Timo Flloko
Timoleo Flloko ose Timo siç njihet nga publiku (lindur në Pejë më 26 prill 1948) është një aktor shqiptar.
Jetëshkrimi [redakto]
Rjedh nga nje familje Gjirokastrite. Shkollën e mesme e mbaroi në Vlorë dhe Institutin e Lartë të Arteve në degën Dramaturgji në Tiranë në vitin 1970. Timo Flloko pa mëdyshje mund të quhet një yll i kinematografisë shqiptare, nga të paktët aktorë shqiptarë të cilët ia kanë kushtuar karrierën e tyre ekskluzivisht filmit. Është gjithashtu një nga pedagogët më të respektuar të Akademisë së Arteve. Prej disa vitesh ka zgjedhur të jetojë duke ndarë kohën e tij mes Amerikës dhe Shqipërisë.Gjate qendrimit te tij ne Amerike prej shtate vitesh arriti te futet edhe ne boten e Holliwodit ku luajti ne disa filma.Pas kthimit nga Amerika u kthye ne Tirane ku tani punon si pedagog ne Akademin e arteve ne Tirane ne degen e aktrimit dhe regjizures
Hyri në kinema shumë i ri, vetëm 19 vjeç. Por dy filmat e tij të parë, “Ngadhnjim mbi vdekjen” (1967) dhe "Përse bie kjo daulle" patën fat të keq. U ndalua nga regjimi i kohës për arsye banale. Brezat e njohën dhe e çmuan talentin e tij më së pari në rolet e Meços në filmin "Kur zbardhi një ditë" dhe Kabos në "Malet me blerim mbuluar", të xhiruar në vitin fatlum 1971. Niveli i interpretimeve të tij filmike erdhi gjithmonë duke u rritur. Pasuan Kanani tek "Shtigje lufte" (1976) dhe Luani tek "Lulëkuqet mbi mure" (1976), ky i fundit i nderuar me Medaljonin e Festivalit të Filmit, më 1977.
Filmografia [redakto]
- Watch! (2008) .... Andrea
- Pamje nga ura (2007) teater
- Stay Awake (2006).....Mirosh
- In Between (2006/I)......Nick
- Syri magjik (2005).....Niko
- Evil Never Dies (1999) (episodi i V).... Mustafa
- Angel's Dance (1999).... Shanku (The Shank)
- K-911 (1999) (V).... Xhonson (Johnson)
- Përdhunuesit (1995)
- Loin des barbares (1994).... Vladimiri
- Vdekja e kalit - (1992).....Agroni
- Balada e Kurbinit (1990)......Gurgen Dreni
- Binarët (1987)......
- Vrasje në gjueti (1987)......
- Fillim i vështirë (1986)......Bujari
- Rrethimi i vogël (1986)......Shoku Agron, kryetari
- Të paftuarit (1985)......
- Militanti (1984)......Visar Shundo (Vasil Shanto)
- Nata e parë e lirisë (1984)......Ceçemi
- Ballë për ballë (1979)......Inxh. Sergej
- Liri a vdekje (1979)......Cerçiz Topulli
- Njeriu me top (1977)......Mato Gruda
- Lulekuqet mbi mure (1976)......Luan Sina, mësuesi
- Shtigje lufte (1974)......Kanan Tafili (Kajo Karafili)
- Kur zbardhi një ditë (1971)......partizan Meço
- Malet me blerim mbuluar (1971)......Kapo Dalipi
- Përse bie kjo daulle - (1969)......
- Gadhnjim mbi vdekjen - (1967)......Fatosi


