Vegla informatike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Vegla informatike është një vegël abstrakte e paprekshme me dorë e krijuar në bazë të operacioneve matematikore që luhet nga llogaritës të ndryshëm të quajtur procesorë dhe për qëllim ka aktivizimin apo mbajtjen aktive të funksioneve të makinave të ndryshme mekanike me sisteme të automatizuara elektronike.

Tërësia e këtyre veglave në gjuhën profesionale të zhvilluesve të tyre është e njohur si (lexo: Softuer/ Softver ) "Software" dhe është termi më i përhapur në botë për këto vegla.

Me kombinimin e veglave informatike krijohen kode me informacione të ndryshme që mundësojnë aktivizimin, mbajtjen aktive të aparateve e makinave të automatizuara dhe veglave të instaluara në to. "Luajtja" e këtyre kodeve nga veglat elektronike të dirigjuara nga një procesorë na shfaqet si një program info-auto-matik.

Për dallim nga veglat mekanike informative (rregullatorët mekanik) të përdorura në pajisje të ndryshme elektrike këto vegla futen në formë të dhënash në një pjesë elektronike të ashtë quajtura procesor nga ku komandojnë pjesët tjera elektronike.

Me rritjen e zbatimit të teknologjisë elektronike në sferën argëtuese dhe komunikuese gjatë periudhës së fund shekullit të kaluar, për një kohë të gjatë është sigurua zhvillimi i mëtejshëm i elektronikës.


Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Dukuria e zbatimit të njohurive (informatave) mbi natyrën në natyrë nuk është e re. Si efekt i zbatimit të kësaj është edhe bota abstrakte (e imagjinuar) e krijuara pas fillimit të artikulimit të qenies njerëzore. Artikulimi i njeriut ka shkaktuar revolucion në zhvillimin e inteligjencës në planetin e quajtur Toka. Dukuria e zbatimit të informatave nga vetë veglat e punës është një kulm i këtij zhvillimi me të cilin botës së krijuar me artikulim i shtohet edhe një dimension, një artikulim i përsosur nëpërmjet veglave të punës.

Rruga e zhvillimit të inteligjencës deri te veglat informatike ka qenë e gjatë dhe përplot dështime e suksese. Në të kallurën janë bërë përpjekje të shumta që gjërat e vdekura të i fusin të veprojnë në bazë të një kodi. Deri me zbulimin e rrymimit elektrik dhe zbatimit të tij në veglat mekanike, kjo ka qenë e mundshme vetëm nëpërmjet kodeve mekanike. Ka pasur suksese për futjen në veprim sipas kodit biologjik por ai kishte vlerë vetëm për gjallesat.

Në jetën e përditshme zbatimi i kodit mekanik nga rregullatorët është bërë në disa vegla mekanike si p.sh. kutia mekanike muzikore në të cilën në mënyrë mekanike bëhet leximi i të dhënave, makinat mekanike llogaritëse.

Nga rregulatorët mekanikë deri te rregulatorët elektromekanik[redakto | redakto tekstin burimor]

Me përsosëshmërin mekanike dhe kombinimin e saj me elektricitetin, pra me ndërtimin e makinave elektrike ishte hapur rruga e kodimit elektrik. Kjo paraqiste dukurin e parë të kombinimit të një substance me një fushë dhe lejonte komandimin e substancës nga fusha e cila qarkullonte në substancë. Me këtë fillon edhe zhvillimi i elektronikës, që paraqiste një kufi në mes të makinave që si fuqi shtyrje përdornin rrymën dhe makinat të cilat këtë rrymë e përdornin edhe për leximin e një kodi elektromekanik me qëllim komandimi të pjesëve të ndryshme.

Kjo dukuri në jetën e përditshme paraqitet me shpikje të shumta si televizori, makinat të tjera me vegla mekanik rregulluese (rregullatorë) si ajo e larje, frigoriferit etj.

