Ali Zatriqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Prof.Dr. Ali Zatriqi

Prof. dr. Ali Zatriqi, është profesor i Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë dhe kirurg i njohur në QKUK.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ali Zatriqi lindi në Novi Pazar, më 11 prill 1929.jë familje zejtare rrobaqepëse me prejardhje nga Gjakova. Aty e kreu shkollën fillore, kurse të mesmen e vazhdoi në Prishtinë. Pjesëmarës i Luftës Nacional Çlirimtare më korrik të vitit 1944. I burgosur nga regjimi i asaj kohe për nacionalizëm. E perfundoi shkollen e Pilotit në Klasën e Pilotit Federativ me notë të shkëlqyer në Rumë në nëntore të vitit 1948. Me 1952 regjistroi Fakultetin e Mjekësisë në Beograd të cilin e përfundoi më 1960. Me 1966 kreu specializimin në Klinikën e Kirurgjisë në Universitetin e Beogradit. Kryeshef i Repartit të Kirurgjisë në Novi Pazar. Me 1971 pranohet si asistent në Universitetin e Prishtinës ku vazhdoi të punojë në Repartin e Kirurgjisë e më pastaj në Klinikën e Kirurgjisë të QKUK në Prishtinë. Ne vitin 1974 shkoi ne studime postdiplomike ne SHBA ku qendroi nje vit ne Universitetin Columbia te New Yourk. Me 1977 mbrojti tezën e doktoratës në Beograd dhe u zgjodh docent për lënden e Kirurgjisë së Përgjithëshme për mësim në gjuhën shqipe. Profesor inordinarë u zgjodh në shtatorë të vitit 1983. Me 1987 u zgjodh profesor Ordinare. Si Kirurg profesioniste në Kosovë i pari filloi të miret me Onkologji e Imunologji dhe formoi Repartin, Ambulancën dhe Laboratorin onkologjik – imunologjik shumë të avancuar dhe i vetmi në rajon pranë Klinikës së Kirurgjisë dhe Ortopedisë me datën 20. 12 1977 me ide ti krijoj kushtet për transplantim të indeve dhe organeve. Organizoi Seksionin Onkologjik të Shoqatës së Mjekëve të Kosovës me datën 28. 09. 1978. Me udheheqjen e tij u formua Organizata e Kosovës për Luftë Kundër Kancerit në vitin 1978 ku organizoi shume aktivitete të vetdijesimit dhe mbrojtjes dhe prevencës së sëmundjeve onkologjike, kishte ideal themelimin e ONKOLOGJISË për të cilën e bëri projektin e realizimit. Prej viti 1979 – 1983 anetare i Këshillit Ekzekutiv të Shoqatës së Onkologëve në nivel të federatës Anëtare i komitetit në nivel shteti për UNESKO-n “ Njeriu dhe Biosfera”.

Kreu detyra me rëndësi shoqërore dhe politike si anëtearë dhe deputet federativ prej vitit 1968 – 1974. Anetare i LDK- qe nga themelimi, njihet gjithashtu si nënshkrues i apelit të 215 intelektualëve Kosovarë. Me 1993 u zgjodh Kryetarë i Organizatës të Pamvarur të Arsimtarëve Universitarë të Prishtinës për katër vite deri më vitin 1997 ku u rizgjodh ku nga ky post punoi për rihapjen e fakultetit të Mjekësisë së bashku me Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, punëtor i palodhshëm humanitar, pjesëmarës i protestave për liri dhe demokraci ku ne njeren prej tyre edhe lëndohet rëndë. Ordinanca e tijë shërbej edhe si institucion arsimore në kohën e mbylljes së Fakultetit të mjekësisë ku qindra studentë e dhanë pjesën praktike dhe teorike të provimit te Kirurgjisë Luftarake dhe te Përgjithëshme e Speciale Profesor i së cilës ishte në Fakultetin e Mjekesisë në Prishtinë.

Mirrej aktivishte me futboll dhe ishte një kohë trajner në Novi Pazare i ekipit të futbollit dhe poashtu me boks. Mirej me shkrime poezi e tregime në letërsi. Poashtu edhe me aktrim si aktorë amatorë në Novi Pazar.Poashtu mirej edhe me muzike kultivonte muzikën folklorike me Harmonikë.

La Librin e Kirurgjise Luftarake, Kirurgjisë së Përgjithëshme dhe Speciale rreth 1500 faqe, nuk u botua për shkak të problemeve subjektive dhe luftës se shpejti do te dal ne botim.

Autor i qindra punimeve shkencore në nivel kombëtare dhe ndërkombëtare. Anëtare i shumë shoqatave Kombetare e Ndërkombetare. I cituar në literatur nga autorë të ndryshëm të kohës, poashtu prezent në regjistrin e Shkencëtarëve të shtetit.

Ishte organizatorë i dërgimit të ekipeve kirurgjike dhe pjesëmarës aktivë në dhënien e ndihmës Mjekësore e Kirurgjike në Ordinancën e vet “POLIKLINIKA ZATRIQI” dhe në Zonën Operative të Drenicës në mars të viti 1998 ku ndër pacientët e tijë të shumtë ishte edhe Komandant Muje Krasniqit - Kapuqi të cilin e operoi të cilit para operacionit i dha edhe gjakun e vet për transfuzion, poashtu ishte edhe disa herë në Zonën Operative të Llapit për të kryer intervenime Kirurgjike të ushtarëve të UCK-së dhe civilëve.

Me çlirimin e Kosoves kur u krijuan kushtet për hapjen e fakultetit të mjekësisë dhe Klinikës së Kirurgjisë kreu detyren e Drejtorit të kirurgjisë pozite nga e cila u largu me dhunë e me pranga nga policia serbe me vitin 1989. U penzionua nga pune dhe fakulteti.

Njohës i gjuhëve të huaja në të cilat edhe publikoi punime shkencore rreth 200 sosh në Anglisht, Frangjishte, Serbisht, Rusisht. La si trashigimtarë dy vajza Deshiren specialiste e biokimisë Hajrijen Imunologe – Interno dhe Skenderin Kirurg abdominal.

Ali Zatriqi vdiq më 21 korrik 2009 në Prishtinë {{Portal|Sanxhaku Tregu i Ri {{Biografi-cung