Posta elektronike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Posta elektronime, (E-Mail nga anglishtja E - Electronic dhe Mail) ose posteli (E-posta) është një ndër shërbimet më të kërkuara që ofron interneti. Me ndihmën e kësaj poste bëhet shpërndarja e letrave elektronike (me të dhëna të shkruara në të) nga dërguesi tek pranuesi. Karakteristikë e këtyre letrave është adresa e cila në vete përmban simbolin @.

Me përhapjen e këtij shërbimi në internet gjithnjë e më tepër njerëzit e sidomos ekonomistët e përdorin këtë form të këmbimit të letrave në vend të formave klasike si postës, telefaksin etj. Shkaqet për këtë janë më së të njohura si p.sh:

  • posta elektronike dërgon letrën brenda disa minutash, pa marr parasysh distancën.
  • dërgimi i letrave me post elektronike kushton shumë pak, në krahasim me posten klasike.
  • përparësia ndaj telefonit është dëshmia e marrëveshjes (edhe pse me ligj nuk janë të gjitha gjërat të kthjelluara)
  • standardi MIME, i lejon dërguesit të letrës elektronike ti bashkëngjitë edhe dokumente tjera.
  • gjatë këmbimit të letrës nuk është e nevojshme që dërguesi dhe pranuesi të jenë të kyçur në të njëjtën kohë në rrjetë.

Për dërgimin e letrave nevojitet që si dërguesi po ashtu edhe pranuesi të kenë një adresë në internet që në terminologjinë e internetit quhet E-Mail adresa. Adresat E-Mail hapen nga një qendër shërbimi në internet (Provider) për paraqitësit e kërkesës. Paraqitësi i kërkesës zgjedhë emrin (kombinim shkronjash e numrash) e adresës i cili nuk ka fusha të zbrazëta në mes të simboleve. Pas emrit pason pjesa që shkruhet nga qendra e shërbimit, simboli tek @ (ne anglishte at) qendra e shërbimit (Proveider) pastaj vije një pikë ndarëse dhe futet domeni i nivelit të lartë (Top-Level-Domen) për të njoftuar lexuesin për qendrën dhe karakterin komercial apo ndonjë tjetër.

Sistemi E-Mail nuk është i sigurt sa i përket vëzhgimit të përmbajtjes së letrës. Gjatë rrugës që kalon letra, ajo mund të lexohet dhe përmbajtja e saj edhe të ndryshohet. Për këtë nuk përdoret për letrat me përmbajte interesante për "shikuesin" e tretë. Në këtë drejtim është duke u menduar dhe punuar për të gjetur forma me anën e të cilave ky sistem do të mbrohej nga "shikuesit" e pa ftuar. Një ndër këto përpjekje është edhe kodimi PGP (Pretty Good Privacy), përpjekje që kodimi dhe dekodimi i përmbajtjes së letrës, të jetë i mundshëm vetëm nga dërguesi dhe pranuesi i letrës. Parakusht për një gjë të tillë është posedimi i një programi të njëjtë për kodim/dekodim të letrës për të dy palët.

Mundësit që lë kjo formë e këmbimit të letrave, janë shumë interesante për institucionet shtetërore, mirëpo ato ende nuk janë të përgatitura që letrat elektronike të i pranon si formë zyrtare e këmbimit të letrave.

Ky interes i ka shty administratat e disa vende perëndimore që të ndërmarri hapat për krijimin e bazes se ligjeve mbi këmbimin e letrave elektronike.

Posta elektronike nënkupton çfarëdo mesazhi në formë teksti, zërit, tingullit ose imazhi, të dërguar me anë të rrjetit të komunikimit elektronik publik që si i tillë mund të ruhet në rrjet ose në pajisjen e fundme të marrësit deri në momentin kur merret nga pranuesi -marrësi.[1]

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ LIGJI PËR SHËRBIMET E SHOQËRISË INFORMATIKE Në amëzën assembly-kosova.org