Teoria shkencore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko


shkencë, një teori shkencore (njihet dhe me emrin teori empirike) përbën një koleksion konceptesh, duke përfshirë dhe abstraktimin e dukurive të vëzhgueshme duke i shprehur ato me parametra të matshëm, së bashku me rregullat (që quhen ligje shkencore) të cilët shprehin marëdhëniet midis vëzhgimeve të këtyre koncepteve. Një teori shkencore ndërtohet për të qenë mbështetëse për të dhenat empirike që ekzistojnë për vëzhgimet përkatëse. Ajo paraqitet si parimi apo tëresia e parimeve që shpjegojnë një klasë të caktuar dukurish.

Një teori shkencore është një lloj teorie deduktive, në faktin që përmbajtja e saj (p.sh. të dhënat empirike) mund të shprehen me anën e një sistemi formal logjik, rregullat elementare të të cilit pranohen si aksioma (p.sh. ligjet shkencore). Në një teori deduktive, cdo fjali e cila është rrjedhojë logjike e një apo me tepër aksiomave përbërëse, është gjithashtu një fjali e kësaj teorie.

Në shkencat njerëzore, gjehen teori fusha e të cilave permban ne plan të parë ide', perkrah të dhënave empirike. Teori të tilla Janë pjesë e teorive filozofike, në kontrast me teoritë shkencorë. Një teori filozofike nuk është e domosdoshme të jetë e provueshme shkencërisht nëpërmjet eksperimentit.


Si ta kuptojmë termin Teori Shkencore[redakto | redakto tekstin burimor]

Në jetën e përditshme, kur flasim për një teori, nënkuptojmë një ide apo një mendim. Në shumicën e rasteve nuk flitet për të dhena të mbledhura dhe të renditura per ta mbështetur, aq me pak per prova rigoroze per ta provuar, apo per eksperimente. Në shkencë, fjala teori perfshin një teresi shpjegimesh per një dukuri apo shumë dukuri të cilat janë të testueshme, të falsifikueshme dhe që përmbajnë një sasi të konsiderueshme me evidenca.

"Teoritë e sukseshme nderthurin dhe lidhin informacione të mbledhura nga ekperienca të meparshme që në dukje kane qene të izoluara." Keto janë fjalet e Adolf Gruenbaum, profesor filozofie në Universitetin e Pitsburgut. Psh: gjetjet fosile, evidenca nga ADN si dhe nga biogjeografia janë të lidhura me njera tjetrën nga teoria e evolucionit.

Pema e Njutonit që frymezoi shkencëtarin për teorinë e tij të gravitetit

Teoria ndryshon nga hipoteza në shtrirjen dhe hapësiren e saj të studimit. Une mund të kem një hipotezë që nëse hedh një monedhë nga një ndërtesë e lartë, ajo do të bjere në tokë. Por ndërkohë, teoria e gravitetit është shumë me tepër sesa studimi i objekteve që lëshohen dhe bien. Teoria e gravitetit shpjegon edhe lëvizjen e planeteve apo trajektoren e sateliteve. një hipotezë mund të konsiderohet si një teori në miniaturë, është e testueshme dhe e falsifikueshme po ashtu si teoria, por në një shkallë me të vogël.

Hipotezat dhe teoritë janë pjesë të metodës shkencore të studimit - procesi i ngritjes se pyetjeve dhe pergjigjes se tyre me anë të eksperimentit. Kjo metodë ekziston per të qene të sigurtë që shkenca te jetë sa me e sakte të jetë e mundur në shpjegimet e saj per botën dhe që argumentet e saj të bazohen në evidenca që mund te vëzhgohen. një nga perberesit kryesore të teorise është që eksperimentet duhet të jenë të përsëritshëm. Në këetë mënyrë, shkencëtare të tjere apo cdokush që do të doje, të jetë në gjendje të konfirmojë apo të hedhë poshtë përfundimet e reklamuara; të dhenat që merren duhet të jenë rezultat i vëzhgimeve dhe eksperimenteve; eksperimentet duhet të jene të dokumentuar dhe të hapur ndaj cdokujt.