Kulmi i zhvillimit të makinave elektrike formohet me zhvillimin e makinave llogaritës elektrike të cilat janë baza e zhvillimit të makinave që funksionojnë me kod informatikë. Këto makina kanë aftësi të komandojnë në mënyrë më inteligjente rrymimin e elektricitetit me çka komandohet edhe aktivizimi i pjesëve të ndryshme elektrike dhe elektronike të makinave.

Nga regullatorët në vegla informatike[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 1962, Philippe Dreyfus për të treguar përpunimin automatik aritmetik të informacionit fillojë të përdorë një bashkë dyzim të termave shkencore (latin) për të dhënat informacioni dheautomatik për vetë funksionues.

Për dallim nga rregullatorët paraardhës me veglat informatike aktivizimi, ndalimi i aktiviteteve apo freskimi i të dhënave për makinat apo pjesët e saja me qëllim të kryerjes së një funksioni apo pune bëhet sipas një skeme të paramenduar të shkruar në një kod, në një plan program me të dhëna operative që zakonisht quhen gjuhë programuese e cila është e koduar sipas gjuhës së makinës që luhet nga pjesët elektronike të quajtura procesor (aktiv dhe pasiv).

Me ndihmën e këtyre veglave primitive informative (gjuhëve programuese apo operacioneve matematikore) krijohen vegla të ndryshme abstrakte me anën e të cilave bëhet i mundshëm komandimi i substancës së vdekur dhe komunikimi i mendimit të njeriut nëpërmjet fushës me substancën e vdekur si dhe me vetë njeriun. Niveli i shkallës së zhvillimit të gjuhës programuese jep edhe cilësinë e artikulimit të njeriut në këtë dimension. Varësisht se sa primitive është gjuha e përdorur aq më shpejtë e kupton makina dhe anasjelltas sa më komplekse është gjuha aq më shpejtë e kupton njeriu.

Përdorimi i gjerë i këtyre veglave ka arritur kulmin në fushën e argëtimit dhe komunikimit ndër-njerëzorë që bëhet me ndihmën e kompjuterit personal dhe konzolave të ndryshme të lidhura në një rrjetë nga të cilat më e njohura është rrjeta e ashtë quajtur "internet". Me arritjen e kulimit në këto dy fusha të jetës është mundësuar kalimi shumë më i shpejtë nga veglat elektroteknike në ato elektronike e më këtë në fazën e parë të tyre në makina informatike. Së paku prezenca e tyre edhe në shoqëritë më të zhvilluara nuk dominon.

Zhvillimet teknike[redakto | redakto tekstin burimor]

Kalimi nga kodi elektrik në kodin informatikë te makinat elektronike ka filluar me zhvillimet teknike në lëmin e informatikës të cilat në përditshmëri paraqiteshin nën emrin "Software". Ky pagëzim i kodit informatikë i bërë nga pionieret e kodit, është bërë me qëllim të shpjegimit të funksionit përbrenda shoqërisë me njohuri nga gjuha angleze ashtu që të dallonin nga kodet paraardhëse dhe nga makinat e pajisura me këtë kodë "Hardware" që në fillim ishin kryesisht vegla elektronike të lidhura në një rrjetë me një qendër shërbyese të futur në kompjuter personal.

Si do që të jetë kenë, si gjuhë e ndërtimit të veglave të argëtimit ka dominuar gjuha programuese "C++" sa i përket lojërave vizuale, për veglat shërbyese dhe operative përdoren vegla vetjake të krijuara nga operacionet e matematikore për plane (platforma) të ndryshme, ndërsa si vegël abstrakte në aparatet elektroteknike vlerësohet të jetë gjuha "Java" si gjuhë më e saktë dhe e afërt me gjuhën e makinës.

