Alban Skënderaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Alban Skënderaj
Fotoporteti
Emri: Alban
Mbiemri: Skënderaj
Lindi më: 20 prill, 1982
Vendlindja: Lushnjë
Profesioni: këngëtar

Alban Skënderaj është këngëtar shqiptar pop rock fitues dy herë i Top Fest.

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Alban Skënderaj lindi me 20 Prill 1982Lushnjë, por me origjinë është nga Vlora, është këngëtar shqiptar. Pas disa vitesh familja e tij u kthye ne Vlorë.Pas disa vitesh ai u shperngul ne Itali bashk me familjen e tij. Atje ai vazhdoi një shkolle për Hoteleri-Turizëm, por e la atë degë sepse për të bërë karrierë i duhej të lëvizte shumë. Në të njëjtën kohë, ai punonte dhe si infermier terapist pasi kishte bërë një kurs për këtë zanat. Ndërkohe, ai kishte bërë dhe një kurs disa mujor për kitare dhe për kanto. Në Itali, ai mori shpesh pjesë në konkurse të vogla që zhvilloheshin në qytetin ku jetonte, ku fitonte shpesh çmime te ndryshme. Ndonëse larg Shqipërisë ai i ndiqte aktivitete muzikore që zhvilloheshin ne Shqipëri. Në dhjetor të 2004 ai provoi të merrte pjesë në festivalin e RTSH-s por nuk u pranua.

Ndërkohe ai kishte dëgjuar për Top-Fest si një konkurs që i jepte shumë këngëtarëve të panjohur të afirmoheshin. Kështu që ai mori pjesë në Top-Fest 2 me këngën "Vetëm ty" e cila u pëlqye shumë nga publiku. Zëri dhe teksti i këngës rrëmbyen sa hap e mbyll sytë zërat e shume adoleshenteve. Me pas ai nxori ne treg albumin Fllad ne shkretëtire me kënge te kompozuara dhe te shkruara nga dora e tij. Me 3 gusht te po atij viti ai shfaqi ne televizionet Shqiptare videoklipin e këngës Thirrje e Deshperuar. Gjate verës ai ftohet ne plot pabe dhe koncerte qe mbusheshin plot te rinj qe e adhuronin muzikën e tij. Ne këtë mënyre ai arrin te thyeje te gjitha rekordet duke u bere një këngëtar me vlera artistike te mëdha për 10 muaj. Vitin tjetër ai merr përsëri pjese ne Top-Fest 3 por kësaj radhe me ne bashkëpunim me grupin kosovar Kthjellu me këngën "Diçka" qe pati te njëjtin sukses dhe fitoi vendin e pare përsëri. Ndërkohe ai u be ikone publicitare e kompanisë Vodafon dhe u shfaq tek publiku me videoklipin e këngës Ky ritëm. Me 28, 29, 30 qershor ai luajti rolin e Romeos ne muzikalin Romeo & Zhulieta. Më pas ai mori pjesë në Festivalin e 45 të këngës me këngën "Eklips" ku doli në vendin e gjashtë. Me vitin 2008 ai merr pjese ne netët e klipit ku mori çmimin e pare si klipi me i mire nder shum klipe tjera.Ne 2009 ai u pranua ne etiketën Top Records©.

Skenderaj në Kosovë[redakto | redakto tekstin burimor]

Këngëtari vlonjat Alban Skenderaj shkon më në fund në Kosovë, ku me këtë rast pritet që të mbajë një numër koncertesh. Lajmin e ka bërë të ditur vetё këngëtari, gjatë një interviste për “Koha Vision”. Gjithashtu, ai ka promovuar albumin e tij më të ri, që tashmë është në treg. Ka shumë ne adhurues në Kosovë e për këtë flet më mirë turi që mori këngëtari në 21 gusht 2008.

Ai tani jeton ne Gjermani dhe është i fejuar me këngëtaren Miriam Cani, vajza nga Elbasani u bë e njohur në Gjermani si këngëtare e grupit “Preluders”, që bëri bujë në gjithë Evropën, ndërsa Alban Skenderaj mori një famë të menjëhershme pas pjesëmarrjes në festivalin e muzikës moderne “Top Fest”.

Albumet[redakto | redakto tekstin burimor]

[Melody (2008)] [Fllad Ne Shkretetire (2006)] [Ende Ka Shprese (2011)]

Koncertet[redakto | redakto tekstin burimor]

March 29 - Club Manssion - NYC 530 W28th St New York, NY 10001

April 3 - Villa Bianca 312 Roosevelt Dr Seymour, CT 06483 -

April 5 - Paradise Banquet & Convention Centre 7601 Jane St Concord, ON L4K 1X2 -