Frederik Ndoci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Frederik Ndoci.jpg

Frederik Ndoci (Frederik Doci lindi në Shkodër9 shkurt 1960), u diplomua në 1977, në shkollën e mesme artistike "Prekë Jakova", për instrumentin Oboe. Gjithashtu zotëron edhe instrumenta të tjerë : fizarmonikën, pianon e kitarën.

Studimet e larta i kreu në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, për dramaturgji.

Qysh në fëmijëri ka marrë pjesë në të gjithë festivalet lokale e kombëtare për fëmijë, si solist, në interpretime të vlerësuara me çmime kombëtare dhe lokale :

  • 1967 - çmimi i tretë në interpretimin e këngës "Rrugëve të fshatit" (Hyjo kalë vrapo) të Zyhdi Barbullushit.
  • 1966 - çmimi i tretë në interpretimin e këngës "Si gjeologët"
  • 1971 - çmimi i dytë në interpretimin e këngës "Vëllai aksionist" të Leonard Dedes
  • 1972 - çmimi i parë në interpretimin e këngës "Beni, Mira dhe receli" të Xh. Ujkanit e P. Selimit (duet me Myfarete Laze).
  • 1973 - çmimi i dytë në interpretimin e këngës "Tornitorit" të Nexhmedin Dokos.

Gjatë periudhës së shkollës u aktivizua me grupet artistike të Shtëpisë së Pionierit dhe më pas, të Klubit të Rinisë "Heronjtë e Vigut" duke marrë pjesë në shfaqjet artistike dhe kënduar me sukses në skenat e Shkodrës.

Fiton kinoprovën në Tiranë, për filmin "Nga mesi i errësirës", në kinostudion "Shqipëria e Re" por për shkak të biografisë politike nuk pranohet.

Gjatë viteve te shkollës së mesme artistike "Prenk Jakova", u aktivizua me orkestrën e Estradës së Shkodrës dhe në orkestrën Simfonike (Filarmonike) të Shkodrës, duke marrë pjesë në të gjithë koncertet e organizuara. Po ashtu u angazhua edhe nëpër grupe private (orkestrinat e vogla) në aktivitetet e shkollave të mesme të qytetit, të Institutit Pedagogjik si dhe nëpër festa familjare të qytetarëve të Shkodrës. Kjo e ndihmoi të thellojë njohjen me folklorin dhe pafundësinë e bukurisë së këngës popullore e qytetare shkodrane në veçanti, dhe të asaj shqiptare në përgjithësi.

Pas përfundimit të shkollës së mesme (1977) caktohet për të kryer stazhin në Kombinatin e Drurit, pastaj në ndërmarrjen e Zooteknisë, ku jep kontribut të spikatur në ngritjen e grupit artistik të saj. Me këtë grup fiton flamurin e konkurrimit midis grupeve artistike të ndërmarrjeve të qytetit të Shkodrës.

Gjatë studimeve në Akademinë e Arteve, në Tiranë punoi në Teatrin e Operas dhe Baletit si u aktivizua me grupin "Na bashkoi Kënga Popullore", si solist dhe instrumentist, duke debutuar në skenat e gjithë Shqipërisë.

Për publikun shqiptar, kanë mbetur të pashlyera interpretimet duet me Irma Libohovën "Në fushë", me Valdete Hoxhën "Korrim grurë", me Zeliha Sinën "Potpouri Dibrane", si dhe kënga "Kjo Kosova e ka adet, kah një Pashë me e mbytë për vjet'", etj.

Në vitet 1978-1982 fiton dy çmime në "Dekadat e Majit". Në vitin 1981 fiton kinoprovën për aktor në filmin "Në çdo stinë" të regjisorit Viktor Gjika (për rolin e kitaristit).

Mbas këtyre interpretimeve të suksesshme, vjen një periudhë e zymtë dhe e dhimbshme për jetën e aktorit, këngëtarit dhe instrumentistit Frederik Ndoci. Një letër anonime e akuzonte si "agjent i CIA-s, të KGB-së, të UDB-sëe, të Vatikanit etj." dhe si pasojë dënohet nga ligjet e diktaturës në fuqi. TV shqiptar ndalon çdo transmetim të interpretimeve të tij, filmike e muzikore.

Pas kryerjes së dënimit, rinis punën në Burrel për disa muaj dhe më pas transferohet si aktor në Estradën e Shkodrës, ku menjëherë spikat cilësia e lartë e interpretimeve, duke patur vlerësime pozitive edhe nga shtypi i kohës.