Jehona e zhvillimeve[redakto | redakto tekstin burimor]

Jehona e zhvillimeve të kodit informatikë elektronik e sidomos veglave informatike ndër shtete e elektrifikuaka dhe paksa të zhvilluara ekonomikisht ka qenë shumë e madhe sa në gjuhët e tyre të përditshme kanë përvetësuar shumë fjalë nga zhvilluesit, të cilët kryesisht përdorin gjuhën angleze si gjuhë ndër-komunikuese dhe si gjuhë në mes të gjuhës së njeriut dhe gjuhës programuese. Përhapja e këtyre fjalëve ka tërhequr në gjirin e vetë gjithnjë e më shumë të interesuar jo vetëm në lëmin e informatikës por edhe të interesuar për qëllime komerciale. Kjo vije nga thjeshtësia e cila përdoret për të komunikuar në gjuhët programuese, thjeshtësi e cila nga komercialistët propagandohet si moderne dhe kulturë e avancuar.

Kthimi nga argëtimi në nevojë[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas arritjes së kulmit të zhvillimit të veglave për argëtim dhe komunikim gjithnjë e më tepër vije në dukje nevoja për përdorimin e tyre në makina si vegla pune në jetën e përditshme jo vetëm në industri por edhe në amvisni. Për këtë qëllim në industri bëhen përpjekje shumë më të mëdha për zbatimin e këtyre veglave në amvisni ku edhe pritet një konsum shumë më i madh por që prodhimtaria e tillë nuk sjellë fitimet si në fushën argëtuese dhe komunikuese.

Llojet e veglave[redakto | redakto tekstin burimor]

Klasifikimi dhe sleksionimi i veglave informatike është një "shkencë në vete". Numri i veglave dhe numri i pagëzimit të paketave me këto vegla është aq i madhë sa që lirisht mund të flitet për një botë në kuptimin e plotë të fjalës. Kjo botë e të dhënave përbëhet nga veglat më primitive informatike gjer në ato që na duken të njofshme nga bota e artikullimit dhe ajo reale. Në faktë të gjitha elementet e kësaj bote i kanë rrënjët në botën reale të cilën njeriu deri më tani e ka artikulluar. Bota abstrakte e njeriut e krijuar me fillimin e artikullimit është e ngjashme me botën abstrakte të krijuar nga këto vegla dhe njëherit në mënyrë vizuale na paraqitet edhe si botë reale të cilën mund ta "prekim" dhe në të njëjten kohë e komandon makinën për të na paraqitur iluzionin.

Në fillim, me kalimin nga kodi elektrik në kodin informatik paraqiten veglat e para ndërmjetësuese mes gjuhës së makinës dhe gjuhës së njeriut. Për këto vegla thuhej se janë programe operuese të shkruara në gjuhën e makinës. Me ndihmen e këtij kodi krijohej forma e një plani të veprimimit që njihet me emrin platforma. Mbi këto platforma pastaj mund të krijoheshin kombinime të ndryshme të veglave që në përditëshmëri quhen Programe. Në bazë të këtij aspekti veglat informatike mund të ndahen në vegla

  • Të aktivizimit të rrjetit elektronik
  • Të ndërtimit të sistemit operues të ati rrjeti, platformës
  • Të ndërtimit të programeve të varrura apo të lira nga plaforma

Kategoria e parë bëhet në gjuhën e makinës ndërsa e dyta nga gjuha e makinës por mund të krijohet edhe mbi veglat e sistemit operues dhe kategoria e tretë programeve të ndryshme teknike, operative, zbatuese, ekzekutuese etj. Natyrisht të gjitha këto të dhëna pranohen nga procesori në gjuhën e mainës i cili i luan ato sipas rendit të dhënë nga vetë veglat abstarkte.

Kategoria e tretë është më e gjëra dhe zakonisht krijohet në gjuhët programuese. Në këtë kategori hynë kode të shkuara sipas një gjuhë programuese, vegël e krijuar nga gjuha e makinës që shërbehet me shrehje të përkufizuara që më lehtë mund të kuptohen nga njeriu.

