UEFI

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
InsydeH2O, një zbatim UEFI.

Unified Extensible Firmware Interface (UEFI) është një specifikim që përcakton arkitekturën e firmuerit të platformës që përdoret për nisjen e hardueritkompjuterit dhe ndërfaqen e tij për ndërveprim me sistemin operativ. Shembuj të firmuerit që zbatojnë specifikimet janë AMI Aptio, Phoenix SecureCore, TianoCore EDK II, InsydeH2O. UEFI zëvendëson BIOS-in i cili ishte i pranishëm në boot ROM-in e të gjithë kompjuterëve personalë që janë të pajtueshëm me IBM PC,[1][2] megjithëse mund të sigurojë pajtueshmëri me BIOS-in duke përdorur nisjen CSM. Intel zhvilloi specifikimin origjinal të Extensible Firmware Interface (EFI). Disa nga praktikat dhe formatet e të dhënave të EFI-së pasqyrojnë ato të Microsoft Windows.[3][4] Në 2005, UEFI hoqi dorë nga EFI 1.10 (lëshimi përfundimtar i EFI).

UEFI është i pavarur nga platforma dhe gjuha e programimit, por C përdoret për zbatimin e referencës TianoCore EDKII.

Ndryshe nga paraardhësi i tij BIOS, i cili është një standard de facto i krijuar fillimisht nga IBM si softuer pronësor, UEFI është një standard i hapur i mbajtur nga një konsorcium industrie.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Kinney, Michael (1 shtator 2000). "Solving BIOS Boot Issues with EFI" (PDF). fq. 47–50. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 23 janar 2007. Marrë më 14 shtator 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "MS denies secure boot will exclude Linux". The Register. 23 shtator 2011. Marrë më 24 shtator 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ IBM PC Real Time Clock should run in UT. Cl.cam.ac.uk. Retrieved on 30 October 2013.
  4. ^ Garrett, Matthew (19 janar 2012). "EFI and Linux: The Future Is Here, and It's Awful". linux.conf.au 2012. Arkivuar nga origjinali më 2021-11-13. Marrë më 2 prill 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)