Xhovalin Delia
Appearance
Xhovalin Delia është artist bashkëkohor pamor shqiptar, kineast dhe shkrimtar i lindur në 29 prill 1959 nga Blinisht Pukë me banim në Firence Itali. Diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë në vitin 1985, punoi si piktor dhe regjisor i filmit vizatimor. Është pjesëmarrës në Festivalin Kombtar të Filmit të Animuar në Tiranë viti 1990 dhe Festivalin e Kartonave në Annessy, Francë. Punon dhe krijon jo vetëm në pikturë por teatër, kinematografi, videoart dhe veçanërisht në filmin vizatimor.
Vlerësime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- dhjetor 2013 shpallet fitues i Bienales së Nëntë Ndërkombtare të Firences në Itali me veprën multimediale Big Bang në teknikën e instalacionit e zgjedhur ndërmjet 450 veprave konkurruese. Çmimi i lartë “Lorenzo il Magnifico” kurorëzoi artistin shqiptar Xhovalin Delia.
Ngjarje kulturore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Florence Biennale - BIG BANG
- "Unificazion & Scissione" Performance & Concert
- l'identità VIDEOPERFORMANCE
- Delia's Art Gallery Opening Soon!
- Universita' Popolare Mediterranea: EXHIBITION - MOSTRA - EKSPOZITË
- I know you - Io ti conosco
- I Will Return
- Press coverage of "God Bless America" presentation
- Delia's Style
- La Presentazione del Libro
Ekspozita
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 2013 - IX° Firence Bienale, Fortesa nga poshtë - Firence
- 2013 - ekspozita - "palagio di parte guelfa" , Salla Bruneleschi - Firence
- 2012 - Ekspozita ndërkombtare - pallati Mediçi - Firence
- 2012 - Ekspozita muzeu i qytetërimit romak - Roma
- 2011 - Ekspozita VIDEOPERFORMANCA "identitet" artXart Firence
- 2010 - Ekspozita " Salloni Borromini" Roma,
- 2009 - Performanca "I will be return" - prezantimi i novelës së dytë "God Bless America" në Universitetin e Arteve të Tiranës
- 2008 - Ekspozita - "Delia's style" - Galleria Ken's Art , Firence
- 2006- Filmi me metrazh të shkurtër "La bambola"
- 2005 - Filmi me metrazh të shkurtër "Aeroplanino"
- 2005 - Performancë & promocion i novelës së parë "VENERE" - Universiteti i Arteve të Tiranës
- 2004 - Ekspozita postmoderne ndërkombtare - Tirana (performanca, "Porta del paradiso").
- 2004- Filmi me metrazh të shkurtër "The pasport"
- 2003 - Ekspozita ndërkombtare (video) në Palagio di Parte Guelfa, tek Salla e Brunelleschi-t, Firence.
- 2003 - Ekspozia tek Qendra Ndërkombtare e Kulturës Tirana (Performancë)
- 2002 - Ekspozita tek Qendra Ndërkombtare e Kulturës Tirana (tema postmoderne )
- 1998, 1999, 2000, 2001- Ekspozita ndërkombtare , nga Galleria DEA - Firence.
- 1997 - Ekspozita ndërkombtare "Occhi sul mondo," - Firence.
- 1994, 1995, 1996 - Ekspozita tek Galeria DEA - Firence.
- 1992 - Ekspozita në Galeria Kombëtare e Arteve Tirana.
- 1991 -Festivali Ndërkombëtar i kinemasë së Animacionit tek Annecy, Francë, me filmin "Who deserves this"- " Kush e meriton këtë"
- 1991 - Ekspozita kombtare "The Spring" " Pranvera" në Galeria Kombëtare e Arteve.
- 1990 - Çmim kombtar për filmin "Who deserves this" - Festivali Kombëtar i Filmit.
- 1985 - Diplomohet në Pikturë nga Universiteti i Arteve të Tiranës. Pasi kryen studimet nis punën tek , "AFA Film Animation," si regjisor dhe piktor.