Vepra 16 (Ismail Kadare)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vepra 16 me Autor Ismail Kadare. Shtëpia Botuese "Onufri". Faqet e librit 590.

Në këtë vëllim, përveç dy romaneve të shkurtra "Shkaba" dhe "Çështje të marrëzisë", është përfshirë romani tjetër "Aktori", i njohur më parë me titullin "Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut", si edhe drama "Stinë e mërzitshme në Olymp".

Në këtë të fundit, e vetmja pjesë teatrale e Kadaresë, autori rindërton, sipas versionit të vet, trilogjinë e famshme të Eskilit, prej së cilës, pas humbjes së pjesës së parë dhe të tretë, ka mbetur vetëm pjesa e mesme "Prometheu i lidhur".