Hamurabi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Hammurabi
Titulli Mbret i Babilonisë
Paraardhësi Sin-Muballit
Pasardhësi Samsu-iluna
Fëmijë Samsu-iluna


Hamurabi (në këmbë), paraqitur duke marrë shenjën mbretërore nga Shamashi. Hamurabi mban duart mbi gojën e tij si shenjë lutjeje.[1] (reliev i pjesës së sipërme të mbishkrimit të kodit të Hamurabit)

Hamurabi (në gjuhën akadiane nga gjuha amorite ʻAmmurāpi, "i afërmi është shërues," nga ʻAmmu, "i afërm," dhe Rāpi, "shërues"; (vdiq rreth 1750 p.e.r)) ishte mbreti i gjashtë i Babilonisë (do të thotë, i Dinastisë së Parë Babilonase) nga 1792 p.e.r deri më 1750 p.e.r.[2] U bë mbreti i parë i Perandorisë Babilonase pas abdikimit të të atit, Sin Muballit, dhe zgjeroi kontrollin e Babilonisë në Mesopotami duke fituar disa luftëra me mbretëritë fqinje.[3] Ndonëse perandoria e tij kontrollonte të tërë Mesopotaminë në kohën kur ai vdiq, pasardhësit e tij qenë të paaftë të ruanin perandorinë.

Hamurabi njihet për një grumbull ligjesh të përmbledhura në Kodin e Hamurabit, një nga kodet e para ligjore të shkruara në histori. Këto ligje ishin të shkruara në tableta guri (stele) 2.4 metra të gjata, me origjinë të panjohur, që u zbuluan në Persi në 1901. Duke patur reputacionin modern si legjislator i lashtë, portreti i Hamurabit gjendet në shumë ndërtesa qeveritare në të gjithë botën.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Hartë që tregon territorin babilonas në kohën e ngjitjes në fron të Hamburabit rreth 1792 p.e.r dhe pas vdekjes së tij rreth 1750 p.e.r

Hamurabi ishte mbret i Dinastisë së Parëqytet-shtetit të Babilonisë dhe e trashëgoi këtë pushtet nga babai i tij, Sin-Muballit, rreth vitit 1792 p.e.r.[4] Babilonia ishte një nga shumë qytet-shtetet që gjendeshin në Mesopotami, të cilat luftonin me njëra-tjetrën për të patur nën zotërim tokën bujqësore pjellore.[5] Ndonëse shumë kultura bashkëjetonin në Mesopotami, kultura babilonase arriti një shkallë të lartë e të rëndësishme në klasat e edukuara në të tërë Lindjen e Mesme.[6] Mbretërit të cilët kishin sunduar përpara Hamurabit kishin filluar të konsolidonin sundimin mbi Mesopotaminë qendrore nën duart e hegjemonisë babilonase dhe gjatë kohës së sundimit të tij, nën Babiloninë ishin vënë poshtë qytet-shtetet e Borsipës, Kishit dhe Siparit.[6] Kështu që Hamurabi erdhi në fron si mbret i një mbretërie të vogël në një situatë të ndërlikuar gjeopolitike. Mbretëria e fuqishme e Eshnunës mbante të pushtuar Tigrin e epërm kurse Larsa kontrollonte grykëderdhjen e lumit. Në lindje shtrihej mbretëria e Elamit. Në veri, Shamshi-Adad I po ndërmerrte luftëra për zgjerim territori,[7] ndonëse vdekja e tij e parakohshme do ta përçante perandorinë semitike që kishte pushtuar.[8]

„Duhet përmendur se nga numri i madh i dokumenteve të biznesit që kanë ardhur tek ne nga dinastia e parë e Babilonisë, asnjë nga sunduesit deri te Apil-Sin nuk quhet mbret dhe Sin-Muballit përmendet veç në formë aluzioni në një mbishkrim të vetëm. Është vështirë të shpjegohet ky fakt sa kohë që nuk pranojnë pohimin se mbretëria e vërtetë e Babilonisë nuk filloi derisa Hamurabi kishte hequr qafe Elamitët dhe kështu kishte fituar për vete titullin e patur nga mbretërit e vjetër të Urit, Isinit dhe Larsës. “