Teoritë formohen pasi të jenë vërtetuar me metodiken shkencore shumë hipoteza. Hipotezat provohen, mblidhen të dhena dhe rezultatet dokumentohen, shperndahen, dhe mbi kete baze ri-provohen. Me pas formohet teoria që shpjegon të dhenat e mbledhura si dhe që parashikon rezultatet e eksperimenteve të ardhshme. Zakonisht, studiues të fushave të ndryshme perdorin metoda të ndryshme - ato që cilesohen si me të pershtatshmet per studimet perkatese.

Nje element i teorive që perhere ka shkaktuar polemika si tek shkencëtaret ashtu edhe tek jo-shkencëtaret, është elementi që teoria nuk është dicka e provuar dhe është dicka që mund të rishikohet. Eksperimentet që kryen per një teori të caktuar, ose mund ta konfirmojne ose mund ta hedhin poshtë (falsifikojne). Në ketë menyre u rishikuan ligjet e gravitetit të Njutonit, pas 200 vjetësh, atehere kur Albert Ainshtajn gjeti gabime në të dhe ndertoi teorinë e relativitetit.

Në përgjithesi, një ligj pranohet të jetë i tillë pa përjashtime, sic është rasti i ligjit të dytë të termodinamikës, që thotë se sisteme të izoluara që nuk janë në ekuilibër energjitik, kalojnë nga një gjendje e rregullt në një gjendje më pak të rregullt (ose e thene ndryshe, ulet sasia e energjisë që mund të kryeje punë). Shumë pak teori mund të shnderrohen në ligje. Majkell Uaisberg, bashkëprofesor filozofie në Universitetin e Pensilvanisë, ka thënë që në të ardhmen do të kemi edhe me pak teori që do të shnderrohen në ligje, pikerisht prej faktit që teoritë dhe ligjet janë subjekt shumë i shpështë rishikimi.

Gjithashtu, në qarqet shkencore, nuk shihen me sy të mirë ata që pretendojnë se teoritë janë të pavlefshme sepse janë vetëm teori, sic ndodh shumë shpesh në rastin e teorisë së evolucionit.

"Të thuash per dicka në shkencë që është një teori, është një nder". Me këto fjale Uaisberg shpreh vlerën dhe respektin e fituar nga një teori pas testeve të shumta që i është dashur të kalojë per të arritur deri atje sa të quhet një teori shkencore.

http://euralb.info/ligjet-shkencore/ - Ligjet shkencore

Teoria në kuptimin e modelit[redakto | redakto tekstin burimor]

Modeli gjeocentrik i hapesires me Token ne qender, formuluar nga Ptolemeu

Teoritë ndertohen për të shpjeguar, parashikuar dhe kuptuar në detaje fenomene të ndryshme (p.sh. objekte, ngjarje, sjellen e kafshëve). Një teori shkencore mund të mendohet si një model i realitetit, përkufizimet e saj si aksioma të një sistemi aksiomatik. Objektivi i tërë kësaj është krijimi i një sistemi formal për të cilin realiteti është modeli i vetëm. Bota është një interpretim (ose një model) i teorive të tilla shkencore, deri në limitin ku shkencat janë të vërteta.

Përshkrimi dhe parashikimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Duke cituar filozofin shkencor Karl Popper, Stiven Houking ka shkruar këto fjalë në librin e tij Një histori e shpejtë e kohës: "Një teori është teori e mirë nëse përmbush dy kushte: Duhet të shpjegojë saktë një klasë të gjerë vezhgimesh mbi bazën e një modeli me shumë pak elemente arbitrare, dhe tjetra është që duhet të japë parashikime të përcaktuara për rezultatet e vëzhgimeve në të ardhmen." Gjithashtu ai shkruan se, "Cdo teori fizike është gjithmonë provizionale, në kuptimin që është përherë vetëm një hipotezë; nuk mund të provohet. Nuk ka rëndësi sa herë përputhen rezultatet e disa eksperimenteve me teorinë sepse nuk mund të jemi të sigurt që herën tjetër rezultati nuk do të kundërshtojë teorinë. Nga ana tjetër, eshtë e mundur të disprovohet një teori duke gjetur qoftë edhe një vëzhgim të vetëm i cili nuk përputhet me parashikimet e teorisë." Faktori "e pavërtetueshme por e falsifikueshme" është një konseguencë e domosdoshme e përdorimit të logjikës induktive.

