Trekëndëshi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Trekëndëshi.

Trekëndëshi është njëra nga figurat themelore në gjeometri: Formohet me bashkimin e tre pikave të cilat nuk shtrihen në një drejtëzë me vija të drejta. Pikat quhen kulme të trekëndëshit ndërsa pjesa e drejtëzës (vijës së drejtë) që ndodhet ndërmjet kulmeve quhet brinjë e trekëndëshit. Kulmet i shënojmë me A, B, dhe C ndërsa trekëndëshin me ABC.

Llojet e trekëndëshave[redakto | redakto tekstin burimor]

Trekëndëshaat i klasifikojmë në dy grupe

Klasifikimi sipas brinjëve[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Trekëndëshi barabrinjës, të gjitha brinjët ika të barabarta poashtu edhe këndet e brendshme i ka të barabarta dhe secili prej tyre është nga 60°
  • Trekëndëshi barakrahës, ka dy brinjë respektivisht kënde të barabarta.
  • Trekëndëshi brinjëndryshëm, të tre brinjët dhe këndet i ka të ndryshme.

Trekëndëshi barabrinjës Trekëndëshi barakrahës Trekëndëshi brinjëndryshëm

Klasifikimi sipas këndeve[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Trekëndëshi kënddrejt ka një kënd të brendshëm prej 90°. Brinja përballë këndit të drejtë quhet hipotenuzë ndërsa dy brinjët tjera quhen kateta.
  • Trekëndësh këndgjërë ka një kënd më të madh se 90°.
  • Trekëndësh këndngushtë të tre këndet i ka më të vogla se 90°.

Trekëndëshi kënddrejt Trekëndëshi këndgjërë Trekëndëshi këndngushtë

Simetralja e brinjës[redakto | redakto tekstin burimor]

Qendra e rrethit të jashtashkruar

.

Simetralja e brinjës së trekëndëshit është drejtëza normale me brinjën e cila kalon nëpër mesin e saj. Është e njohur se të tre simetralet e brinjëve të trekëndëshit kalojnë nëpër një pikë dhe kjo pikë është qendra e rrethit të jashtashkruar. Diametri këtij rrethi gjindet sipas teoremës së sinusit.

Lartësia[redakto | redakto tekstin burimor]

Ortoqendra

Lartësi e trkëndëshit është drejtëza që kalon nëpër një kulm të trkëndëshit dhe është normale me brinjën përball tij, të tre lartësitë trekëndëshit priten në një pikë e cila quhet ortoqendër.

Simetralja e këndit[redakto | redakto tekstin burimor]

Qendra e rrethit të brendashkruar

Simetrale e këndit të brendshëm të trekëndëshit është drejtëza e cila kalon nëpër kulmin e trekëndëshit dhe këndin e ndan në dy pjesë të barabarta. Tre simetralet e këndeve poashtu priten në një pikë e cila paraqet qendrën e rrethit të brendashkruar i cili i prek të tre brinjët në një pikë.

Mediana[redakto | redakto tekstin burimor]

Qendra e rëndimit

Medianë ose vijë e rëndimit është drejtëza e cila kalon nëpër kulmin e trekëndëshit dhe mesin e brinjës përballë tij, vërtetohet se të gjitha medianat priten në një pikë e cila paraqet qendrën e rëndimit të trekëndëshit.

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]