Amitabh Bachchan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Amitabh Bachchan
U lind në(1942-10-11)11 tetor 1942
TitulliAmitabh Bachchan në vitin 2009 nga studio Harcourt
FëmijëShweta et Abhishek Bachchan

Amitabh Bachchan (në hindi अमिताभ बच्चन) është një aktor i kinemasë indiane, i lindur në Allahabad më 11 tetor 1942. Është njeri nga aktorët më emblematik të kinemasë së Bollywood-it gjatë fundit të shekullit XX-të Ai mori pjesë në më shumë se 200 filma.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Amitabh Bachchan u lind në Allahabad, në Indi. Babai i tij, Harivansh Rai Bachchan, ishte një poet i njohur ; i emëruar « Srivastava », u bë i njohur nën nofkën « Bachchan », nofkë të cilen e mori e gjithë familja pastaj. Nëna e tij, Teji Bachchan, ishte me origjinë nga Pendjabi.

Pas gjimnazit ne Allahabad, Amitabh Bachchan vazhdoi studimet dhe mori një diplomë arti dhe një diplomë në shkencë. Ai pastaj tentoi fatin e tij në teatër, u bë animator në një stacion të radios dhe zë një pjesë të hapësirës në një kompani të transportit në Kolkata. Kur kishte 26 vjet, është kthyer drejt kinemasë. Saat Hindustani, filmi në të cilin ai fillon, doli në vitin 1969. Katër vjet më vonë, Amitabh Bachchan luan rolin e një djali të ri të zemëruar në filmin Zanjeer. Merr të njejtin rol në vitin 1975 në filmin Deewaar, nën drejtimin e Yash Chopra. Ai ishte në kulmin e famës dhe mbeti për shumë vite. Gjatë kësaj kohe, ai mori nofkën « Angry Young Man » (burr i ri i zemëruar) për shkak të roleve të shumta që ai luan si rebel.

Amitabh Bachchan u martua me aktoren Jaya Bhaduri. Lindën dy fëmijë, një vajzë, Shweta dhe një djalë, Abhishek, që sikurse prindërit e tij, u bë aktor dhe u martua me aktoren Aishwarya Rai.

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shpërblime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Filmfare Awards
    • 2010 : Aktori me i mirë për Paa (2009)
    • 2006 : Aktori me i mirë për Black - Kritik dhe publik
    • 2002 : Aktori me i mirë për Aks (2001), i dhënë nga kritikët
    • 2001 : Aktori më i mirë në rol dytësor për Mohabbatein (2000)
    • 2000 : Superstar mijëvjeçar (shpërblim i veçantë)
    • 1992 : Aktori me i mirë për Hum (1991)
    • 1979 : Aktori me i mirë për Don (1978)
    • 1978 : Aktori me i mirë për Amar Akbar Anthony (1977)
    • 1974 : Aktori më i mirë në rol dytësor për Namak Haraam (1973)
    • 1972 : Aktori më i mirë në rol dytësor për Anand (1970)
  • IIFA Awards
    • 2006 : Aktori me i mirë për Black
  • Star Screen Awards
    • 2006 : Aktori me i mirë për Black

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]