Jump to content

Andrew Sega

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Andrew Sega
Informata themelore
Emri i lindjesAndrew Gregory Sega
Njohur edhe siNecros, Sorcen, The Alpha Conspiracy
Lindi (1975-05-20) 20 maj 1975 (49 vjeç)
PrejardhjaAustin, Texas, SHBA
ZhanretElectronica, electropop, electronic rock, IDM
ProfesioniKompozitor, muzikant, programer
InstrumentiSintisajzer, PC, kitarë
Vitet aktive1993 - prezent
LabeliDreamWorx Productions, Diffusion Records
UebfaqjaThe Alpha Conspiracy

Andrew Gregory Sega (i lindur më 20 maj 1975), gjithashtu i njohur me pseudonimin Necros, është muzikant amerikan më së shumti i njohur për pjesëmarrje në demoskenë dhe si kompozitor i video lojërave. Ai momentalisht është anëtar i bendit Iris, live anëtar i Stromkern, si dhe ka kompaninë e tij distributive të quajtur Diffusion Records.

Sega gjithashtu është themeluesi i projektit The Alpha Conspiracy.

Sega filloi të kompozonte muzikë MOD në vitin 1993 për demo grupin Psychic Monks. Në mesin e viteve 1990 ai kompozoi muzikë për shumë grupe, dhe bëri disqe muzikore, si Epidemic (1994) bashkë me tracker muzikantët tjerë si Purple Motion dhe Skaven.

Më vonë, Sega ndihmoi formimin e tracker grupit legjendarë Five Musicians, i cili përmbante figura të tjera të shquara, si Jeroen Tel, Basehead, dhe Hunz. Ai gjithashtu programoi dhe/apo kompozoi muzikë për disa produksione të demoskenave, si demot për NAID Eden (1995) dhe Babylon (1996).

Më vonë në karrierën e tij, Sega filloi të kompozonte muzikë për video lojëra, duke filluar me tituj më pak të njohur si In Pursuit of Greed, Iron Seed dhe Xixit, pastaj për serinë Crusader të kompanisë Origin Systems, ku punoi si inxhinier i software-it dhe si kompozitor. Sega themeloi kompaninë prodhuese të video lojërave Straylight Productions, e cila kontriboi me muzikë në lojërat Unreal dhe Unreal Tournament. Më vonë ai iu bashkangjit kompanisë Digital Anvil (tani pjesë e Microsoft Game Studios), dhe punoi si programer dhe kompozitor në lojën Freelancer. Në vitin 2006 ai themeloi kompaninë e tij private të video lojërave, Diffusion Games.

Në vitin 2001, Sega themeloi IDM-pop projektin The Alpha Conspiracy, dhe lansoi dy albume, Cipher (2001) and Aura (2004), si dhe një EP me Low Technicians, Forward Rewinding (2002). Ai gjithashtu themeloi kompaninë e pavarur distributive Diffusion Records, nëpërmes së cilës ai lansoi albumin e parë të The Alpha Conspiracy. Gradualisht, Diffusion Records u shndërrua në kompani të mirëfilltë muzikore, duke lansuar albume të artistëve si Iris, CTRL, Low Technicians, dhe Kilowatts and Vanek.

Sega u njoftua me Iris në vitin 2001. Ai filloi të punonte në disa këngë provë me Reagan Jones para se të bëhej anëtarë zyrtarë i bendit.

Ai është gjithashtu live anëtar i industrial hip hop bendit Stromkern.

Andrew Sega ka kompozuar muzikë për këto video lojëra:

Si The Alpha Conspiracy

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]