Pianoja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Pianoja e madhe
Steinway & Sons upright piano, model K-52 (mahogany finish), manufactured at Steinway's factory in New York City.jpg

Pianoja është instrument muzikor që luhet me ndihmën e tastierës dhe që prodhon tinguj duke prekur telat e çelikut me çekiça me mbështjellje prej shajaku. Cekicat kthehen menjëherë dhe lejojnë telat që të vazhdojnë dridhjen e tyre në një rezonancë frekuence. Këto dridhje janë transmetuar nëpërmjet materialit të saj prej një dërrase që e zmadhon atë.

Pianoja është përdorur gjerësisht në muzikën perëndimore për performancë solo, kor, muzikë dhomë dhe për shoqërime. Është shumë popullore për ndihmë për kompozim dhe prova. Edhe pse nuk është portative dhe shpesh është e shtrenjtë, shkathtësia dhe kudogjendja e pianos e kanë bërë atë një nga instrumentet muzikorë më familjar. Ajo është klasifikuar si një instrument muzikor me perkusion dhe si një instrument me tela. Duke u mbështetur në metodën Hombostel-Sachs të klasifikimit të muzikës ajo është grupuar në instrumentet me foni.

Fjala piano është shkurtuar nga fjala "pianoforte", e cila vjen nga emri Italian origjinal i instrumentit “clavicembalo col piano e forte”. Kjo i referohet përgjegjësisë së instrumentit, i cili i lejon pianistit të prodhojë nota me dinamikë të ndryshme në varësi nga fortësia e shtypjes se tastit.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Pianoja është gjetur origjinalisht në risitë e hershme teknologjike. Prejardhja e saj është nga Klasveni. Instrumentet e para me tela që goditen nga çekiçë ishin me origjinë nga instrumenti tradicional Persian santur. Gjatë periudhës së mesme kishte përpjekje të përgjithshme për të krijuar instrumente me tastiera dhe me goditje telash, më i pari ka qenë hurdi-gurdi me origjinë të panjohur. Në shekullin e XVII mekanizmat e instrumenteve me tastiera siç janë klavikorda dhe klavicembal ishin të njohura. Në një klavikordë telat janë goditur nga tangentet ndërkohë që në një klavicembal ato janë tërhequr nga penda. Shekuj pune në mekanizmin e një klavicembali kanë dhënë ndihmesë në konstruktimin e mbështjelljes, të pjesës që lëshon zërin dhe të tastierës.

Shpikja[redakto | redakto tekstin burimor]

Shpikja e pianos moderne është kredituar në Bartolomeo Cristofori i Padovës, Itali, i cili ishte punësuar nga princ Ferdinand de Medici si mbajtës i instrumenteve. Ai ishte një ekspert i bërjes së klaviçembalëvë dhe ishte i mirënjohur me trup e mëparshme të njohurive në instrumentet me tastiera me tela. Nuk dihet ekzaktësisht se kur Kristofori për herë të parë ndërtoi një piano. Një zbulim i bërë nga punonjësit e familjes Medici, tregon për ekzistencën ë një pianoje në vitin 1700 ; një tjetër dokument i pasigurt në vitin 1698. Të treja pianot e Kristoforit që mbijetojnë sot datojnë më 1720.

Suksesi i madh i Kristoforit po zgjidhej, pa ndonjë shembull prioritar, në problemin mekanik themelor në dizenjimin e pianos : çekiçin, duhej të godiste telin por të mos mbetej në kontakt me të sepse do të ndalonte tingëllimin. Për më tepër çekiçi duhej të kthehej në pozicionin e tij të mëparshëm pa kërcitje dhe duhej të ishte gati për të përsëritur menjëherë të njëjtën notë shpejt. Pianoja e Kristoforit shërbeu si një model për përpjekje për të krijuar piano të tjera. Kur instrumenti i hershëm i Kristoforit ishte bërë me tela të hollë dhe shumë më të dobët se pianoja moderne, krahasuar me klavikordën ato ishin konsideruar më të zhurmshme dhe ishin më të fuqishme.

Instrumenti i ri i Kristofrit mbeti relativisht i panjohur derisa një shkrimtar Italian, Scipione Maffei, shkroi një artikull entuziast rreth saj (1711), duke fshirë një diagram të mekanizmit. Ky artikull ishte shpërndarë gjerësisht dhe shumë nga gjenerata e ardhshme e ndërtuesve të pianos filluan punën e tyre për shkak të leximit të këtij artikulli. Një nga këta ndërtues ishte Gottfried Silbermann, i njohur më mirë si ndërtues i organos. Pianot e Silbermann ishin në të vërtetë kopje e asaj të Kristoforit, me një përmbledhje të rëndësishme : Silbermann parapriu shpikjen e pedalit tingullmbytës modern, i cili i krijon të gjitha mbytjet e tingujve nga një tel në të njëjtën kohë.

