Truman Capote

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Truman Kapote
TrumanCapote1959.jpg
Truman Capote, i fotografuar nga Roger Higgins më1959
Ditëlindja: 30 shtator 1924
Vendlindja: New Orleans, Louisiana, SHBA
Ditëvdekja: 25 gusht 1984
Vendvdekja: Los Angeles, SHBA
Nënshtetësia: Amerikan
Zhanri: dramë


Truman Kapote, (30 shtator 1924 - 25 gusht 1984) ishte një shkrimtar amerikan i lindur ne Lujzijan, në qytetin e New Orleans, dhe vdiq në Los Angeles në moshen 59 vjecare. Për jetën e tij në vitin 2006, është xhiruar filmi nën titullin e thjeshtë "Capote", për të cilin, aktori Philip Seymour Hoffman e fitoi Academy Award për rolin kryesor mashkull.


Rinia[redakto | redakto tekstin burimor]

Capote lindi si Truman Strekfas Parsons. Ai ishte një fëmijë i vetmuar, i cili është pasqyruar në stilin e tij të mëtejshëm letrar. Nëna e tij kur e lindi i kishte vetëm 16 vjet e cila rezultoi me ndarje të prindërve kur I kishte vetëm 4 vjet, kur edhe shkon në Alabama, ku e rritën të afërmit e nënës, që më vonë e e përshkruan në tegimin Kujtimet e Krishtlindjeve. Ai ishte një fqinë dhe mik i Harper Li, autores së romanit Për të vrarë një zog tallës. Në vitin 1933 shkon në Nju Jork te nëna e cila është e martuar me bashkëshortin e dytë, ku edhe e ndryshon emrin në Truman Capote Garcia.

Novelat[redakto | redakto tekstin burimor]

Në vitin 1948 e boton romanin e tij të parë - Other Voices, Other Rooms. Në listen e New York Times bestseller ishte plot nëntë javë, gjatë të cilës shiten deri në 26.000 kopje të librit. Libri flet për të rinj adoleshent në kërkim për lumturinë.

Pastaj, e boton novelen tjetër, e cila edhe pse nuk ishte n[ nivelin e t[ pares u bë shumë e popullarizuar, sidomos pas ekranizimit në film ku luajti Audrey Hepburn.

Ndërsa romani më i famshëm i tij është Vrasja me gjakftohësi, në të cilën Capote përshkruan motivet e vrasjes për pesë vite me radhë (gjerë sa zgjatë gjykimi) në të cilën u muar nëpër qelitë e burgut, deri në përfundim të dënimit me varje të vrasësve.

Vdekja[redakto | redakto tekstin burimor]

Në television një kohë të gjat ka udhëheqë një emission të hapur. Ai vdiq më 25 gusht 1984, nga një mbidozë në Los Angelos.


Veprat[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhjet e jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Truman Capote