Xhavit Ahmeti
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(forma e shrimit të trashë duhet të largohet) |
Xhavit Ahmeti, lindi më 25 tetor të vitit 1952 në fshatin Përlepnicë të Gjilanit dhe vdiq më 21 nëntor të vitit 1996, në një aksident, si këshilltar politik i Presidentit Dr. Ibrahim Rugova. Ishte profesor i kimisë në Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore të Universitetit të Prishtinës, anëtarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës që nga themelimi dhe këshilltar për arsim i Presidentit Dr. Ibrahim Rugova.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Xhavit Ahmeti lindi më 25 tetor të vitit 1952 në fshatin Përlepnicë të Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin në Gjilan. Studioi kiminë në Universitetin e Sarajevës dhe në Fakultetin e Shkencave Matematikore Natyrore (FSHMN) të Universiteti i Prishtinës, ndërsa studimet pasuniversitare i kreu në Fakultetin e Shkencave Matematikore Natyrore të Universitetit të Zagrebit, në Degën e Kimisë - Drejtimi: Metodat fizike në kimi, të cilat i mbaroi me sukses të lartë.
Shkollimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Punimin e magjistraturësme titull: "Reaksionet e esterit dimetilik të CO (II) protoporfirinës IX në tretësa protikë me imidozaolë, piridinë dhe derivate të piridinës" e ka punuar në Universitetin e Zagrebit dhe e ka mbrojtur më 1981.
Doktoratën me titull: "Kinetika dhe mekanizmi i reaksioneve të disa komplekseve të profirinave me metale kalimtare në tretësa protikë e aprotikë, polarë e jopolarë" e ka mbrojtur po ashtu në Universitetin e Zagrebit më 1985.
Xhavit Ahmeti ka punuar në vitin shkollor 1975/76 në Akademinë Pedagogjike "Skënderbeu" në Gjilan në cilësinë e profesorit të kimisë, ndërsa që nga viti shkollor 1975/76 ka punuar në Seksionin e Kimisë të FSHMN-së dhe ka ligjëruar lëndën Kimia analitike instrumentale dhe ka udhëhequr ushtrimet e Kimisë për studentët e mjekësisë, stomotologjisë dhe studentët e fizikës. Që nga viti 1986 ai ka ligjëruar lëndën 'Kimi e përgjithshme' në Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore të Universitetit të Prishtinës
Veprimtaria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Xhavit Ahmeti që nga viti 1986 ai ka ligjëruar lëndën 'Kimi e përgjithshme' në Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore të Universitetit të Prishtinës. Dr. Xhaviti pas dëbimit me dhunë nga objektet universitare të studentëve e mësimdhënësve shqiptarë, mbajti për studentët e Degës Fizikë - Kimi të SHLP të Prishtinës ligjëratat në lëndën Kimia e përgjithshme dhe inorganike.
Krahas punës edukative-arsimore, Dr.Xhavit Ahmeti është shquar me punën shkencore-hulumtuese. Ai ka punuar në nëntë projekte shkencore-hulumtuese, ndërsa si absolvent ka qenë i angazhuar në projektin ndërkombëtar të UNDP. Ai ka bërë një punë të frytshme shkencore. Me punimet dhe kumtesat e tij ai është paraqitur, si autor dhe koautor, në shumë revista, simpoziume dhe tubime shkencore. Ka botuar 24 punime shkencore, 27 kumtesa, në 9 projekte ishte autor ose koautor, ndërsa mori pjesë edhe në përgatitjen e 7 teksteve shkollore që nga niveli i ulët e deri tek ai universitar. Punimet e tij shkencore-hulumtuese janë botuar në revista e buletine të ndryshme shkencore e profesionale. Një pjesë të rezultateve të tij shkencore, Xhavit Ahmeti i ka kumtuar në simpoziume, konferenca e kongrese me karakter ndërkombëtar.
Xhavit Ahmeti ishte një veprimtar i dalluar në lëvizjen për pavarësinë e Republikës së Kosovës. Ishte ndër anëtarët e parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai ishte një nga aktivistët e shquar për organizimin e Referendumit për pavarësi të Republikës së Kosovës më 1991 dhe u dënua për këtë shkak me dy muaj burg.
Në zgjedhjet e para presidenciale e parlamentare të Kosovës Xhavit Ahmeti u zgjodh Deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës. Në Kuvendin II-të të LDK-së më 1994 ai u zgjodh Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Për disa vite Xhavit Ahmeti ishte Këshilltar për Arsim i Presidentit të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe njëri nga organizatorët e sistemit të arsimit të pavarur të Kosovës. Ai ishte anëtar i delegacionit të Kosovës në negociatat që u zhvilluan atëherë në Itali me palën serbe për arsimin shqip dhe u caktua nga Presidenti Dr. Ibrahim Rugova anëtar i grupit të Kosovës për implementimin e marrëveshjes, e cila nuk u realizua kurrë.
Xhavit Ahmeti ndrroi jetë tragjikisht, në një aksident, më 21 nëntor të vitit 1996, derisa po shkonte në një takim zyrtarë në Beograd, i deleguar nga Presidenti Dr. Ibrahim Rugova, për të negociuar me qeverinë e Serbisë për hapjen e shkollave shqipe në Kosovë në objektet e tyre përkatëse, sepse siç dihet mirë, regjimi i egër i Millosheviqit i kishte mbyllur ato për nxënësit shqiptarë.
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]http://xhavitahmeti-gjimnazi.com/ Arkivuar 24 shkurt 2020 tek Wayback Machine