Silberman i tregoi Johann Sebastian Bach një nga instrumentet e tij të hershme në 1730, por Bach nuk e pëlqeu atë në atë kohë, duke pretenduar se notat e larta ishin shumë të buta për të lejuar një varg dinamik të plotë. Edhe pse shfaqi pak antipati për Silberman, kritika në dukje ishte mbajtur e fshehtë. Bach-u aprovoi më vonë një instrument që pa më 1747, dhe madje u bë agjent në shitjen e pianove të Silberman-it.

Pianoja u demonstrua gjatë shekullit të 18-të në shkollat Vjeneze, që përfshinte Johann Andreas Stein (i cili punonte në Augusburg, Gjermani) dhe krijuesit Vjenezë Nannette Streicher (vajza e Johann Andreas Stein)dhe Anton Valter.

Pianot me stil vjenez ishin ndërtuar me skelet druri, dy tela për notë, dhe kishin çekiçë të mbuluar më lëkurë. Disa nga këto piano vjeneze kishin ngjyrë të kundërt me pianot e sotme moderne ; tastet natyrale ishin të zeza dhe tastet jonatyrale ishin të bardha. Nga këto instrumente Wolfgang Amadeus Mozart kompozoi koncertet e tij dhe sonatat, dhe kopje të tyre janë ndërtuar sot në performancën e instrumentit-autentik të muzikës së tij. Pianot e kohës së Mozartit kanë pasur një tingull më të butë, më të qartë se sa pianot e sotme, pianot Angleze, me më pak fuqi mbështetëse. Termi Pianoforte në ditët tona shpesh përdoret për të dalluar instrumentin e shekullit të 18 nga instrumenti i mëvonshëm I ditëve tona.

Zhvillimi i pianos moderne[redakto | redakto tekstin burimor]

Në periudhën nga 17901860, pianoja e erës së Mozartit pësoi ndryshime të panumërta që arritën deri në formën e instrumentit modern. Ky revolucion ishte në përgjegjësi të një preference të kompozitorëve dhe të pianistëve për një tingull më të fuqishëm të pianos dhe kjo u bë e mundur nga revolucioni industrial me burime teknologjike si çeliku i cilësisë së lartë, i quajtur tel i pianos, në vend të fijeve dhe derdhja me precizon që shërbeu për prodhimin e skeletit prej hekuri. Në të njëjtën kohë, rangu i toneve u ngrit nga pesë oktava të ditëve të Mozartit në 7e1/3 ose më shumë oktava të gjetura në pianon moderne të ditëve tona .

Përparimi i hershëm teknologjik i detyrohej shumë firmës angleze Broadwood, e cila kishte tashmë një emër në prodhimin e harpikordave. Broadwood ndërtoi instrumente që ishin progresivisht më të mëdha, më tingëlluese, dhe me konstrukt më të fortë. Ata dërguan piano tek të dy Joseph Haydn dhe Ludwig van Bethoven, dhe ishte firma e parë që ndërtoi pianot më me shumë së pesë oktava ; gjatë shekullit 1790, me gjashtë oktava më 1810, dhe me shtatë më 1820. Vjenezët ndoqën këto prirje, pavarësisht se dy shkollat përdornin piano të ndryshme nga këto ; Broadwoods ishin më të forta kurse pianot Vjeneze ishin më të ndjeshme.

1820, qendra e ndryshimit ishte zhvendosur në Paris, ku firma Pleyel prodhonte piano të përdorura nga Frédérich Chopin dhe firma Érard prodhonte piano të përdorura nga Franz Liszt. Në 1821 Sébastien Érard shpiku veprimin dyfish të mekanizmit të Karelit, që lejonte që një notë të përsëritej edhe pse tasti nuk ishte akoma ne lartësinë fillestare vertikale. Kjo ndihmoi luajtjen e shpejtë të notave të përsëritura dhe – kjo pajise muzikore ishte udhëhequr nga Liszt. Kur shpikja u bë pulike, pasi u pa nga Henri Herz, ishte veprimi dyfish i mekanizmit të karelit gradualisht u bë standard në pianot e mëdhaja, dhe është akoma i përfshirë në të gjitha pianot e mëdhaja që janë prodhuar tashmë. Skeda:Http://www.webweaver.nu/clipart/img/entertainment/music/baby-grand-piano.jpg Një nga shpikjet më të mëdha që ndihmoi të krijonte tingullin e pianos moderne ishte përdorimi i skeletit prej hekuri të fortë. Gjithashtu e quajtur “pjatë” skeleti prej hekuri vendoset në majë të tastierës, dhe shërben si mburoje kundër forcës së tensionit të ushtruar mbi telin. Rritja e integritetit struktural të strukturës prej hekuri lejoi përdorimin e telave më të trasha, më të tendosur dhe më të shumtë në numër. Në një piano të madhe moderne tensioni total mbi fijen mund ti tejkalojë 20 ton. Pjesës së vetme me derdhje strukture hekuri iu dha leja në 1825Boston nga Alpheus Babcock, duke kombinuar fiksimin e pjatës metalike me masën. Më vonë Babcock punoi për firmën Chickering & Mackays e cila shpiku skeletin e parë prej hekuri të plotë për pianot e mëdha më 1843. Përbërja e strukturës metalike të farkëtuar u preferua nga shumë prodhues evropiane deri në sistemin amerikan dhe ishte adoptuar deri në shekullin ë 20-të.