Po ashtu kjo kategori ndahet më tutje sipas nivelit të krijmit, qëllimit dhe funksionit. Për krijimin e tyre përdoren gjuhët programuese të cilat ndahen në tri kategori:

  • Të afërta me gjuhën e makinës (asembler)
  • Të mesme me gjuhën e makinës dhe njeriut (C++, Java etj)
  • Të afërta me gjuhën e njeriut të njohura edhe si skripte (Html, JavaScript etj)

Paketat e veglave të shkruara në gjuhët e afërta me atë të makines zakonisht kanë të bëjnë më shumë me anën teknike të pjesëve elektronike dhe më pakë për veglat e programet tjera. Këto paketa të të dhënave futen në tru (memorje) nga ku procesori e merr rradhitjen e tyre dhe e luan atë paketë.

Gjuhët e mesme ndahen në dy grupe të mëdha: të nivelit të lartë dhe të ultë. Ato të nivelit të lartë përdoret në paisje të ndryshme elektronike (telefona, televizor etj) ndërsa ato të nivelit të ulët përdoren kryesisht për kompjuter personal. Gjuhët e nivelit të lartë janë të sakta dhe me paraqitjen e gabimit në kod ato nuk pranohen nga konvertuesi i gjuhës përkatëse. Ndërsa tek gjuhët e nivelit të ulët devijimet përbihen nga konvertuesit ashtu që zbatimi i programit vazhdon më tutje edhe përkundër gabimit që paraqet për makinën.

Përbirja e gabimit nga konvertuesit ka bërë të mundëshem krijimin e botës imagjinare jashtë ligjeve të natyrës, dukuri e cila gjenë zbatim të madhë në lojrat vizuale.

Si do që të jetë me ndihmën e këtyre veglave janë krijuar elemente informatike po thuaj pasqyra e gjitha elementeve nga bota reale, duke filluar nga gjilpëra deri tek gjithësia e duke përfshirë edhe imagjinatën e njeriut jashtë ligjeve natyrore. Janë krijuar programe të cilat në disa lëmi e kanë bërë të pa nevojshëm provën e funksionimit të elementeve reale, e gjithë kjo është arritur në bazë të futjes së të dhënave të njohura nga bota reale në një paketë të të dhënave në një llogaritës.

Krijimi i veglave të reja[redakto | redakto tekstin burimor]

Krijimi i veglave të reja është i lidhur ngusht nga përdorimi i atyre primitive edhe përkundër gjuhëve programuese dhe teknologjive të prodhimit të procesorëve të shpejtë. Zhvillimi i intelegjencës njerzore në komunikimit me makinat po thuja se ka arritur një kulm. Kjo vërehet me afësit e njerzëve për të ndërtuar makina elektronike të paisura me vegla informatike. Përderisa veglat informatike janë të mbi zhvilluara ato elektroteknike ende kanë ngelur prapa edhe përkundër luajtësve të shpejtë të informatave.

Kështu krijimi i veglave të reja zhvillohet kryesisht në makinat llogaritëse elektronike si kompjteri për zbatimin e të cilave nuk ka nevojë për veprime inetelegjente mekanike (një ekran, një autoperlant, një komandues).:P

Veglat në tregë[redakto | redakto tekstin burimor]

Tregun e veglave informatie e dominojnë paketat e programeve të njohura si "software" dhe paketat e veglave për sistemet operuese si mbajtës rë rrjetit elektroni të komjuterit apo komjuterave. Si programe ofrohen edhe pjesë të programeve operative të cilat përbëhen nga shërbime të ndryshme mirëmbajtëse të sistemit operativ apo rrjetave të ndryshme elekronike dhe që futen si pjesë të paketave kryesore. Dallimi në mes të pjesëve shërbyese të sistemit dhe programeve për qëllime tjera është i ngatërruara. Si do që të jetë të gjitha janë programe mirëpo qëllimet dhe funksionet janë të ndryshme njëri vepron si i pamvarur ndërsa tjetri hynë si pjesë e në sistein e një programi.

