Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2019/42

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Grupi Ładoś ose grupi i Bernës është emërtim i dhënë diplomatëve polakë dhe aktivistëve hebrenj, të cilët së bashku krijuan në Zvicër gjatë Luftës së Dytë Botërore një sistem të prodhimit të paligjshëm të pasaportaveAmerikës së Jugut për të shpëtuar hebrenjtë evropianë nga shfarosja?

Grupi përbëhej nga katër diplomatë të Misionit Polak, përfaqësues i komitetit RELICO (Komiteti i Ndihmës për Viktimat Hebreje të Luftës) krijuar nga Kongresi Botëror Hebre dhe një përfaqësues i Agudat-it izraelit. Pesë nga gjashtë anëtarët ishin shtetas polakë, gjysma syresh me origjinë hebreje.

Abraham Silberschein raportoi në janar 1944 se synimi i veprimtarisë së grupit ishte për të shpëtuar jetën e rreth 10,000 njerëzve.