Alfred Binet
Alfred Binet u lindi më 1875 në Nice të Francës dhe vdiq më 18 tetor, 1911.
Më 1894 ai mori doktoraturën për studimin e sistemit nervor të insekteve. Po atë vit u emërua drejtor i laboratorit psikologjik të Sorbonës. Për disa vite ai u muar me studimin e dorëshkrimit, hipotezës, përceptimit, dhe të menduarit. Më 1895 ai filloi botimin e një reviste të rëndësishme '' "L'Annee Psichologique" ''.
Aty nga viti 1900 ai filloi botimin e studimit mbi të menduarit, të cilin e kishte kryer duke u mbështetur mbi dy bijat e tija. Më 1904 atij iu kërkua të ndihmonte në zbulimin e nxënësve të sistemit shkollor të Parisit, të cilët kishin nevojë për edukim special për shkak të nivelit të ulët të funksionimit intelektual. Binet dhe kolegu i tij Theodore Simon e botuan shkallën e parë të inteligjencës më 1905.
Binet dhe Simon testuan fëmijë me vonesa mendore dhe përpunuan udhëzime për shkallët e kësaj vonese. Ata vendosën që një fëmijë me moshë mendore më të vogël se dy vjeç ta quanin me prapambetje mendore të rëndë. Ky lloj klasifikimi, në mënyrë të modifikuar përdorët ende sot.
Gjatë viteve që pasuan, Binet e kaloi kohën duke testuar fëmijë dhe duke rishikuar testin e inteligjencës, së pari më 1908 dhe sërish në 1911, në vitin e tij të vdekjes.
Puna e hershme e Binet në testimin e inteligjencës nxiti një numër shumë të madh studimesh në këtë fushë të psikologjisë.