Koreja e Jugut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Korea Jugore)
Shko te: navigacion, kërko
대한 민국
(Daehan Minguk)
Flag of South Korea.svg Emblema - Koreja e Jugut
Korea Jugore Korea Jugore
Moto Kombëtare:
Vendndodhja - Koreja e Jugut

Koreja e Jugut, zyrtarisht Republika e Koresë (koreisht: 대한민국, tehanminguk), e njohur edhe vetëm si Koreja, është vend i pavarur në Azinë Lindore, i shtrirë në pjesën jugore të Gadishullit Korean. Kufizohet në veri me Republikën Demokratike Popullore të Koresë (Koreja e Veriut), me të cilën përbënte një shtet të vetëm deri më 1945. Në lindje laget me Detin e Japonisë apo Detin e Lindjes, në jug me Ngushticën e Koresë, e cila e ndan nga Japonia, ndërsa në perëndim ka Detin e Verdhë, i cili e ndan nga Republika Popullore e Kinës. Koreja e Jugut ndodhet në një rajon me klimë të butë dhe me relief kryesisht malor. Njëherësh, ka edhe rreth tremijë ishuj, prej të cilëve dallohen Çegju, Ullen dhe Tokto. Ka sipërfaqe prej 99,392 kilometrash katrorë[1] dhe popullsi prej 50 milion banorësh. Përafërsisht gjysma e popullsisë së vendit banon në kryeqytetin Seul ose në zonën metropolitane të tij, që është një nga zonat metropolitane më të populluara në botë (disa vlerësime e radhisin të dytën më të populluar, menjëherë pas Tokios në Japoni).[2]

Koreja është një nga qytetërimet më të lashta të botës.[3] Gjetjet arkeologjike tregojnë se Siujdhesa Koreane u popullua qysh në periudhën e paleolitit të poshtëm.[4][5] Historia koreane fillon me themelimin e shtetit Kogjoson më 2333 p.K. nga prijësit legjendar Tangun. Që nga bashkimi i tri mbretërive të Koresë më 668 e.s., gadishulli u sundua si një vend i vetëm nga dinastitë vendëse Silla, Gorjo dhe Çoson, duke i bërë ballë sulmeve të shumta kineze e japoneze. Perandoria Koreane u shpërbë më 1910, kur vendi u aneksua nga Japonia. Pas çlirimit dhe okupimit nga forcat sovjetike dhe amerikane në mbarin të Luftës së Dytë Botërore, gadishulli u nda në Korenë e Veriut dhe të Jugut. Kjo e fundit u shpall shtet demokratik më 1948, ndonëse zgjedhje të lira e demokratike u zhvilluan deri në vitin 1987.

Pas invadimit të Koresë së Jugut nga Veriu më 25 qershor 1950, lufta pasuese mes dy Koreve përfundoi me një armëpushim të papërshtatshëm dhe që nga ajo kohë kufiri mes dy vendeve është më i fortifikuari në botë.[6] Pas luftës, ekonomia jugkoreane u rrit dukshëm dhe vendi ka arritur të bëhet një nga ekonomitë më të fuqishme në botë,[7] demokraci e plotë dhe fuqi rajonale në Azinë Lindore.

Koreja e Jugut është republikë presidenciale, e ndarë në 16 njësi administrative, dhe vend i zhvilluar me standard të lartë të jetesës. Është ekonomia e katërt më e madhe në Azi dhe e 13-ta në botë sipas barazisë së fuqisë blerëse.[8] Ekonomia është e orientuar ndaj eksportit, me prodhim të përqendruar në elektronikë, automobila, anije, makineri, petrokemikale dhe robotikë. Koreja e Jugut është anëtare e Kombeve të Bashkuara, Organizatës Botërore të Tregtisë, Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) dhe ekonomive të G-20-shes. Është gjithashtu anëtare themeluese e Forumit të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit (APEC) dhe Samitit të Azisë Lindore.

[redakto] Shih edhe

[redakto] Referencat

[redakto] Lidhje të jashtme

 Commons: Koreja e Jugut – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
 Commons: Koreja e Jugut – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Print/export
Mjete
Në gjuhë të tjera