Tigri i Bengalit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Tigri i Bengalit

Tigri i Bengalit, tigri mbretëror apo tigri indian (Panthera tigris tigris) është një nënlloj tigri. Eksistojnë përafërsisht 3.500 individë - ky është numri më i madh nga çdo nënlloj i tigrave.

Fiziologjia[redakto | redakto tekstin burimor]

Për nga madhësia ky nënlloj zë vendin e dytë pas tigrit siberian, por ka individë që arrijnë një gjatësi më të madhe se tigri siberian.Meshkujt arrijnë përafërsisht një gjatësi deri në 3 metra dhe femrat mund të kenë një gjatësi deri në 2.7 metra. Pesha e meshkujve është mesatarisht 220 kg, kurse pesha e femrave është 140 kg. Tigri më i rëndë bengal kishte peshuar 270 kg dhe ishte parë në vitin 1984 në Nepal. Lartësia e krahëve të tyre është 90-100 cm. Ata janë në gjendje të jetojnë edhe në temperatura të ftohta, sepse lëkura e tyre është e aftë të përballohet me çdo lloj të motit.

Shtrirja[redakto | redakto tekstin burimor]

Ata jetojnë në Bangladesh, Butan, Indi, Birmani dhe Nepal. Dikur jetonin edhe në Pakistan, por tashmë janë zhdukur nga ky vend. Shumë tigra bengalez jetojnë nëpër kopshte zoologjike.