Kompjuteri personal

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Një ilustrim i kompjuterit personal

Kompjuteri personal (ang.: Personal Computer, lexo: Përsënëll Kompjutër ose shkurt PC) është një kompjuter, çmimi, madhësia etj. të të cilit e bëjnë atë të përdorshëm në mënyrë individuale, dhe i cili ka për qëllim të operohet në mënyrë direkte nga një përdorues, pa operatorë kompjuterësh intervenues.

Sot një PC mund të jetë një kompjuter desktop, laptop ose kompjuter tablet. Sistemet operative më të zakonshme janë Microsoft Windows, Mac OS dhe Linux, ndërsa mikroprocesorët më të zakonshëm janë CPU-të x86-compatible.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Një IBM 5150 prej vitit 1981

Aftësitë e PC-së kanë ndryshuar në masë të madhe prej prezantimit të kompjuterëve elektronikë. Në vitet 1970-te, njerëzit në institucione akedemike ose hulumtuese kishin mundësinë për përdorim-personal (vetëm nga një person) të sistemit kompjuterik në një mënyrë interaktive për kohë të zgjeruar, megjthëse këto sisteme do të kishin qenë shumë të shtrenjta për të qenë pronë e një personi të vetëm. Prezantimi i mikroprocesorit, një çip i vetëm me të gjithë qarkullimin që më parë okuponte kabinete të mëdha, çoi në përhapjen e kompjuterëve personalë rreth vitit 1975. Kompjuterët e hershëm personalë - në përgjithësi të quajtur mikrokompjuterë - shiteshin shpesh në formë të "Electronic kit" dhe në volume të limituara, dhe ishin në interes kryesisht të hobistëve dhe teknikëve. Programim minimal bëhej nga çelësat me levë, dhe informacioni u mundësua nga indikatorët e panelit kryesor. Përdorimi praktikal kërkonte mjete të jashtme si tastiera, terminale kompjuterike, disqeve, dhe printerëve. Më 1977, kumpjuterë të mbledhur dhe përgatitur në treg të gjërë lejuan një numër më të madh njerëzish të përdornin kompjuterë, duke u fokusuar më shumë në aplikacione softuerike dhe më pak në zhvillimin e harduerëve procesorik (procesorëve).


Shih dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]