Zona Malore e Sharrit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ndihmoni që kjo pjesë dhe pjesa Bjeshkët e Sharrit të bashkohen në një artikull të vetëm. {{{2}}}


Malet e Sharrit paraqesin zonën e dytë malore, pas Bjeshkëve të Nemuna, dhe, sipas pozitës dhe shtrirjes, përbën kufirin juglindor të Rrafshit të Dukagjinit. Është interesant se në ndërtimin gjeologjik është tërësi shprehimisht homogjone. Gjithkund janë të pranishme formacionet paleozoike. Askund nuk janë të zhvilluar sedimentet e paleozoikut sa këtu. Në morfologjinë e relievit edhe këtu mund të hasim në një përthyeshmëri relativisht të madhe, por, në krahasim me zonën malore të Bjeshkëve të Nemuna, është me intensitet më të vogël. Edhe format e fluviodenudacionit dhe ato akullnajore janë pjesë përbërese të morfologjisë së kësaj hapësire.

malet e Sharrit, edhe pse lartësia e madhe mbidetare, të reshuar mesatare vjetore nuk kalojnë 1.00mm, përkatësisht ka reshje më pak se në Bjeshkët e Nemuna. Izotermat vjetore tregojnë vlera më të ulëta se të Bjeshkvve të Nemuna, ndonëse gjenden në jug të tyre. Kësaj i ka kontribuar, përveç hipsometrisë, edhe pozita e hapur ndaj erërave veriore. Kjo hapësrirë malore përfshin 15.6% të territorit dhe 8.5% të popullsisë së Rrafshit të Dukagjinit. Prej të gjitha proceseve më i rëndësishmi është ai i transformimit shoqëroro gjeografik të shpatit se ai i Sharrit të lartë.[1]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Çavolli, Riza (1997). Gjeografia Regjionale e Kosovës. Prishtinë: Abdullah Vokrri. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)