Vepra 10 (Ismail Kadare)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vepra 10 me Autor Ismail Kadare. Shtëpia Botuese "Onufri". Faqet e librit 400.

Në këtë vëllim përfshihen romanet "Kush e solli Doruntinën" dhe "Ura me tri harqe", si dhe rrëfimi i gjatë "Breznitë e Hankonatëve".

Dy romanet janë bazuar mbi legjendat e njohura mesjetare të kthimit të nuses së martuar larg dhe të ndërtimit të një ure, e cila, për të qëndruar kërkon një fli.

Të dyja veprat janë të përkthyera dhe të njohura gjerësisht në më shumë se tridhjetë gjuhë të botës. Vepra e tretë, saga e familjes së vjetër të Gjirokastrës është një krijim i veçantë, shkruar në formën e kronikës, një traditë që në kulturën shqiptare nis me "Rrethimin e Shkodrës", shkruar në latinisht prej Marin Barletit.