Viktor Zhusti
Viktor Zhusti është një aktor shqiptar. Lindi më 8 dhjetor të vitit 1942 në Athinë - Greqi.
Ka luajtur shumë role dhe përpara viteve ’90, kur lulëzonte veprimtaria në Kinostudio Shqipëria e Re, ishte një nga aktorët më të kërkuar. Galeria e roleve të Viktor Zhustit është e pasur. Ka luajtur partizanin e ashpër, por edhe babain e dhembshur, të riun përpara dilemave, por edhe të dashuruarin, që mundohet të tejkalojë paragjykimet. Disa prej filmave ku ai ka luajtur, mund të përmendim telekomedinë “Shi në Plazh”, ku luan rolin e Alber-it, një nga komeditë më të bukura shqiptare, që i ka rezistuar kohës. Për të vijuar me filmin “nëntori i dytë”, ku luan rolin e Pandeli Sotirit, “Taulanti kërkon një motër”, rolin e babait, Pirros. Një tjetër rol babai, tek “Kur xhirohej një film”, për të vazhduar me rolin e Llano Bletës tek “Dhe vjen një ditë”, “Malet me blerim mbuluar”, etj. Roli i doktorit në skenën e teatrit Kombëtar me Te gjithë kanë huqe e kthen atë pas gati 20 vjetesh sërish në vëmendjen e publikut. Dëshiron të rikthehet sërish, por këtë herë me një projekt të vetin në teatër.
Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Rikostrunsioni
- Dollia e dasmes time.
- Delegacioni (1998) profesor Leo
- Në kërkim të kujt (1992) serial
- Tingulli i heshtjes (1989) serial
- Dhe vjen një ditë (1987), Llano Bleta
- Taulanti kërkon një motër (1984) .... Piro
- Nëntori i dytë (1982) Pandeli Cale
- Kur xhirohej një film (1980)
- Gëzhoja e vjetër [1980]......Pandi Myllo
- Malet me blerim mbuluar (1971)......Jaho
- Komisari i dritës (1966) .... Mark Dedina
Role në teatër[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Biznesmeni (2024)
- Testamenti (2024)
- Coriolanus (2022)
- Dama me kamelie (2017)
- Kush e solli Doruntinën (2016)
- Djemte Gazmor ( 2014 ) Komedi
- Kush ka frikë nga Virginia Wolf (2009 - 2010) Teatër, dramë
- Te gjithë kanë huqe (2009) Teatër, komedi
- Mësuesi i letërsisë - (1985)
- Shi në Plazh- (1984) Teatër, komedi......Alberi
- Komunistët Teatër, dramë
- Toka e ndezur Teatër, dramë
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Biografia e plote e Viktor Zhustit Arkivuar 10 mars 2013 tek Wayback Machine
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |