Franz Liszt
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Franz (Ferenc) Liszt (22 tetor 1811 Raiding Hungari31 korrik 1886 Bayreuth (Bajrojt)) ishte një pianist virtuoz dhe kompozitor hungarez. Listi studioi dhe luajti në Vienë dhe Paris si edhe dha koncerte nëpër Evropë. Vlerësohet sot si një nga pianistët më të mëdhenj që bota ka pasur ndonjëherë. Ai njihet si shpikësi i recitalit modern të pianos si edhe i poemës simfonike. Muzika e tij pëlqehet për melodinë dhe harmoninë emocionale. Ishte një adhurues femrash dhe shkroi shumë këngë dashurie për to.
Tabela e përmbajtjeve |
[redakto] Jeta
Franc Listi ka hyrë në historinë e muzikës para së gjithash si luajtës virtuozë i pianos. Mësuesesit e parë të tij ishin Karl Cerni (Carl Czerny) dhe kompozitori i tmerrshëm dhe që gjëja vrasësi i Moxartit, Antonio Saliri (Antonio Salieri). Nga këta dy, Listi u pajisë me elementet e nevojshme të muzikës. Mirëpo çelësi i veprimtarisë artistike për Listin ishte koncerti i luajtësit virtuozë të violinës, Nikolo Paganinit (Niccoló Paganini). Për deri sa Listi e dëgjoi më 1831 violinistin në Paris, vendosi që të bëhet Paganin i Pianos. Në vitet pasuese ai përpiloi një teknik të tillë fulminante që futi nën hijen e saj çdo teknik luajtëse të më parëshme. Koncerte e njëpasnjëshme shkaktuan me të shpejtë përhapjen e namit të tij në tërë Evropën, ai ishte i dashuri i grave dhe kishte marrëdhënie të mira me princesha e mbretëresha. Qenia e një udhëtari virtuozë në të vërtet ishte vetëm një etapë në jetën e Listit. Më 1842, Listin e thirrën në Vajmarë për të ndikuar aty si mjeshtër i kapelës së oborrit. Këtu u krijua edhe ideja e themelimit të Teatrit muzikorë nacional dhe po këtu ai krijojë përfytyrimet për pasmin e skemës simfonike me shkrime simfonike. Me orkestrën e oborrit të Vajmarës, ai luajti simfonitë e Betovenit dhe veprat e Hektor Berliozit (Hector Berlioz) dhe Rihard Vagnerit (Richard Wagner). Pasi që u ngatërrua me qarqet artistike reaksionare ai u lagua më 1862 për në Rom dhe filloj të merret me fe. Nga këtu Listi përdori vetëm materie fetare si bie fjala Legjenda e Elizabetës së Shenjtë. Listi vdiq më 1886, gati 75 vjeçar gjatë lojnave festive të Rihar Vagnerit në Bejrojt (Bayreuth).
[redakto] Thënie
- "Franc Listi ishte një revolucionar i lindur, dhe po të bashkohej me nderimin e personalitetit të tij madhor, mund të thuhet, ai ishte një libertin i lindur, një bohemian i lindur. Ecuria e tij e rrallë dhe zhvillimi shpirtëror kanë sjellë me vete, që ndër të gjithë muzikantët romantikë ai ishte më i pamvaruri dhe më i palidhuri. Alfred Ajnshtajn
Listi si pianist
Stili i performimit
Janë disa, nëse ndonjë, burime te mira që japin një impresion se si Listi me të vertet tinglloi që nga vitet e 1820-a. Czerni thoshte se Listi ka qenë natyral i cili luante piano sipas ndjenjës, dhe rishikimet e koncerteve të tij veqanërisht tregojnë briliancën e tij, fuqinë dhe precizionin gjersa luante piano. Dhe ne koncertin e fundit ai gjithashtu permendi zotësin e tij që absolutisht kurr te mos ndryshopj tempon, e cila mund te kete qene edhe nga babai i tij, i cili insistonte qe Listi te praktikonte me metronom. Repertori i tij ne kete kohe konsiston se pari nga pjeseza ne stil te shkolles briliante Vieneze, nga koncertet e Humelit dhe nga veprat e mesuesit te tij te meparshem Czernit, nga koncertet e te cilit nganjerher Listit i ipej mundesia te shfaqte talentin e tij nga improvizimet. Duke percjellur vdekkjen e babait te Listit më 1827 dhe boshllëkun e jetes se tij si nje turist virtuoz, eshte sikur loja e Listit ne piano u zhvillua gradualisht dhe mori nje stil personal. Njeri nga pershkrimet me te detajuara te lojes se tij ne piano prej asaj kohe vjen nga dimri i viteve 1831/1832, gjate se ciles ai fitonte jetesen si mesues ne Paris. Disa nga nxenesit e tij ishin edhe Valerie Boissier, nena e se ciles quhej Augusta dhe mbante me kujdes te madh ditaret e mesimeve te saj. Lsiti filloi te fokusohej ne karieren e tij si pianist dhe prap prezantimet e tij me emocione te ndezura te muzikes ishin te rralla dhe me ze te pa nderprerë. Shprehjet e fytyres dhe gjestet ne piano do te reflektonin qka ai luante, per te cilat ai nganjeher edhe ishte i tallur ne gazetat e kohes, gjithashtu permendej edhe privilegji qe ai mund te kishte me tekstet e tij. Berliozi na tregon neve se si Listi do te shtonte kadencen, dridhjen dhe dredhjen lur luajti vepren e Betovenit SONATA NE DRITEN E HENES, dhe krijoi nje skenë dramatike duke ndryshuar tempon e Largo dhe Presto. Ne BACCALAUREUS LETTER te Xhorxh Sandit nga fillimi i 1837, Listi pohoi qe ai e kishte bere per qellim qe te kishte aplauz, dhe premtoi se do te ndjekte te dyjat: Letren dhe Shpirtin e rezultatit tash e tutje. Ka qene e debatuar se ne qfar niveli ai e realizoi kete premtim gjithsesi. PM
[redakto] Nderimi i emrit të tij
- Akademia muzikore në Budapest (Liszt Ferenc Zeneakadémia).
- Shkolla e lartë për muzikë Franz Liszt në Vajmar.
- Asteroidi me numër 3910, Franz Liszt.
- Demko Miroslav: Franz Liszt compositeur Slovaque, L´Age d´Homme, Suisse, 2003.
[redakto] Shiko edhe
[redakto] Lidhje të jashtme