Luiz Ejlli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Luiz Ejlli
Background information
Lindi (1985-07-12) 12 korrik 1985 (38 vjeç)
Shkodër, Shqipëri
OrigjinaDukagjin, Shqipëri
Këngëtar, Muzikant, personazh televiziv, Yll i Reality Show, Aktor
Vitet aktik2004–tash

Luiz Ejlli (lindur 12 korrik 1985) është këngëtar, diplomat dhe ish-noter. Ejlli fitoi edicionin e 44-tëFestivalit të Këngës duke përfaqësuar kështu ShqipërinëEurovision 2006 (Greqi). Ai është gjithashtu i njohur edhe për pjesëmarrjen e tij në shtëpinë e reality-show më të famshëm në Shqipëri Big Brother Albania VIP (sezoni i dytë) në Top Channel, format në të cilin ai e fitoi.

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Luiz Ejlli studioi në shkollën e mesme artistike "Prenk Jakova" në Shkodër për muzikë në instrumentin e fagotit. Më 24 dhjetor 2022, u bë pjesë e reality-show më të njohur në Shqipëri Big Brother VIP Albania 2 i cili me të mori famë nga të njohur e të panjohur që e shikonin 24 orë në 24 live nga shtëpia. Ai u shpall finalist i këtij edicioni dhe në finalen e madhe të datës 6 maj, Luiz Ejlli u shpall fitues i Big Brother Albania VIP 2. Në këtë datë, ai kurorëzoi martesën me të dashurën e tij, Kiara Tito, në Tiranë që e propozoi për martesë disa ditë më parë në shtëpi.

Karriera artistike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në edicionin e parë të shfaqes Ethet e të Premtes Mbrëma u spikat talenti i tij si këngëtar, i cili arriti në pesë më të mirët. Në edicionin e dytë të këtij spektakli, ai fitoi çmimin e parë.

Pasi fitoi edicionin e 44-të të Festivalit të Këngës, ai përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2006.[1]

Në vitin 2023 Luiz Ejlli thyen rekorde[2] shikueshmërie në rrjetet sociale pasi u bë anëtar i reality show më të famshëm që u pa nga shikuesit anembanë Big Brother Albania VIP[3].

Gjatë kësaj periudhe që qëndroi në shtëpi ai arriti shifra shumë të larta shikueshmërie ku në më pak se 1 muaj kënga e tij më e fundit "Me ty"[4] dedikuar banores të dashurës së tij Kiara Tito arriti 10 milion shikime dhe akoma numri i shikimeve rritet me kalimin e kohës.

Pjesëmarrja në festivale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Data Titulli Festivali
Dhjetor 2004 Hëna dhe yjet dashurojnë Festivali i 43-të në RTSH
Shtator 2005 Mëngjes Mikrofoni i Artë 2005
Dhjetor 2005 Zjarr e ftohtë Festivali i 44-të në RTSH (çmimi i parë)
Maj 2006 Zjarr e ftohtë Eurovizion 2006
Shtator 2006 Për një vajzë që di të dojë Mikrofoni i Artë 2006 (Rudi ft Luiz Ejlli & XXL)
Dhjetor 2008 Një Jetë Festivali i 47-të në RTSH (Juliana Pasha & Luiz Ejlli)
Nëntor 2010 Sa e shite zemrën Kënga Magjike 2010 (çmimi i parë)
Shtator 2011 Iluzion Netët e Klipit
Dhjetor 2013 Kthehu Festivali i 52-të në RTSH
Dhjetor 2015 Pa mbarim Festivali i 54-të në RTSH
Dhjetor 2017 Ra një yll Festivali i 56-të në RTSH (Luiz Ejlli & Rezarta Smaja)

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Eurovision Song Contest 2006", Wikipedia (në anglisht), shkurt 19, 2023, marrë më shkurt 27, 2023
  2. ^ 'Luiz Ejlli thyen rekordin'-Eksperti zbulon qytetet ku është kërkuar më shumë | Zona Zero Top News, marrë më mars 23, 2023
  3. ^ M, N.; GazetaBlic (janar 13, 2023). "Doli më pak i preferuari i publikut, Luiz Ejlli thyen rekorde në rrjetet sociale për 3 ditë". GazetaBlic (në anglishte amerikane). Marrë më mars 23, 2023.
  4. ^ Luiz Ejlli - Me Ty (Official Video), marrë më mars 23, 2023
Çmimet dhe arritjet
Parardhësi 
Ledina Çelo
me "Tomorrow I Go"
Shqipëria në Festivalin Evropian të Këngës
2006
Pasardhësi 
Frederik Ndoci
me "Hear My Plea"