UFO

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Një UFO mbi Meersburg, Gjermani.

UFO (sqt. OFP) është akronim për Unidentified Flying Object, që në shqip do të thotë Objekt Fluturues i Paindentifikuar (OFP). Termi UFO përfshin çdo objekt fluturues të cilin shkencëtarët nuk kanë arritur ta indentifikojnë. Në shumë raste është bërë fjalë vetëm për dukuri siç janë: rënia e yjeve, kometat, ose dukuri të tjera natyrore, sinjalet e të cilave janë kapur keq nga satelitët për t'u quajtur më pas UFO.

Me UFO përfshijmë çdo objekt ose krijesë të çuditshme fluturuese por që siç e shpjeguam më sipër termi përfshin pamundësinë për ti indentifikuar dhe jo për ti përjashtuar nga fakti që mund të jenë edhe diçka tokësore. Fjalët UFO dhe jashtëtokësorë nuk janë i njejti koncept. USO (Underwater Submerged Objects). Disiplina e studimit të tyre quhet ufologji dhe cilësohet si pseudoshkencë.

Shumë fotografi ose vëzhgime, të cilësuara si UFO, janë marrë nga njerëz të ndryshëm por edhe nga satelitët ushtarake. Materialet janë video, fotografi por edhe dëshmi mbi rrëmbime të mundshme. Nuk ka ndeshur rrallë që në mes tyre të ketë pasur edhe falso. Në dhjetor të 2005, një video e çuditshme e regjistruar nga ufologu amator, Pietro Bibolini u publikua në internet nga burime anonime (të panjohura), dhe hapi serish debatin mbi UFO-t. Për shume njerez keto filmime ishin prova të pamohueshme të ekzistencës së UFO-ve.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Ufoligjia moderne lindi më 24 Qershor 1947, kur Kenneth Arnold, një pasanik amerikan, pohoi se kishte parë nga avioni i tij privat, 9 objekte të paidentifikuara, të ngjashme me disqet fluturuese, që fluturonin në afersi të malit Rainer, në shtetin e Washingtonit. Kjo dëshmi përqendroi vëmendjen e opinionit publik botëror mbi dukurinë UFO, duke i dhënë jetë studimit e më pas pseudoshkencës së njohur si ufologji.

Që nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore, ka pasur shumë dëshmi nga pilotë të cilët pohojnë se gjatë fluturimeve kanë hasur në prani të çuditshme ose janë shoqëruar në fluturim nga objekte të panjohur të shndritshëm. Këto u quajten Foo fighters nga vetë pilotët, të cilët thonin se keto objekte manovronin aq shpejt dhe me një shpejtësi aq të madhe saqë vinin seriozisht në diksutim ligjet e fizikës në atë kohë.

Sipas disa ufologëve italian, rasti i parë i dokumentuar daton 11 Prill 1933Milano. Menjëherë Mussolini reagoi me krijimin e Kabinetit RS-33. Disa dokumenta të asaj epoke, aktualisht nën pronësinë e Qendrës Ufologjike Kombëtare, faktojnë se një UFO është përplasur në afërsi të Milanos.

7 Janar 1948, rreth ores 14.00 në Madisonville (Teksas) shumë njerëz panë një objekt të çuditshëm me drita të kuqe që qëndronte pezull në ajër. Ky objekt u ndoq nga një skuadrilje avionësh të cilët nuk munden ta godisnin pasi ai u ngjit në lartësi të madhe. Piloti që u shkoi më afër ishte Thomas Mantell i cili gjatë komunikimit me radio dha përmasat e objektit. Sipas versionit zyrtar, oficeri mbeti viktimë për mungesë oksigjeni. I njejti burim konfirmoi se Mantell kishte pasur haluciancione sepse objekti qe ai kishte hasur ishte një balon metereologjik i marinës Sky Hook.

Një vend shumë i famshëm në këtë fushë është edhe “Area 51” (Zona51) një territor ushtarak mbi të cilin është i ndaluar fluturimi. Pikërisht në laboratorët e zonës në fjalë thuhet se ka dokumenete me tepër vlera mbi ekzistencën e UFO-ve. Ka dhe nga ata njerëz të cilët kanë arritur deri aty sa të thonë se kjo bazë ka studiuar vazhdmisht trupa qiellor dhe se është i vetmi vend ku gjendet kufoma e një jashtëtokësori.

Për shumë skeptikë UFO-t nuk ekzistojnë dhe çdo dukuri e mbiquajtur e jashtezakonshme nuk është gjë tjetër vetëm eksperimenti i rradhës i shërbimeve ushtarake amerikane, si për shembull avionet Stealth të cilët karakterizohen nga forma të pazakonta. Qeveria amerikane ka pasur gjithnjë një prirje për të mos dhënë informacione mbi këtë dukuri duke arritur deri aty sa të mos e përfshijë zonën 51 dhe shumë territore të ngjashme nëpër hartat gjeografike.

Kohët e fundit studiues të këtij fenomeni kanë krijuar një emër të ri që është UAP (Unidentified Aereal Phenomena) në shqip Dukuri Ajrore e Paidnetifikuar. Ky përkufizim i ri ka ardhur si pasojë e BOL (Ball of light), në shqip Sferë Drite që shpesh herë kanë ngatërruar studiuesit ndërkohë që bëhej fjalë për dukuri krejtësisht të shpjegueshme.

Rrëmbime[redakto | redakto tekstin burimor]

Sipas një versioni të ndryshuar të klasifikimit të bërë nga astronomi Josef Allen Hynek, rastet e rrëmbimeve përkufizohen dhe si takime në afersi të tipit të IV. Ky klasifikim është bërë pasi ka pasur shumë raste kur njerëzit kanë deklaruar se janë rrëmbyer nga krijesa të çuditshme për qëllime studimi apo analizash. Këto deshmi janë konsideruar si të rreme pasiqë asnjëherë nuk janë shoqëruar me prova konkrete, megjithëse disa nga të rrëmbyerit janë paraqitur me vraga të cilat nuk i kishin pasur kurrë më parë.

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]