Hamendjet në formulimin e teorive[redakto | redakto tekstin burimor]

Kjo pikëpamje është ajo që mbështet Isak Azimov. Në veprën e tij Duke kuptuar fizikën Azimovi flet për teoritë si "argumenta" prej të cilëve nxirret një "skemë" apo një model. Argumentat, ose teoritë, përherë fillojnë me disa premisa - "elemente arbitrare" sipas emërtimit më lart nga Houking - të cilat në këtë rast janë quajtur "hamendje". Sipas Azimovit, një hamendje është...

...dicka që pranohet pa prova apo vërtetim, nuk është e drejtë të flitet për një hamendje nëse është apo jo e vërtetë, sepse nuk ka mënyrë të provohet vërtetësia apo falsiteti i saj (po të ishte e mundur kjo gjë, atëhere s'do të ishte një hamendje). Eshtë mirë që hamendjet të shihen ose si të dobishme, ose si të padobishme, në varësi të faktit nëse deduktimet e nxjerra prej tyre kanë qenë në përputhje me realitetin. ... Nga ana tjetër, duket si e qartë që hamendjet janë dobësia e cdo argumenti, pasi duhen pranuar në besim në filozofinë e shkencës e cila e ka krenari racionalitetin e saj. Meqë duhet të fillojmë diku, na duhen disa hamendje, por të paktën le të mbajmë sa më pak hamendje të jetë e mundur.

Shembull: Teoria speciale e relativitetit[redakto | redakto tekstin burimor]

Teoria speciale e relativitetit

Si një shembull të përdorimit të hamendjeve në formimin e një teorie, mund t'i referohemi mënyrës se si Ajnshtajni veproi me Teorinë speciale të Relativitetit. Ai mori në shqyrtim dy fenomene qe ishin vëzhguar - "shtimi i shpejtësive" është i vërtetë (Transformimet e Galileit), dhe drita nuk dukej se i bindej "shtimit të shpejtësive" (eksperimenti Michelson-Morley). Ai hamendësoi që të dy keto pohime janë të vërtetë dhe formuloi teorinë e tij, me bazë këto hamendje, duke modifikuar transformimet e Galileit për t'i lënë vend faktit që drita nuk i bindej shtimit të shpejtësisë. Si rrjedhim, modeli i krijuar prej tij, është i bazuar në hamendjen se drita përherë ka një shpejtësi konstante.

Shembull: Sistemi i Ptolemeut[redakto | redakto tekstin burimor]

Karakteristikat dhe kriteret[redakto | redakto tekstin burimor]

Karakteristika kryesore e një teorie është që ben parashikime të cilat duhet të jene të falsifikueshme ose të provueshme. një teori-kandidat që nuk ben parashikime të cilat mund të vëzhgohen, është një teori e kote. Gjithashtu, edhe parashikimet që janë të pasakte apo të paplote per t'u testuar, janë parashikime të pavlera. Në të dy keto raste, fjala "teori" është jashte kontekstit.

Qe një teresi njohurish të mund të quhet teori, duhet të kete një baze minimale empirike. Keto mund të permblidhen:

  • është konsistente me teorine paraardhese deri në piken që teoria paraardhese ka qene e verifikuar eksperimentalisht, ndonëse do të tregoje që teoria paraardhese ka qene e gabuar apo e paplote duke rritur saktesine dhe duke demonstruar në detaj pse-të.
  • Duhet të mbështetet nga drejtime të ndryshme evidencash dhe jo vetem në një drejtim të caktuar, duke siguruar sa me shumë që kemi të bejme me një pergjithesim sa me të drejtë, per të mos thene komplet të saktë.