Vepra 4 (Ismail Kadare)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vepra 4 me Autor Ismail Kadare. Shtëpia Botuese "Onufri". Faqet e librit 496.

Ky vëllim përbëhet nga dy romane: "Lëkura e daulles" dhe "Kronikë në gur".

"Lëkura e daulles" u shkrua dhe u botua në vitin 1967, në revistën "nëntori", për të dalë një vit më pas, si libër më vete, me titullin "Dasma".

Bërthama e romanit "Kronikë në gur" ka qenë novela "Qyteti i jugut", shkruar dhe botuar në vitin 1964. Romani u shkrua disa vite më pas, për t'u botuar më 1971, me titullin e sotëm.