ne vitet 1800, gjegjësisht rreth viti 1860.

Rreth zbulimit te tij, apo shpikjes së tij ka pasur shumë thash e thëme, mirëpo te gjitha këto morën fund zyrtarisht vetëm më 11 janar 2002, kur shpiksi zyrtar i telefonit emërohet italiani Antonio Meucci duke i marr kesht titullin e deriatëhershëm zbuluesit Alexander Graham Bell.

[redakto] IP Telefonia

Internet Protocol (IP) telefonia (gjithashtu e njohur edhe si Telefonia e Internetit) është një shërbim i bazuar në Voice over IP (VoIP), një teknologji përçarëse e cila shpejt është duke marrë fitime të mëdha kundër teknologjive tradicionale të telefonit. Në Japoni dhe Korenë Jugore më shumë se 10 % e abonentëve, që nga Janari i vitit 2005, janë kthyer në këtë shërbim të telefonisë digjitale. Një artikull i Janarit të vitit 2005 nga revista javore Newsweek ka sugjeruar se internet telefonia ndoshta mund të bëhet "sendi tjetër i madhë". Përderisa nga viti 2006 kompanitë e VoIP ofrojnë shërbime për konsumator dhe biznese.

[redakto] Përdorshmëria

Nga fundi i vitit 2006, në tërë botën ishin afër katër miliardë abonues të telefonisë mobile dhe fikse dhe afër një miliardë përdorues të internetit në të gjithë botën. Kjo përfshin edhe 1,27 miliardë abonues të telefonisë fikse dhe 2,68 miliardë abonues të telefonisë mobile.

[redakto] Shih edhe