Në tregë hasim paketa të veglave informatike për:

  • Mirëmbajtjen e sistemit operues të rrjeteve të ndryshme, këto janë kryesish shtesa
  • Kryerjen e një funksioni të caktuar përbrenda një veprimtarie apo disa veprimtarive dhe mund të qëndrojnë të "pavarrua", dhe
  • Krijimin e një veprimtarie të tërë (të bazuar nga jeta reale) një laborë informatik.

Krijimi i veglave dhe pakove të veglave kërkon punë dhe kohë e cila mund të kompenzohet me të holla. Mirëpo për veglat informatike njerizimi kishte liri ligjore të kopjimit dhe inçizimit të tyre në mediume personale, pasi që ato nuk ishin mallë që mund të prekej. Me kalimin e kohës në ShBA fillon të krijohet infrastruktura ligjore për mbrojtjen e punës së krijuesve të veglave. Pas një kohe janë krijuar mekanizma juridik të njohura si liçenca që i mbrojë paketat e veglave por jo edhe veglat primitive. Ashtu që krijimi i paketave të mund të zhvillohej më tutuje edhe si veprimtari ekonomike e shoqërore së pari brenda kufinjëve të ShBA-së e më vonë edhe më gjërë këto. Më këtë paketat informative fillojnë të merren si produkte shërbyese që mund të paguhet. Mirëpo siç është me të drejten e tregjeve disa liçeca nuk kanë vlerë në disa tregje të shteteve tjetra, e disa shtete ende nuk kanë paraparë ligje shtetrore për mbrojtjen e "produkteve" krijuese. Si do që të jetë deri më tani janë të njohura paketat informative:

  • Të lira për përdorim të gjërë (Freeware) me disa kushte të paradhëna, dhe
  • Të ndaluara për përdorim të gjërë (Shareware) por të lejuara për përdorim personal me kundër vlerë të dhënë në para.

Që të dyja këto kanë një llojë mbrojtje ligjore e cila edhe pas sa viteve është në zhvillim dhe për përdoruesit normal, kufinjët e përdorimit janë të paqarta.

Si do që të jetë këto paketa mund të meren si produkte të regjistruara në një medium (zakonisht disqe rë ndryshme) apo të zhgarkohen (inçizohen) nga rrjeti më i madh "interneti" ose lidhje direkte. Pas instalimit d.m.th aktivizimit të paketës në kompjuter ato futen në regjistrin e sistemit operues dhe është lehtë të identifikohen, gjë që bëhet me qëllime të ndryshme ndër të cilat është edhe aktualizimi i tyre.

Veglat e krijimit të gjuhëve programuese[redakto | redakto tekstin burimor]

Veglat transformuese të gjuhëve prograuese[redakto | redakto tekstin burimor]

Janë veglat më primitive informatike që bëjnë transformimin e një gjuhe programuese në gjuhën e makinës saktësisht në impuse me energji të vogël elektrike me të cilat operonë një vegël elektronike. Këto vegla përpilohen nga zhvillues të afërt me logjiken matematikore si me gjuhën amëtare. Këto vegla hynë në nivelin e lartë edhe pse për njeriun janë primitive ato për makinën janë impulse elektrike. Këtyre veglave zhvilluesit u thonë makina vituale, që d.m.th makina vizuale sepse në fakt nuk kanë ndonjë mekanizëm që mund të preket por përbëhet vetëm nga informacioni dhe e vetëmja mundësi e vërejtjes së tyre është ajo e vizatuar në një planë dhe rezulltati që japin, një tekst i koduar i aftë për shëndrim të shpejtë në impulse elektrike.

