Jump to content

Tumat Ilire në lokalitetin Boka në Përçevë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tumat Ilire në lokalitetin Boka në Përçevë
LlojiArkeologjike
VendndodhjaPërçevë, Klinë, Kosovë
NdërtuarParahistori
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës3597

Tumat Ilire në lokalitetin Boka në Përçevë është një monument i trashëgimisë kulturore në Përçevë, Klinë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik", i miratuar me numër.

Nekropoli i tumave të Bokës së Përçevës gjendet pak kilometra në veriperëndim të lokalitetit të Gllarevës. Nekropoli i takon kohës së bronzit të zhvilluar (të vonë) dhe hekurit të hershëm, si dhe është karakteristik për numrin e madh të tumave të vendosur në një kompleks të gjerë. Nëntëmbëdhjetë tuma janë evidentuar këtu nga të cilat shtatë sosh janë hulumtuar gjatë viteve shtatëdhjetë të shekullit të kaluar. Nga materiali i pasur arkeologjik zbuluar këtu, e që përbëhej nga inventarët e varreve tumulare, vërehen objekte të ndryshme si armë, zbukurime dhe enë qeramike të cilësisë së lartë për kohën në fjalë, si dhe këto fakte të pakontestueshme që konfirmojnë gjurmët e një popullsie mjaft të avancuar të etnisë autoktone dardane.[2] [3]

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ "Illyrian tombs in Boka-Përçeva (Klina)" [Tumat ilire në lokalitetin Boka në Përçevë]. Kosovo Cultural Heritage Database (në anglisht dhe shqip). Republic of Kosovo Ministry of Culture, Youth, and Sport. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2020. Marrë më 28 gusht 2020.
  3. ^ "Tumat Ilire në lokalitetin Boka në Përçevë (Klinë)". Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 28 nëntor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]