Ueb aplikacionet

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Horde groupware është një open source ueb aplikacion.

Një ueb aplikacion është një aplikacion që qaset përmes një rrjete siq është Internet. Termi mund të kuptohet edhe si aplikacion softuerik që është i hostuar në një hapësirë për kontrollimin e shfletuesëve ose i koduar në ndonjë gjuhë që suporton ueb shfletimin (siq është JavaScript, i kombinuar me markup language si HTML) që mundëson ekzekutimin e aplikacionit.

Ueb aplikacionet janë të njohura për shkak të përkrahjes së gjithë ueb shfletuesve, dhe lehtësinë për përdorimin e ueb shfletuesit si klient. Mundësia për ti rinovuar dhe ruajtur ueb aplikacionet pa pasur nevojë për instalimin e një softueri në potencialisht mijëra shfrytëzues është një arsye për popullaritetin e tyre.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Në modelet e herëshme kompjuterike , si klient-server, aplikacionet kishin kodin e shpërndarë në server dhe në secilin klient lokal. Me fjalë tjera, një aplikacion kishte klientin e tij me programin që i dedikohej si ndërfaqe dhe duhej te instalohej ndamas në secilin shfrytëzues . Një rinovim në kodin e aplikacionit që ishte në anën e serverit gjithashtu duhej edhe një rinovim në kodin e klientit që ishte instaluar në secilën pajisje të shfrytëzuesit përkatës , duke i shkaktuar stafit teknik shpenzime dhe humbje në kohë .

Ueb aplikacionet si ueb dokumentet janë të shkruara në një format standard si HTML (tash edhe në XHTML), dhe që përkrahën prej ueb shfletuesve të ndryshëm.

Në përgjithësi, secila ueb faqe individuale i dërgohet klientit si një dokument statik. Ueb shfletuesi interpreton dhe i shfaq faqet , dhe luan rolin e një klienti universal për qdo ueb aplikacion.

Më 1995, Netscape shpalosi skriptimin në anën e klientit me anë të gjuhës skriptuese JavaScript, e cila i lejonte programerët të futnin disa elemente dinamike në ndërfaqen e shfrytëzuesit që ishte në anën e klientit. Deri atëherë , të gjitha të dhënat duhej të dërgoheshin në server për procesim, dhe rezultati do të dërgohej nga serveri me anë të një HTML faqeje statike tek klienti.

Më 1996, Macromedia shpalosi Flash, i cili futet në shfletues si plug-in për të krijuar animacione të ndryshme në ueb faqe. Poashtu ka mundësuar përdorimin e gjuhës skriptuese për programimin e interaksioneve në klient pa pasur nevojë për komunikim me server.

Më 1999, koncepti i "ueb aplikacioneve" u shpalos në gjuhën Java në Servlet Specification versionin 2.2. [2.1?].[1][2] Në atë kohë edhe JavaScript edhe XML ishin veqse të zhvilluara , por Ajax ende nuk ishte shpikur. Në vitin 2005, termi Ajax u zbulua, dhe aplikacionet si Gmail filluan ti krijonin ndërfaqet e tyre sa më interaktive.

Ndërfaqet[redakto | redakto tekstin burimor]

Përmes Java, JavaScript, DHTML, Flash, Silverlight dhe teknologjive tjera, metodat specifike si vizatimi ,dëgjimi i zërit , dhe qasja në tastaturë dhe maus janë të gjitha të mundëshme. Shumë shërbime janë projektuar që të kombinohen së bashku me synim që të ketë një ndërfaqe sa më interaktive dhe që është i adaptueshëm edhe me sistemin operativ. Teknikat si drag and drop përkrahen poashtu nga këto teknologji. Ueb zhvilluesit shpesh përdorin skriptimin në anën e klientit për të shtuar funksionalitetin,veqanërisht për të krijuar një eksperiencë interaktive që nuk ka nevoje për ristartim të faqes. Së fundi, teknologjitë janë zhvilluar në atë mënyre që të zhvillohen në koordinim me anën e klientit dhe anën e serverit siq është PHP. Ajax, një teknikë për ueb zhvillim, është një shembull i këtyre teknologjive për të krijuar ndërfaqe sa më interaktive.