Ky repart/paket e veglave informatike i quajtur makinë vizuale nga zhvilluesit, ka disa komponente e mekanizma me fjalë tjera vegla që bëjnë të mundëshëm transformimin dhe reagmin në rastë të shkëputjeve të rrjedhës së signalit, të informatës d.m.th në rastë gabimi, i cili shkaktohet përshkakë të kombinimit të gabuar të operacioneve matematikore logjike jashtë të cilave njehësuesi nuk mund të funksiononë.

Veglat e gjuhëve programuese[redakto | redakto tekstin burimor]

Veglat e gjuhëve programuese janë vegla informatike që për nga shkalla e zhvillimit hynë në pjesën e lartë të kategoris së parë të veglave informatike në përgjithësi. Këto vegla elemente të gjuhës së shkruar e të pa folur por të luajtur nga veglat elektronike, shërbejnë si alfabeti, gramatika dhe vetit tjera të gjuhës së folur.

Si vegël elementare e gjuhëve programuese merren komandat që na zhvilluesit varrësisht nga gjuha thirren me terme të ndyshme, kryesisht terme të huazuara me kuprimin komanda, urdhëresa, udhëzime etj. Këto përdoren në kombinime përkatëse dhe në mes tyre futen operacione të ndryshme të matematikës, të formuluara afër ësimeve nga matematika në jetën e përditëshme me disa ndryshime të vogla nga gjuha në gjuhë. Disa nga gjuhët të quajtura gjuhë të orjentuara në objekte, për lehtësim të përpilimit të kodit me ndihmen e veglave elementare ndërtojnë vegla më komplekse të cilat i quajnë klasa, e me ndihmen e të cilave krijojnë nën- e mbiklasa ashtu që kombinimi i tyre sipsa rregullave të caktuara mundëson krijimin e objekteve informative. Këto objekte janë amëza të rgjistruara dhe varrësisht nga nevoja mund të përdoret për ndërtimin e objekteve edhe më të larta (më komplekse). Me fjalë të tjera krijohet një regjistër, një rrjetë e tillë që ndërtimi i veglave të thjeshta është i panevojshëm për ndërtimin e veglave më të përsosura. Kështu p.sh një luajtsi virtual të registrae të formateve muzikore (p.sh.: mp3) i cili mund të shkarkohet nga interneti si një objekt (amzë) i një gjuhe programuese mund të i futen individualisht vegla plotësuese dhe nga ai objektë të zhvillohet në lujtës të formateve tjera p.sh të regjistrave të formatit filmik (p.sh.: mpg).

Si do që të jetë si vegla bazë të gjuhëve programuese mund të merren:

  • elementet komanduese - fjalë kryesisht të prera nga anglishtja
  • operatorët matematikorë - operacione nga matematika logjike, formula matematikore me shkrim të përshtatur për prezentim
  • transformuesit në gjuhën e makinës - makinat vizuale, veglat koduese të domenit të shkruar në gjuhën programuese në kodomen elektrikoinformatik
  • veglat e krijuara përbrenda gjuhës të krijuara nga elementet komanduese dhe operatorëte gjuhës përkatse
    • klasat - një repart i vegave që mund të paraqitet edhe si një aparat apo objekt informatik
    • objeket - një rrjetë e veglave dhe klasave informatike të gjuhëve programuese.
    • mbi objektet - një rrjetë e veglave, klasave dhe objekeve informatike të gjuhëve programuese.
    • veglat grafike informatike - të njohura si ikone, tregues, shfetues, editor, punishte, programe etj.

Veglat më të njohura[redakto | redakto tekstin burimor]

Vegla të cilat i hynë në punë po thuaj çdo përdoruesi ë kompjuteri janë:

  • Amëza - adresa e përbashkët e disa fletave dhe regjistrave
  • Regjistri - adresa vetjake e fleës apo disa fletave
  • Fleta - adresa vetjake e një regjistri të thjeshtë
  • Formatet - format (prapahtesat) e paraqitjes së fletave, regjistrave, veglave, etj.

Shiko dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]