Wikipedia:Artikulli i javës/2023/15

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fotografi shoqëruese për artikullin

Arsimi në Prishtinë, kryeqyteti i Kosovës, përbëhet nga arsimi fillor, i mesëm dhe i lartë. Prishtina strehon një numër institucionesh publike dhe private, si Universiteti “Hasan Prishtina”, Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës. Shekullin e kaluar, Prishtina ka tërhequr një numër të konsiderueshëm studentësh nga Kosova. Sot, qyteti i Prishtinës pret një numër të madh intelektualësh, profesorësh, akademikësh, studentësh dhe profesionistësh në sfera të ndryshme.