Zoja e Zeitunit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Zoja e Zeitunit është emri që tregon shfaqjet marianeZeitunKairos, Egjipt.

Shfaqja[redakto | redakto tekstin burimor]

Sipas dëshmive të njerëzve, Shën Maria u shfaq në forma të ndryshme mbi Kishën Ortodokse KoptikeShën Demianas në Zeitun, një rrethinë e Kairos, për një periudhë prej 2-3 vjetësh, duke filluar më 2 prill 1968. Shfaqjet zgjatnin nga pak minuta deri në disa orë dhe shoqëroheshin nga trupa të ndriçueshëm në trajtë pëllumbi. Shfaqjet e Zeitunit u panë nga miliona egjiptianë dhe të huaj, të profesioneve e shtresave të ndryshme, klerikë dhe shkencëtarë, nga besimtarë koptikë, ortodoksë të lindjes, katolikë, protestantë, myslimanë, hebrenj dhe njerëz jobesimtarë. Thuhet se të sëmurët dhe të verbrit janë shëruar, dhe për pasojë shumë njerëz jobesimtarë morën fenë e krishterë.

Shfaqjet ndodhen në netë të ndryshme dhe vazhduan në forma të ndryshme. Shën Maria shfaqej nganjëherë shtatplote e nganjehërë si bust, e rrethuar me një brerore dritash shkëlqyese. Ajo u pa herë nën kupola e në çati të kishës mbi kupola, duke lëvizur dhe ecur. Kur ajo gjunjëzohej në nderim të kryqit, kryqi shkëlqente me një dritë të shndritshme. Duke përkulur kokën dhe tundur duart, ajo bekoi turmën e mbledhur që vëzhgonte mrekullinë.

Papa i Aleksandrisë Kirelosi VI caktoi një komitet priftërinjsh të hierarkisë së lartë dhe ipeshkvinj për të hetuar çështjen, të kryesuar nga Ipeshkvi Gregorios, ipeshkv i studimeve pasuniversitare për kulturën koptike dhe kërkimet shkencore. Më 4 maj Papa Ortodoks Koptik i Aleksandrisë në Kairo nxorri një shpallje që pohonte shfaqjet mariane. Shpallja u përkrah edhe nga Jezuiti At Dr, Henry Ayrout, dhe nga Rev. Dr. Ibrahim Said i Shërbesave Ungjillore Protestante. Murgeshat e Shoqërisë së Zemrës së Shenjtë poashtu dëshmuan shfaqjet dhe i dërguan një raport të hollësishëm Vatikanit, që përfundoi me ardhjen e një të dërguari më 28 prill i cili poashtu pa shfaqjet dhe i dërgoi një raport Papa Palit VI.

Shfaqjet u dëshmuan edhe nga presidenti Gamal Abdel Naser, dhe u fotografuan nga fotografët e televizionit egjiptian. Hetimet e kryera nga policia nuk mundën të gjejnë asnjë shpjegim për këtë dukuri. Nuk u gjet asnjë mjet apo aparat në një rreze prej pesëmbëdhjetë miljesh (~ 24 km) e aftë për projektim imazhesh, ndërsa numri i fotografëve nga burime të pamvarura pohuan se nuk kishte asnjë manipulim fotografik në këtë dukuri.

Shfaqjet marine janë ngjarje në të cilat Shën Maria besohet tu jetë shfaqur në një mënyrë të mbinatyrshme një apo më shumë personave, zakonisht të krishterë, por jo gjithmonë atyre.

Këto shfaqje janë shpjeguar si psikologjike (paridolia), dhe fetare, nganjëherë teofani (shfaqje e Perëndisë). Shfaqjet nganjëherë ndodhin në të njëjtin vend për një kohë të gjatë. Shfaqjet mariane nganjëherë kanë të bëjnë me statuja apo figura të Marisë ; të famshme janë ato të statujave qarëse, që dëshmohen sikur lotojnë.

Dukuritë e jashtëzakonshme të shfaqjeve[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. Pëllumbat : ata ndryshonin nga pëllumbat e zakonshëm sepse flutronin natën, pëllumbat e zakonshëm nuk fluturojnë natën; ata ishin më të mëdhenj dhe me formë tjetër. Ata shfaqeshin nga asgjëja, nuk i përplasnin krahët kur fluturonin dhe zhdukeshin ashtu siç kishin ardhur.
  2. Yjet dhe sfera drite të shkëlqyeshme : ata ishin më të mëdhenj se yjet e zakonshëm. Ata zbrisnin shpejt mbi kishë. Nganjëherë ata ishin të rrumbullakët apo si fanarë.
  3. Drita : shfaqej mbi kupolat e kishës. Ngjyra e saj ishte ngjyrë portokalli apo e kaltërt. E mbështillte kishën si një brerore e shenjtë.
  4. Kryqi : megjithëse i turbullt, kryqi shkëlqente mbi kupolën e madhe me një dritë fosforeshente. Nganjëherë, një kryq i bardhë shfaqej mbi njërën nga kupolat apo mbi Shën Marinë kur ajo shfaqej.
  5. Timjani : përshkonte vendin me një erë të fortë e të këndëshme me ngjyrë të bardhë.
  6. Retë : shfaqeshin mbi kupolat, nganjëherë duke marrë formën e Virgjëreshës.(Shiko Dalja 40:34, 1 Mbretërit 8:10-11, Isaiah 19:1, Mateu 17:5, Marku 9:7 dhe Luka 9:34-35)

Dëshmi të ndryshme[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Referimet[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Francis Johnston (1980). When Millions Saw Mary. Augustine Publishing Co. ISBN 0-85172-631-3 poshtu edhe në linjë
  • Pearl Zaki (1977). Our Lord's Mother visits Egypt. Dar El Alam El Arabi. Poashtu e vlefshme edhe në linjë (pjesë)

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]