Aishwarya Rai
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
| Aishwarya Rai | |
Aishwarya Rai në Devdas |
|
| Ditëlindja: | 1 nëntor 1973 |
|---|---|
| Vendlindja: | Mangalore, Karnataka, India |
| Nacionaliteti: | Indiane |
| Faqja zyrtare: | www.aishwaryaworld.com |
Aishwarya Rai (Kannada: ಐಶ್ವರ್ಯಾ ರೈ, Hindi: ऐश्वर्या राय; - Ash për adhuruesit dhe media) lindi më 1 nëntor 1973 në Mangalore, Karnataka, India. Është një aktore indiane në filma të Bollivudit dhe Hollivudit.
Tabela e përmbajtjeve |
[redakto] Karriera
Më 1994 u zgjodh Miss World dhe u bë një prej femrave më të njohura të Indisë. Ka bërë edhe reklamë për L'Oréal Paris, De Beers Diamanta dhe Coca-Cola.
Me filmin Devdas u bë e njohur në të gjithë botën, sepse filmi u nominua për Oskar dhe ka pasur premierën në festivalin e filmit në Cannes. Kjo ishte hera e parë që një film i Bollywood-it mori pjesë në këtë festival. Në vitin 2003 ishte anëtare e jurisë në festivalin e Cannes. Në vitin 2004 ajo u zgjodh nga Time Magazine si një ndër 100 personat më me ndikim në botë. Një figurë e saj nga dylli gjendet në Londër në Muzeun e Madame Tussauds.
Në vitin 2006 do të luajë Ash me Brendan Fraser (Mumie) në filmin Singularity dhe The Last Region me Colin Firth dhe Ben Kingsley. Aty ajo luan romaken Livia.
[redakto] Çmime
Aishwarya Rai ka fituar deri tash dy Filmfare Awards:
- 2000, Filmfare Best Actress Award, Hum Dil De Chuke Sanam
- 2003, Filmfare Best Actress Award, Devdas