Një Histori e Babilonisë dhe Asirisë, Vëllimi I [9]


Dekadat e para të sundimit të Hamurabit qenë relativisht paqësore. Hamurabi përdori pushtetin për të ndërmarrë një seri punësh publike, si lartësimin e mureve të qytetit për qëllime mbrojtëse dhe zgjerimin e tempujve.[10] Rreth vitit 1701 p.e.r, mbretëria e fuqishme e Elamit, e cila kishte nën zotërim rrugët tregtare nëpër Malet Zagros, pushtoi rrafshinën e Mesopotamit.[11] Me anë të aleatëve të shteteve të rrafshinës, Elami sulmoi dhe shkatërroi perandorinë e Eshnunës, duke shkatërruar disa qytete dhe duke vendosur sundimin e tyre në pjesë të rrafshinës për të parën herë.[12] Për të konsoliduar këtë pozicion, Elami u përpoq të fillonte një lufte me mbretërinë babilonase të Hamurabit dhe mbretërinë e Larsës.[13] Hamurabi dhe mbreti i Larsës lidhën një aleancë kur zbuluan planet e Elamit dhe qenë të aftë t’i mundnin ata, megjithëse Larsa nuk kreu kontribut të madh në këtë përpjekje ushtarake.[13] Të nxehur nga dështimi i Larsës për t’i ardhur në ndihmë, Hamurabi e sulmoi këtë fuqi jugore, duke siguruar kontroll mbi tërë rrafshinën e poshtme mesopotamase në vitin 1763 p.e.r.[14]

Ndërsa Hamurabi ndihmohej gjatë luftës në jug nga aleatët e tij nga veriu, mungesa e ushtarëve në veri solli trazira.[14] Duke vazhduar zgjerimin e tij, Hamurabi ktheu sytë nga veriu dhe shtypi revoltën dhe pak më vonë mundi Eshnunën.[15] Më pas ushtria babilonase pushtoi shtetet e mbetura veriore, përfshirë ish aleatët e Babilonisë, Marin, ndonëse është e mundur që pushtimi i Marit të ketë qenë një dorëzim pa një luftë apo konflikt të vërtetë.[16][17][18] Në pak vjet, Hamurabi kishte arritur të bashkonte tërë Mesopotaminë nën sundimin e tij.[18] Nga qytetet-shtetet e mëdha në rajon, vetëm Alepo dhe Katna në perëndim të Sirisë ruajtën pavarësinë.[18] Megjithatë, një mbishkrim i Hamurabit është gjetur aq larg në veri, në Dijarbakir, ku ai vetëshpallet "Mbret i Amoritëve".[19]

Një numër i madh tabletash, që i datojnë kohës së Hamurabit dhe pasardhësve të tij, janë zbuluar, ashtu si edhe 55 letra të tij.[20] Këto letra japin një përshtypje të drejtimit të një perandorie, që nga marrja e masave për përmbytjet dhe korrigjimi i kalendarit, deri në të kujdesurit për bagëtitë e shumta të Babilonisë.[21] Hamurabi vdiq dhe ia trashëgoi perandorinë djalit të tij Samsu-iluna rreth vitit 1750 p.e.r.[22]

Kodi ligjor[redakto | redakto tekstin burimor]

Hamurabi është shquar për krijimin e një kodi të ri të ligjit babilonas: Kodin e Hamurabit. Ky Ligj është shkruar përpara Kodit Mozaik dhe ishte një nga ligjet e para të shkruara në botë. Kodi i Hamurabit u shkruajt në një stele, një monument guri i madh dhe i vendosur në një vend publik që të gjithë ta shihnin atë, megjithëse mendohet se pak veta dinin të shkruanin e të lexonin. Kjo stele më vonë u plaçkit nga Elamitët dhe u hoq nga kryeqyteti i tyre, Susa; ajo u rizbulua atje më 1901 dhe gjendet tani në Muzeun e LuvritParis. Kodi i Hamurabit përmban 282 nene, i shkruar në 12 tableta. Ndryshe nga ligjet më të hershme, ai shkruhej në gjuhën akadiane, gjuha ditore e Babilonisë dhe mund të lexoheshin kësisoj nga çdokush në qytet që dinte të lexonte.[23]

Një mbishkrim i Kodit të Hamurabit.

