Ubuntu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Ubuntu
Ubuntu logo
Ubuntu 10.04 screenshot.png
Ubuntu 10.04 LTS (Lucid Lynx)
Kompania / zhvilluesi Canonical Ltd. / Ubuntu Foundation
Familja OS Unix-like
Shteti Current
Burimi Free and open source software
Publikimi fillestar 20 Tetor 2004 (2004-10-20)
Publikimi fundit 10.04 / 29 Prill 2010; 3 years ago (2010-04-29)[1]
Gjuhët Multilingual (more than 55)
Modeli i përditësimit APT (front-ends available)
Paketa e menaxherit dpkg (front-ends like Synaptic available)
Platformat e mbështetura IA-32, x86-64, lpia, SPARC, PowerPC, ARM, IA-64
Lloji kernel Monolithic (Linux)
Userland GNU
Ndërfaqja përdoruesit GNOME
Licensa Mainly the GNU GPL / plus proprietary binary blobs[2][3] and various other licenses
Faqja zyrtare www.ubuntu.com

Ubuntu, (IPA: [uːˈbuːntuː] në anglisht, [ùɓúntú] në gjuhën zulu), është një sistem operativ për kompjuterin. Shpesh vlerësohet si më popullori nga versionet e shumta të Linux. Qëllimi i Ubuntu është të sjellë një program të bazuar në Linux që të jetë i lehtë për përdoruesit e thjeshtë të kompjuterit, duke pasur në qendër të vëmendjes përdorimin dhe lehtësinë e instalimit. Ubuntu është një pasues i Debian, një sistem tjetër Linux pa pagesë. Ubuntu sponsorizohet nga Canonical Ltd, një firmë e jug afrikanit Mark Shuttleworth. Fjala Ubuntu në gjuhën zulu do të thotë "njerëzim". Ky version i Linux e ka marrë këtë emër për të treguar filozofinë e tij në botën e programeve. Ubuntu është një program pa pagesë që mund të përdoret nga gjithkush.

Kubuntu dhe Xubuntu janë nënprojekte zyrtare të projektit Ubuntu, duke pasur për qëllim të sjellin ambientet e desktopëve KDE dhe Xfce, sepse vetë Ubuntu përdor desktopin GNOME. Edubuntu është një nënprojekt zyrtar, i cili mund të përdoret në ambientet e shkollave ose nga fëmijët në shtëpi.

Ubuntu nxjerr versione të reja çdo gjashtë muaj dhe i mbështet këto versione për 18 muaj me rregullime të reja për rreziqet e sigurisë që mund të shfaqen. LTS (Long Term Support - Mbështetje për një kohë të gjatë) janë versione të Ubuntu që marrin mbështetje për 3 vjet për desktop dhe për 5 vjet për serverët. Versioni i fundit i Ubuntu, Ubuntu 9.04 (Jaunty Jackalope), doli në 23 Prill 2009. Ubuntu 8.04 LTS (Hardy Heron), doli në 24 Prill 2008. Verzioni 9.10 (Karmic Koala), doli ne Tetor 2009. Verzioni me i ri 10.04 parashihet te publikohet me 28 Prill 2010.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Ubuntu 9.10 Desktop Edition puts the user at the heart of its new design.
  2. ^ Free Software Foundation Latin America. Retrieved 2010-02-08.
  3. ^ Free Software Directory - Linux (BLOB free version). Retrieved 2010-02-08.