Willy De Clercq

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Vili de Klerku ( Willy De Clercq, lindur më 8 korrik 1927, në Gent), deputet në Parlamentin e Bashkimit Evropian, politikan belgë nga Belgjika.

Vili studioj drejtësinë dhe filloj punën si avokat në apellacionin e gjykatës së Gentit si dhe profesor në universitetit e po të njëjtit qytet dhe të kryeqytetit Bruksel. Ai, edhe pse pati karrierë të suksesshme në drejtësi ju dha politikës. Hyri si anëtar tek liberalët e rijnë, pastaj si anëtar këshillues dhe anëtar i parlamentit. Për vite të tëra ishte president i partisë së asaj kohe ë liberalëve " Partij voor Vrijheid en Vooruitgang".

Vili ishte aktiv në shumë koalicione qeveritare. Nga 1960-ta deri më 1961 ishte ministër i buxhetit, zëvendës i ministrit të presidentit dhe nga 1966 deri më 1968 përsëri ministër i buxhetit. Në vitin 1973 i kthehet postit të zëvendësit (deri më 1974 dhe më 1980). Nga viti 1973 deri 1974 ishte ministër i financave. Përgjatë viteve ' 60, ishte krye qeveritar i disa institucioneve ndërkombëtare kryesisht në lëmi të politikës financiare.

Nga viti 1985 deri më 1989, Vili ishte në komisionin për tregti dhe politik të jashtme, Komisionin Delors I. Nën qeverisjen e tij ishin fushat e tregut vendor, treg i cili u njehsua nëpërmjet akteve të BE-së.

Pas skadimit të entit si komisionar i BE-së më 1989 hyri në parlamentin e BE-së.

Më 2006, Vili dhe gruan e tij, nga Mbreti Albert II, u shpërblye me titullin e grafit gjegjësisht grafës për qytetin mbretërorë.