Lëvizja Gjylen

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Lëvizja Gülen)
Shko te: navigacion, kërko

Lëvizja Gülen (Gylen) është një nga lëvizjet fetare me te rëndësishme në Turqi. E merr emrin nga themeluesi i saj, Fetullah Gulen, një hoxhe nga Anadolli, tashme rreth 70-vjeçar. Ndjekësit e saj janë te përfaqësuar gjerësisht në elitën politike, administrative, dhe tregtare te Turqisë. Lëvizja Gülen është pronare e gazetës me te madhe turke, Zaman. Në nivel ndërkombëtar, Lëvizja Gülen është e njohur për sistemin e saj arsimor.

Mbrojtësit e Lëvizjes Gülen[redakto | redakto tekstin burimor]

Mbrojtësit e Lëvizjes Gülen thonë se fokusi i saj mbi arsimin dhe një version me te moderuar te Islamit, që përfshin edhe vlera jo-fetare, e bëjnë ketë lëvizje me te pranueshme për Perëndimin. Fetullah Gulen është shprehur kundër terrorizmit dhe protestave te dhunshme.[1][2]

Kritiket e Lëvizjes Gülen[redakto | redakto tekstin burimor]

Kritiket e Lëvizjes Gülen thonë se kjo është thjesht një lëvizje fetare që do te shtrije ndikimin e saj duke u shtire si përparimtare, dhe se lëvizja ka si qëllim te vërtete infiltrimin në qeveritë e shteteve ku operon shkolla përmes te diplomuarve në këto shkolla.[3] Po ashtu kritiket thonë se lëvizja është Neo-Otomane dhe ka qëllim rikthimin e Perandorisë OsmaneBallkan.[4]

Lëvizja Gülen në Shqipëri dhe Kosove[redakto | redakto tekstin burimor]

Në Shqipëri dhe Kosove, Lëvizja Gülen ka ndërtuar një rrjet shkollash nga cikli i ulet (Kolegjet Turke) deri ne te lartin (Universiteti Epoka), te cilat operohen nga Turgut Özal Education Company dhe Fondacioni Arsimor Gulistan.[citim i duhur]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ The Role of Endowment Foundations in the Private Higher Education in the Balkans: The Case of the Minority Muslim Communities
  2. ^ Gulen Movement, interfaith dialogue and Albania
  3. ^ Fethullah Gülen's Grand Ambition, Turkey's Islamist Danger, by Rachel Sharon-Krespin, Middle East Quarterly, Winter 2009, pp. 55-66
  4. ^ Albanian Muslims Grapple with Religious Identity

Lidhje te jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]