Zejtaria në Kosovë
Zejtaria në Kosovë ishte e zhvilluar që në kohët më të hershme, pastaj në mesjetë dhe më vonë, sidomos në shekujt XVIII-XIX. Në këtë periudhë disa qytete kishin deri në 1,000 dyqane. Qytetet më të rëndësishme zejtare ishin: Prizreni, Peja, Gjakova, Prishtina, Mitrovica, Janjeva, Gjilani, Vushtrria etj. Zejet më të rëndësishme ishin të armëpunuesve, të thikëpunuesve, argjendarëve, tabakëve, saraçëve, terzinjve, kazazëve, kazanxhinjve, nallbanëve, orëtarëve, jorganxhinjve, mutavxhive, samarxhinjve etj.
Zhvillimi i saj ka qenë ngushtë i lidhur për zhvillimin e qyteteve dhe të ekonomisë. Në qytetet e Kosovës janë zhvilluar zejet për përpunimin e lëndëve të para nga bujqësia (leshi, lëkura, mëndafshi, pambuku, pylltaria (druri), xehetaria (përpunimi i metaleve dhe jometaleve), etj.[1]
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në shekullin XIX Prizreni u bë qendra më e madhe e punimit të armëve në Ballkan dhe qendër e njohur e argjendarisë. Zejtarët e Prizrenit punonin pushkë, kobure, shpata, jataganë, brisqe dhe stoli. Peja, Prizreni dhe Gjakova u përmendën për zejet e tabakëve, prodhimet e të cilëve i përdornin çyrkçinjtë, saraçët dhe papuçexhinjtë. Në këto qytete ishin të zhvilluara edhe zejet e terzinjve dhe të kazazëve, që merreshin me qepjen dhe qëndisjen e veshjeve popullore. Zejet e ka- zanxhinjve dhe të poçarisë ishin të zhvilluara sidomos në Prishtinë dhe Gjilan. Zejtarët punonin enë bakri, mesingu dhe dheu. Zejet e qeleshepunuesve dhe çibukçinjtë ishin të zhvilluara më së shumti në Gjakovë. Zejet e Kosovës ishin të organizuara në esnafe qysh në mesjetë, me qëllim të mbrojtjes së interesave të zejtarëve. Esnafet më të rëndësishme ishin ato të tabakëve, terzinjve, argjendarëve, armëpunuesve, thikëpunuesve etj. Ekzemplarët e zejeve janë të stolisur me ornamente zoomorfe, gjeometrike, florale, kozmike, spiraloide dhe ornamente të tjera. Disa zeje në Kosovë tashmë janë shuar dhe disa të tjera janë në prag të zhdukjes.[1]
Nga zejet e vjetra mund ti dallojmë: argjentarët, sahatxhinjtë/orëtarët, terzitë/rrobaqepësit, saraçët,samarë-punuesit, zhgunë-punuesit, qeleshë-punuesit, punuesit e mëndafshit, të qilimave, zdrukthëtarët, bukëpjekësit, ëmbëltorët, farkëtarët, mbathtarët, qerrepunuesit, kazanëpunuesit, poçarët, stufëpunuesit, kallajpunuesit, armëpunuesit, berberët, briskaxhinjtë, mihonxinjtë apo gjellbërësit etj.
Zejet kanë qenë të ndara sipas vendit, sipas përkatësisë kombëtare dhe fetare etj. Në qytete me zejtari të zhvilluar (Pejë, Prizren, Vushtrri, Prishtinë, Gjakovë, etj) ka ekzistuar ndarja e rrugëve ose e pjesës së qytetit, sipas llojit të zanateve.
Sipas perkatesis kombetare e fetare ka ekzistuar njëfar specializimi si p.sh shqiptarët e fesë katolike janë mare më shumë me perpunimin e arit dhe te argjendit dhe jane quajtur kujunxhinj.
Romet kan qene kryesisht kovaq, serbet jan marre me zeje si kazanpunues, teneqëxhinj, kallajxhinj etj. Ëmbëltoret e para kryesisht i kan pasur goranet dhe opojanët,bukepjekes kan qene dhe janë hasjanët.[2] [3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1792–1793. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
- ^ https://www.ekonomia.info/?page=2,3,357731
- ^ https://telegrafi.com/shume-zeje-ne-kosove-ne-rrezik-te-zhduken/