Universiteti Epoka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Epoka University
Universiteti Epoka

Latin: Tempus
Slogani: Epoka e Re e Arsimimit
Themeluar: 2007
Tipi: Privat. Nivele studimi: Baçelor, Master, Doktoraturë
Rektor: Prof. Dr. Remzi Altin
Fakultet: 50
Stafi: 25
Studentë: 1000 (max. i pritshëm 2000)
Diplomë e Nivelit të Parë: 800
Diplomë Nivelit të Dytë: 200
Kampusi: Rinas
Website: www.epoka.edu.al
300px

Universiteti Epoka është universitet privat i hapur në vitin 2007 në Tiranë dhe akredituar ne vitin 2011.[1] Ka të dhëna që universiteti është pjesë e lëvizjes Gülen (Gylen),[2] që është aktive në Shqipëri që prej vitit 1992, dhe operon një numër shkollash (Kolegjet Turke) nepërmjet kompanisë Turgut Özal Education Company.[3] Si këto shkolla, ashtu edhe Universiteti Epoka dallohet me kualitet të lartë të mësimdhënies.

Universiteti Epoka ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi (memo) me universitete në vende të ndryshme. Në Shqipëri operon në bashkëpunim me Universitetin Bedër, të themeluar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.[4][5] Rektori aktual i Universitetit Bedër, Dr. Ferdinand Gjana, ka qenë më parë zv. rektor i Universitetit Epoka.[6]

Epoka ështe universiteti me faqe Interneti më të mirë në Shqipëri.[7]

Universiteti Epoka ka dy fakultete, Fakultetin e Arkitektures dhe Inxhinierise dhe Fakultetin e Ekonomise dhe Shkencave Administrative, dhe tete departamente akademike, si dhe dy qendra kerkimore.[8][9]


Universiteti Epoka ka 1000 studente, perfshire 200 studente pasuniversitare. Studentet vijne nga Shqiperia dhe vendet fqinje shqipfolese, si dhe Turqia.

Shumica e stafit akademik dhe administrates drejtuese vjen nga Turqia, ka studiar ne shkollat e lëvizjes Gülen (Kolegjet Turke), dhe aderon në këtë lëvizje. Nje pjese e vogel e pedagogeve jane jo-myslimanë, vijne nga vende te tjera vec Turqisë, dhe jane te arsimuar ne Perendim.[10]

Gjuha e mesimdhenies eshte anglisht dhe programet jane ne perputhje me Sistemin e Bolonjes. Kampusi eshte ne Rinas, 12 km (30 min) nga qendra e Tiranës, prane Aeroportit Nene Tereza.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

References[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Agjensia e Akreditimit
  2. ^ Kerem Öktem, "New Islamic actors after the Wahhabi intermezzo: Turkey’s return to the Muslim Balkans", European Studies Centre, University of Oxford, December 2010
  3. ^ Turgut Özal Education Company Faqja Zyrtare
  4. ^ Nenshkrimi i marreveshjes se bashkepunimit ne faqen e Universitetit Epoka
  5. ^ Nenshkrimi i marreveshjes se bashkepunimit ne faqen e Universitetit Beder
  6. ^ CV-ja e Rektorit të Universitetit Bedër
  7. ^ Renditja Web e universiteteve ne botë
  8. ^ EUCES faqe interneti
  9. ^ ECTRC faqe interneti
  10. ^ CV-të e pedagogeve sipas departamentit