Wikipedia:Bisedoni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

A dëshironi të bashkëbisedojmë live në çat?

Çdokush mund të bisedojë live me përdorues të tjerë të Wikipedias duke përdorur IRC. Për këtë rekomandohen të përdoren programe të posatçëm për çat. Të tjerët mund të shkarkojnë nga interneti softuerët X-Chat, mIRC, Trillian ose edhe të tjerë. Përdoruesit e Mozillas e kanë një program të tillë të përfshirë në softuer i cili quhet ChatZilla. Për ata persona që nuk kanë mundësi të instalojnë softuera si pshm. Firefox ose Opera ka edhe mënyren direkte duke përdorur shfletuesin e internetit Internet Explorer me javascript dhe duke klikuar pshm. këtu. Për të hyrë në dhomën e çatit ka mënyra të ndryshme ngaqë edhe programet janë të ndryshme.

Për dhomën shqiptare të wikipedias përdoren /server irc.freenode.net dhe /join #sq.wikipedia.


Për të komunikuar në çat te freenode për shembull me programin e shumëpërdorur mIRC ju duhen këto të dhëna:

  • "Description:" FreeNode: Random server
  • "IRC-Server:" irc.freenode.net
  • "Port(s):" 6667
  • "Group:" FreeNode

Me urdhrin e mëposhtëm mund të futesh brenda në dhomën shqiptare.

  • /join #sq.wikipedia

Ja disa prej dhomave të çatit IRC që duhen për të biseduar në wikipedia:

  • #wikipedia - dhoma kryesore e bisedimit
  • #sq.wikipedia - dhoma e Wikipedia-s në Shqip
  • #mediawiki - për bisedim rreth softuerit MediaWiki, kërko ndihmë në rast vandalizmi të madh
  • #wikimedia - për bisedim rreth fondacionit
  • #wikimedia-tech - për ndihmë teknike rreth projekteve të fondacionit

Ja disa nga urdhëresat që përdoren në IRC
Shumica e klientëve-IRC vihen në zbatim duke përdorur tastaturën. Të gjitha urdhëresat fillojnë me /
Lidhje me serverin /server chat.freenode.net
Hyrje në kanalin e wikipedias shqip /join #sq.wikipedia
Ndryshimi i nofkës /nick <nicktjetër>
Regjistrimi i emrit të përdoruesit dhe mbrojtja e saj me fjalë sekrete (vetëm një herë) /msg nickserv register <fjala sekrete> <adressa e-mail>
Identifikimi i emrit të përdoruesit (çdo herë) /msg NickServ identify <fjala sekrete>
Kërkesë për bisedë private /query <Nickname>

Në dhomë nuk gjendet asnjë wikipedian shqipfolës?

Kjo vjen ngaqë aktualisht dhoma vizitohet shumë rallë për shkak të numrit të vogël të të interesuarve. Dita e dielë pasdite është zakonisht koha kur në dhomë mund të gjenden ndonjëherë disa bashkëbisedues.