Përdorimi në biznes[redakto | redakto tekstin burimor]

Si strategji e kompanive për zhvillimin e aplikacioneve softuerike është që të ofrojnë qasje në ueb për softueret e tyre si aplikacione lokale.Varësisht prej tipit të aplikacionit,mund të kërkohet që të zhvillohet një ndërfaqe shfletuese totalisht ndryshe,ose adaptimi i ndonjë aplikacioni ekzistues për të përdorur tëknologji të ndryshme. Këto programë i mundësojnë klientit që të paguaj një shumë mujore ose vjetore për përdorimin e këtyre aplikacioneve softuerike pa pasur nevojë për instalimin e tyre ne hard diskun e tyre lokal. Një kompani që ndjekë këtë strategji njihet si application service provider (ASP), dhë ASPs kohëve të fundit janë dukë pasur një vëmëndje të madhë në industrinë e softuerit.

Benefitet[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Ueb aplikacionet nuk kërkojnë ndonjë procedurë komplekse që të vendosen në organizata të mëdha.Krejt qka nevoitet është një ueb shfletues kompatibil;
  • Aplikacionet në shfletues kërkojnë pak hapsirë në diskun e klientit;
  • Nuk kërkohet procedura rinovuese sepse të gjitha opcionet e reja që dalin implementohen në server dhe automatikisht janë të shfrytëzueshme nga përdoruesi;
  • Ueb aplikacione integrohen lehtë në procedurat tjera në anën e serverit , siq janë email dhe makinat kërkuese.
  • Ato gjithashtu ofrojnë kompatibilitet në shumicen e platformave si (i.e., Windows, Mac, Linux, etc.) sepse ato operojnë brenda një dritare të ueb shfletuesit.

Të metat[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Ueb aplikacionet absolutisht kërkojnë ueb shfletues kompatibil. Nëse një shfletues vendos të mos e implementoj ndonjë tipar të caktuar, ose heq dorë nga ndonjë platformë ose version të sistemit operativ, mund të ketë pasoja te një numër i madh i përdoruesëve;
  • Aplikacionet në shfletues varen nga fajllat e aplikacionet që gjendjen në serverët në internet. Kështu ,nëse një lidhje shkëputet,aplikacioni nuk do të jetë i mundshëm. Megjithatë , nëse përdoret HTML5 API(ndërfaqja programuese e aplikacionit) siq është mundësinë për shfrytëzim të ueb aplikacionit offline,[3] mund të instalohet në formë lokale, për përdorim offline.
  • Meqenëse shumica e ueb aplikacioneve nuk janë open source, ekziston poashtu një mungesë fleksibiliteti,duke i bërë përdoruesit të varur nga server të palës së tretë,dhe duke mos lejuar modifikimet në softuer dhe parandilimin e përdoruesëve për të përdorur aplikacionet në formen offline (në shumicën e rasteve).
  • Ato janë të varura tërësisht nga disponueshmëria e serverit për mundësimin e aplikacionit.Nëse një kompani falimenton,dhe serveri është i fikur, përdoruesit nuk do të mund të kenë më qasje. Shumica e softuereve të instaluar vazhdojnë funksionalitetin e tyre edhe pas shitjes së kompanisë që e ka prodhuar atë (por nuk do të ketë mundësi për rifreskimin e shërbimeve të përdoruesit);
  • Kompania teoritikisht mund të shoh gjithqka që përdoruesi bën. Kjo mund të shkaktojë probleme në privatësi.

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Alex Chaffee (17. Gusht 2000): What is a web application (or "webapp")?. Vizituar në 27. Korrik 2008.
  2. ^ James Duncan Davidson, Danny Coward (1999-12-17). Java Servlet Specification ("Specification") Version: 2.2 Final Release. Sun Microsystems, 43–46. Retrieved on 2008-07-27. 
  3. ^ Multiple: Offline Web applications - HTML5. WHATWG. Vizituar në 9. Gusht 2010.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]