Shpikje të tjera për mekanizmin duke përfshirë përdorimin e mbulesave prej shajaku të çekiçëve në vend të çekiçave të mbuluar më lëkurë. Çekiçat me shajak të cilët ishin shpikur për herë të parë nga Henri Pape në 1826 ishin një material më i qëndrueshëm duke lejuar një rang më të gjerë dinamik në lidhje më peshën e çekiçave dhe rritjen e tensionit të fijes. Pedali i soldinës i shpikur më 1844 nga Jean Louis Boisselot dhe i përkrahur edhe nga firma Steinway më 1874, lejoi një rang më të gjerë efektesh.

Shpikje të tjera të rëndësishme të kësaj ere përfshinin ndryshimet në mënyrën se si pianoja ishte lidhur si një “korr” me tre tela kurse notat e ulëta më dy dhe përdornin metoda të ndryshme të goditjes. Më shkallën “sipër teli”, grupet e telave janë vendosur sipër njëri tjetrit më dy ura të larta që duken si një. Kjo lejon zgjerimin, por jo zgjatjen, të telave që puthiten më trupin e pianos. Zgjatja e tingujve ishte shpikur nga Jean-Henri Pape gjatë vitit 1820 dhe e lejuar për përdorim në pianot e mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Henri Steinway Jr. më 1850.

Me shkallët e dyfishta të cilat ju ishte dhënë e drejta në 1872 nga Theodore Steinway, komponentët e ndryshëm të dridhjeve të telave janë kontrolluar nga duke akorduar pjesët e tyre dytësore në lidhjen e oktavave me gjatësinë e tingullit. Sisteme të ngjashme u zhvilluan nga Blüthner (1872), nga Taskin (1788) dhe Collart (1821) duke përdorur tingullimë më të dallueshme për të modifikuar telin.

Disa piano të hershme kishin forma dhe dizajnim që nuk përdoren më. Pianoja katrore kishte tela horizontale të përshtatur diagonal përgjatë trupit drejt këndor rreth çekiçave, dhe me vendosjen e tasteve gjatësore. Ky dizajnim i ishte bërë nga Gotfried Silbermann dhe Johannes Zumbe. Në Angli dhe ndryshimet e para për herë të parë u futën nga Gullaume – Lebrecht Petzold në Francë dhe Alpheus Babcock në Shtetet e bashkuara të amerikës. Pianot katrore ishin ndërtuar në shifra të larta gjatë 1840Evropë dhe më 1890 në Amerikë dhe u panë ndryshime të dukshme në secilën nga këto lloje pianosh. Popullsia e hutuar ishte për konstruktime jo të shtrenjta edhe pse performanca e tyre dhe tingulli ishin më të kufizuara.

Këto piano ishin përshtatur me tastierë dhe gjilpëra tingëlluese nën to.

Pianot Xhirafa, Piramida, dhe pianot Lira ishin përshtatur me modele evokuse.

Pianoja më e gjatë e kabinetit ishte shpikur rreth 805 dhe u ndërtua gjatë 1840 . Ajo kishte tela të përshtatura vertikalisht në një skelet me ura që qëndrojnë para pjesës së poshtme prapa, tasteve. Pianot me tela vertikale u bënë shumë popullore nga Robert Wornum, rreth 1815, ishin ndërtuar në shek. e 20-të. Në mënyrë informale ato ishin quajtur “birthcage pianos” nga mekanizmi i tyre i veçantë. Pianinot dallonin nga të tjerat, që ishin bërë popullore në Francë nga Roller dhe Blanchet gjatë fundit të 1820. Pianot e vogla të larta ishin prodhuar nga mesi i vitit 1930 deri në kohët e mëvonshme. Pozicioni i ulët i çekiçave lejonte përdorimin e një veprimi hedhës që të ruhej një lartësi e arsyeshme e tasteve. Pianot moderne dhe pianot e mëdha realizuan formën e tanishme në fund të shekullit të 19-të. Shpikjet janë bërë gjatë procesit të prodhimit dhe shumë detaje që kërkojnë vëmendje.

Historia dhe performanca muzikore[redakto | redakto tekstin burimor]

Repertorët e pianos ishin ato të Haydenit, Mozart dhe Bethoven që ishin kompozuar për një lloj instrumenti që ishte i ndryshëm nga instrumenti modern dhe muzika që ai prodhon normalisht në ditët tona. Edhe muzika e romantikëve duke përfshirë Liszt, Chopin, Robert Schumann, Felix Mendelsohn dhe Johannes Brahms, ishin shkruar për piano të ndryshme nga ato të ditëve tona.

Pianoja moderne[redakto | redakto tekstin burimor]

Ka dy lloje kryesore : pianot e mëdha dhe pianot me pozicion vertikal që quhet Pianino.

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]