Struktura e kodit ishte shumë e hollësishme, ku çdo shkelje kishte dënimin e saj. Dënimet kishin prirje për të qenë shumë të ashpra me standardet moderne, ku shumë shkelje çonin në vdekje, sakatim ose përdorim të filozofisë "Sy për sy, dhëmb për dhëmb" ("Ligji i Shpagimit").[24] Kodi është një nga shembujt më të hershëm të idesë së prezumimit të pafajësisë dhe gjithashtu këshillon që akuzuesi dhe i akuzuari të kenë mundësinë për të sjellë prova.[25] Megjithatë, nuk ka asnjë pikë që merr parasysh rrethanat e shkeljes për të ndryshuar dënimin e përshkruar.

Një gdhendje në krye të steles portretizon Hamurabin duke marrë ligjet nga zoti Shamash ose ndoshta nga Marduku,[26] dhe parathënia deklaron se Hamurabi ishte zgjedhur nga perënditë e popullit të tij për t’ia sjellë këto ligje njerëzve. Mund të hiqen paralele ndërmjet kësaj historie me atë të Moisiut për hebrenjtë e lashtë – ndryshime të dukshme ndërmjet këtyre dy kodeve ligjore (dhe gjithashtu mënyrës së dërgimit të tyre) janë treguar nga autorë të ndryshëm ndër vite.[27][28][29][30][31][32]

Kode të ngjashme ligjorë u krijuan në disa qytetërime afër, përfshirë shembujt e hershëm mesopotamas të kodit të Ur-Nammu, Ligjeve të Eshnunës dhe kodit të Lipit-Ishtar dhe kodit të mëvonshëm ligjor të hititëve.[33]

Trashëgimia dhe portretizimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Nën sundimet e pasardhësve të Hamurabit, Perandoria babilonase u dobësua nga presioni ushtarak i ushtruar nga hititët, të cilët e plaçkitën Babiloninë në 1531 p.e.r (kronologjia e shkurtër).[34] Megjithatë ishin kasitët të cilët e pushtuan përfundimisht Babiloninë dhe sunduan Mesopotaminë për 400 vjet, duke adoptuar pjesë të kulturës babilonase, përfshirë kodin ligjor të Hamurabit.

Për shkak të reputacionit të Hamurabit si ligjvënës, ai paraqitet në disa ndërtesa qeveritare në SHBA. Hamurabi është një nga 23 ligjvënësit të paraqitur në basorelieve mermeri në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA në Kapitol.[35] Ka gjithashtu një frizë nga Adolf Vainman që paraqet "ligjvënësit e mëdhenj të historisë", përfshirë Hamurabin, në ndërtesën e Gjykatës SupremeSHBA.[36]

