Anemia

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko

Anemi e përkthyer në shqip, do të thotë pagjakshmëri. Klinikisht, diagnoza e anemisë vendoset kur ka ulje të nivelit të hemoglobinës.


[redaktoni] Klasifikimi

Nga ana patofiziologjike, anemia mund të shkaktohet ose nga prodhimi i ngadalshëm (i pamjaftueshëm), ose nga shkatërrimi i shpejtë (i parakohshëm) i rruazave të kuqe (eritrociteve). Në varësi të madhësisë të eritrociteve (rruazave të kuqe), anemia klasifikohet në:

  1. a. Anemi mikrocitike.
  2. b. Anemi makrocitike.
  3. c. Anemi normocitike.

[redaktoni] Analizat laboratorike

  1. Kur dyshohet se pacienti ka anemi, bëhet hemograma (angl: CBC, complete blood count) për të matur nivelin e hemoglobinës, hematokritit, indeksin i retikulociteve, dhe parametrat e tjerë që shfaqen normalisht në hemogramë.
  2. Pamja mikroskopike e gjakut shpesh ndihmon shumë në vendosjen e diagnozës.
  3. Sipas nevojës, matet niveli i hekurit, niveli i transferinës, dhe niveli i ferritinës.
  4. Sipas nevojës, bëhet edhe matja e vitaminës B12, acidit folik, acidit metilmalonik, dhe homocisteinës.
  5. Për vendosjen e diagnozës mund të jetë e nevojshme biopsia e palcës të kockave.


[redaktoni] Trajtimi

  1. Varet nga diagnoza.
  2. Transfuzioni është i nevojshëm kur anemia është akute, hemoglobina bie nën 8, ose kur pacienti ka simptoma të patolerueshme. Transfuzioni mund të mos jetë i nevojshëm edhe kur niveli i hemoglobinës është shumë i ulët, nëse ulja e hemoglobinës në atë nivel ka qenë kronike.