Vitet 1983-1984 shënojnë një kthesë të re në jetën e artistit Frederik Ndocit. Ai merr pjesë në filmin "Fundi i një gjakmarrjeje" të regjizorit Rikard Ljarja. Filmi fiton çmim dhe roli i luajtur nga Frederiku aktor, vlerësohet nga shtypi dhe publiku i kinemasë. Shkëputja për një kohë nga veprimtaria artistike e estradës së Shkodrës, për shkak të filmit i shkakton sërish probleme me "hijen e persekutimit" që e ndjek dhe për këtë arsye dënohet sërish me gjashtë muaj punë të rëndë fizike në riedukim.

Ndërkohë role të reja në filmat shqiptarë pasurojnë biografinë e tij artistike :

Në fundin e viteve '80, një takim me kantautorin e mirënjohur Ardit Gjebrea (shok i festivaleve të pionierit) bëhet vendimtar për rikthimin e artistit në skenën e TV shqiptar, në Festivalin e Pranverës 1986, me këngën "Pranvera do lule shumë" të prezantuar nga Rita Ndoci.

Këngët kryesore ndër vite janë :

Në vitet 1990 transferohet në Itali dhe pas disa muajve i paraqitet publikut në një koncert me grupin e studentëve, të cilëve u mësonte kitarën. Sukses ishte i padiskutueshëm dhe më pas vjen një koncert prej 5 orësh, para qytetarëve të provincës. Aktivizohet me grupet e ndryshme si "Le rose Rosse" (Piacenza), "La pagina d'album" (Bergamo), me të cilët regjistron kasetën dhe CD-në e parë : "Di tutto di piu'".

Kjo paraqitje i dha mundësi të përgatiste shumë shpejt Albumin CD të dytë "Sono Gitano", këngët "Malaguegna" dhe "Caminito", të të cilit qëndruan si sigla të programit TV "Canta Italia", për më se gjashtë muaj.

Gjatë qëndrimit në Itali, debutoi me sukses në mjaft skena, diskoteka, nëpër festa në sheshet e provincës së Piacenza (Bergamo), por edhe ne skenat e veriut dhe te qendrës së Italisë. Dha mbi 26 koncerte çdo muaj edhe në Zvicër (Lugano), në Francë (Nicë), në Montekarlo, me një numër total në rreth 300 koncerte në vit.

Në fund të viteve '90 transferohet në Amerikë, ku realizon Albumin CD : "Frederik & Friends". Në 2005, në New York, ku jeton me këngëtaren Aida Caci, realizon në studion diskografike "Blue November Records" albumin "Canterina".

Çmimi i Parë në Festivali i 28-të i Këngës në RTSH 1989 bashke me këngëtarët Manjola Nallbani dhe motrën e tij Juli Ndoci. Përsëri çmimi i parë në 2006 në Festivali i 45-të i Këngës në RTSH, për këngën "Balada e gurit" nën shoqërimin e zërit melodioz të Aida Cacaj (Ndoci). Me këtë këngë, prezantoi Shqipërinë në festivalin evropian të këngës "Eurovision Song Contest 2007" në Helsinki, Finlandë me këngën Hear my plea, por nuk hyn në finale, duke u renditur e 17-ta.

Kënga është kompozuar nga Ardian Hila, me tekst të poetit Pandi Laço dhe me orkestrim të Ardian Hilës.

Aktualisht është duke përgatitur së bashku me humoristin dhe gazetarin Ismet Drishti spektaklin "Tefa Show", nën kujdesin dhe produksionin e 24 NEWS TV.

Ndër projektet e shumta të Frederik Ndocit është edhe botimi i një përmbledhje me poezi, me titullin provizor "Zërat e shpirtit", me rreth 100 poezi, të gjitha të shkruara në emigrimin e gjatë të këngëtarit nëpër botë. Kjo është hera e parë, që këngëtari Ndoci, del para publikut edhe në një profil tjetër, në atë të poetit. Në poezitë e tij, ai flet për tematika që shtrihen në fusha dhe prekin probleme të ndryshme, që nga politika, problemet sociale, braktisja, dashuria etj. Është mendimi dhe reflektimi, që e ka shoqëruar nëpër rrugët e tij në botë, që nga toka e parë e huaj ku emigroi - Spanja - deri tek "Toka e Premtuar e Lirisë- Amerika. Gjithashtu, përshkruan mbresa udhëtimesh në vende të tjera evropiane, ku dha koncerte apo vizitoi mrekullitë e natyrës së tyre.

Albumet muzikore kryesore[redakto | redakto tekstin burimor]

  • CANTERINA© Blue November Records. NY. 2005
  • ROMANCE © Blue November Records. NY. 2005
  • FREDERIK & FRIENDS (gospel)
  • VITET GRI (Këngë të kënduara në vitet 1986-1991)
  • SONO GITANO (Discografia Sandrinita Itali. 2002)
  • CANTA FREDERIK (ESPANA 1994 - 1995)

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]