Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2019/29

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kodi i Hamurabit është ndër sistemet ligjore më të vjetra në botë i shkruar nga Hamurabi në vitin 1754 p.e.s.. Kodi i Hamurabit u shkruajt në një stele, një monument guri i madh dhe i vendosur në një vend publik që të gjithë ta shihnin atë, megjithëse mendohet se pak veta dinin të shkruanin e të lexonin. Kjo stele më vonë u plaçkit nga Elamitët dhe u hoq nga kryeqyteti i tyre, Susa; ajo u rizbulua atje më 1901 dhe gjendet tani në Muzeun e LuvritParis. Kodi i Hamurabit përmban 282 nene, i shkruar në 12 tableta. Ndryshe nga ligjet më të hershme, ai shkruhej në gjuhën akadiane, gjuha ditore e Babilonisë dhe mund të lexoheshin kësisoj nga çdokush në qytet që dinte të lexonte.