9GAG

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Logo i 9GAG
Logo i 9GAG
Webfaqja www.9gag.com
Tipi i faqes Comedy-Website
Regjistrim opcional
Gjuha(t) e gjendshme Anglisht
Pronari Ray Chan[1]
Lëshuar më 2008

9GAG është një webfaqe komike dhe një website media social i bazuar në imazhe të shkarkuara nga përdoruesit, e njohur në perdorimin humoristik të Internet-Memes.

Emri[redakto | redakto tekstin burimor]

Ky website e morri emrin për arsye se në fillim në çdo faqe ishin nga nëntë „Gag“ (SQ: Shaka), derisa nuk ndryshoi në shkurt të vitit 2012, tani gjatë zvarritjes poshtë behët rifreskimi automatik i postimëve.

Përmbajtja[redakto | redakto tekstin burimor]

Kjo faqë është ndertuar ngjajshem si një Blog, ku përdoruesit mund të shtojnë „Gags“ në formë të teksteve, fotove apo edhe të videove, të cilat tani nga përdoruesit e tjerë mund te vlerësohen dhe komentohen. Kur një postim arrinë një numër të caktuar të votave, ai kalon nga Vote-Page në të ashtuquajturën Trending-Page. Në qoftë së vlerësohet edhe me tutjë pozitivisht kalon në Hot-Page. Shumë të adhuruara janë tregimet e shkurta nga situatat e përditshmë, të cilat zakonishtë paraqitën nga Rage Comics. Për ketë përdoren reaksionë të ndryshme përkatësë, foto të përpunuara nga personalitete të njohura si për shembull Barack Obama, Neil Patrick Harris (si Barney Stinson nga How I Met Your Mother), Yao Ming, Jackie Chan dhe Neil deGrasse Tyson. Kështu shpesh ka edhe postime nga skena të filmave The Lord Of The Rings, Inception ose Star Wars.

Renditja dhe pritja[redakto | redakto tekstin burimor]

9GAG është në vendin e 260 (13. qershor 2012) në tërë botën për nga vizitimet e websitit. Me shumë se 8% janë nga SHBA,më pas vjen Brazili,Meksika dhe Gjermania[2] Faqja 9GAG-ut në Facebook ka aktualisht mbi 3 milionë fansa.[3] Website informativ AllThingsD përhapi në Prill 2012 një statistikë, që e vendos 9GAG Meme-Websiten më të klikuar edhe para 4chan dhe reddit. Në përgjithësi 9gag ka pasur 2 miliardë klikime vetëm në mars të vitit 2012.[4]

Kritika dhe polemika[redakto | redakto tekstin burimor]

Mangësi dhe origjinalitet[redakto | redakto tekstin burimor]

9GAG bie shpesh në kritikë, sepse përdoruesit shpesh shkarkojnë Foto etj, nga website tjera si 4chan ose reddit dhe nuk tregojnë referencen.[5] Në vend të kesaj secili imazh i shkarkuar në 9GAG sigurohet me një "banner", në të cilen është i vendosur domeni i faqes, e cila është edhe arsyeja pse shumë përdorues gabimisht supozojnë se imazhi është ardhur fillimisht nga 9gag.

Konflikt me 4chan[redakto | redakto tekstin burimor]

Kjo çoi në një konflikt midis 4chan dhe 9gag, ku përdoruesit e 4chan bllokuan Vote-Page e 9GAG-ut. Dhe kjo u percjell me shkyqjen për një kohë të Vote-Page dhe bllokimi i mundësisë për krijim të llogarisë. Në të njejtën ditë një DDoS-sulm i planifkuar mirë bllokoi arritshmerinë për shumë përdorues.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: 9GAG – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ 9gag.com: Ray Chan
  2. ^ Alexa Internet: 9gag.com Site Info, thirrur me 13. qershor 2012
  3. ^ Facebook: 9GAG, thirrur me 13. qershor 2012
  4. ^ AllThingsD.com: Meet 9GAG, the Community Comedy Site That’s Growing Like Crazy, thirrur me 19. Prill 2012
  5. ^ urbandictionary.com/define.php?term=9GAG, thirrur me 13. Janar 2012