Shënime[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Ancient Iraq by Georges Roux, Chapter 17 The Time of Confusion p.266
  2. ^ see Arnold 2006, p. vii. His date of birth is unknown, see for example, Van De Mieroop 2005, p. 1.
  3. ^ Roger B. Beck, Linda Black, Larry S. Krieger, Phillip C. Naylor, Dahia Ibo Shabaka,: World History: Patterns of Interaction. Evanston, IL: McDougal Littell 1999, ISBN 0-395-87274-X
  4. ^ Van De Mieroop 2005, p. 1
  5. ^ Van De Mieroop 2005, pp. 1–2
  6. ^ a b Van De Mieroop 2005, p. 3
  7. ^ Van De Mieroop 2005, pp. 3–4
  8. ^ Van De Mieroop 2005, p. 16
  9. ^ Robert William Rogers, A History of Babylonia and Assyria, Volume I, Eaton and Mains, 1900.
  10. ^ Arnold 2005, p. 43
  11. ^ Van De Mieroop 2005, pp. 15–16
  12. ^ Van De Mieroop 2005, p. 17
  13. ^ a b Van De Mieroop 2005, p. 18
  14. ^ a b Van De Mieroop 2005, p. 31
  15. ^ Van De Mieroop 2005, pp. 40–41
  16. ^ Van De Mieroop 2005, pp. 54–55
  17. ^ Van De Mieroop 2005, pp. 64–65
  18. ^ a b c Arnold 2005, p. 45
  19. ^ Clay, Albert Tobias: The Empire of the Amorites, S. 97, Yale University Press 1919
  20. ^ Breasted 2003, p. 129
  21. ^ Breasted 2003, pp. 129–130
  22. ^ Arnold 2005, p. 42
  23. ^ Breasted 2003, p. 141
  24. ^ Review: The Code of Hammurabi, J. Dyneley Prince, The American Journal of Theology Vol. 8, No. 3 (Jul., 1904), pp. 601-609 Published by: The University of Chicago Press Stable URL: http://www.jstor.org/stable/3153895
  25. ^ Victimology:Theories and Applications, Ann Wolbert Burgess, Albert R. Roberts, Cheryl Regehr,Jones & Bartlett Learning, 2009, p. 103
  26. ^ Jaynes, Julian: The Origin of Consciousness in the Breakdown of the Bicameral Mind. Houghton Mifflin Company Publishing 1976, ISBN 0395207290
  27. ^ Barton, G.A: Archaeology and the Bible. University of Michigan Library, 2009, p.406. Barton, a former professor of Semitic languages at the University of Pennsylvania, stated that while there are similarities between the two texts, a study of the entirety of both laws "convinces the student that the laws of the Old Testament are in no essential way dependent upon the Babylonian laws." He states that "such resemblances" arose from "a similarity of antecedents and of general intellectual outlook" between the two cultures, but that "the striking differences show that there was no direct borrowing." (ibid, p.406)
  28. ^ Archer, G.L., Jr.: A Survey of Old Testament Introduction. Chicago: Moody Press, 1964, 1974, p.162
  29. ^ Unger, M.F.: Archaeology and the Old Testament. Grand Rapids: Zondervan Publishing Co., 1954, p.156, 157
  30. ^ Free, J.P.: Archaeology and Biblical History. Wheaton: Scripture Press, 1950, 1969, p. 121
  31. ^ Sayce, A.H.: Monument Facts and Higher Critical Fancies. London: The Religious Tract Society, 1904, p.72
  32. ^ McDowell, J.: The New Evidence that Demands a Verdict. Thomas Nelson Publishers, 1999, p.427-28. Some of the differences between the Code of Hammurabi and the Mosaic Law include: Purely religious injunctions under the Mosaic Law (Unger); laws pertaining to specific elements of society, such as tax-collectors, soldiers, and wine merchants under the Code of Hammurabi (Barton; Free); greater emphasis in the Mosaic Law on the value of human life regardless of occupation, social class, or gender (Unger); the cultural milieu and ideologies that each law is tailored towards (Archer; Unger); and lastly, a heavier emphasis/credit given in the Babylonian account—not to the divine (Shamash)—but to the human receptor (Hammurabi) for the establishing of the Law Code, whereas the Mosaic Law places heavier emphasis on God as the sole redactor and establisher of the Law, with Moses merely as the human receptor (Unger).
  33. ^ Davies, W. W.: Codes of Hammurabi and Moses. Kessinger Publishing Janar 2003, ISBN 0766131246
  34. ^ DeBlois 1997, p. 19
  35. ^ Hammurabi. Architect of the Capitol. Vizituar në 19 Maj 2008.
  36. ^ Courtroom Friezes. Supreme Court of the United States. Vizituar në 19 Maj 2008.

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

Bill T. Arnold: Who Were the Babylonians?. Brill Publishers 2005, ISBN 9004130713 .

James Henry Breasted: Ancient Time or a History of the Early World, Part 1. Kessinger Publishing 2003, ISBN 0766149463 .

Lukas DeBlois: An Introduction to the Ancient World. Routledge 1997, ISBN 0415127734 .

Marc Van De Mieroop: King Hammurabi of Babylon: A Biography. Blackwell Publishing 2005, ISBN 1405126604


Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Wikiquote: Hamurabi – Citate
Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Hamurabi